Vendi merr kryesimin e OSBE, buxheti i 2020 'gjunjëzon' Ministrinë e Jashtme (VIDEO)

TIRANE- Reduktohet buxheti për Ministrinë e Jashtme. Në buxhetin e miratuar për vitin 2020, Ministrisë së Punëve të Jashtme i ishte akorduar 3.6 miliardë lekë, ndërsa me rishikimin që i është bërë së fundmi është vendosur ti jepet 220 milionë lekë më pak, duke e çuar në 3.4 miliardë lekë.

Ndërkohë, kjo ministri këtë vit do të përballet me një sfidë të rëndësishme diplomatike, siç është drejtimi i karriges së OSBE, për të cilin duhet një fond i posaçëm që deri më tani ka rezultuar i pamjaftueshëm, ndërkohë sfida pritet të jetë edhe më e madhe duke qenë se kjo Ministri do të përfitojë 220 milion lekë më pak.

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj, më herët ka deklaruar se për drejtimin e OSBE janë afërsisht 4 milion dollarë shtesë ekskluzivisht të dedikuar për shqiptarët e OSBE.

Por drejtuesja e Komisionit të Politikës së Jashtme Mimi Kodheli, e paralajmëroi Gent Cakajn se kjo shumë është më pak se gjysma e asaj që do ketë nevojë Shqipëria për organizimin e aktiviteteve dhe jo vetëm, gjatë drejtimit të OSBE. Sipas saj, shuma që do duhet është 10 milion

Shqipërisë do i duhet të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit si drejtuese e OSBE, me një buxhet të reduktuar  dhe me kriza të mëdha politike mbi supe.

Një muaj më parë, Komisoni i Integrimit Europian diskutoi lidhur me fondin që duhej për të përballuar këtë vit. Zv ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj deklaroi se buxheti i vënë në dispozicion i përmbush objektivat e tyre.

Deputetja e Partisë Socialiste Senida Mesi kërkoi informacion nëse në buxhet është parashikuar fondi prej 10 milionë eurosh për aktivitetet e marrjes së presidencës së OSBE, ndërsa Xhafaj u shpreh se e kanë gati një kërkesë. Por duket se kjo kërkesë tashmë nuk është përmbushur, duke pasur parasysh fondin e përcaktuar për vitin 2020.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i përgjigjet Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta

Izraeli i përgjigjet Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta