Vendi në dorë të Erjon Braçes, 'arratisen' tre krerët e shtetit dhe Basha

Vendi në dorë të Erjon Braçes, 'arratisen' tre krerët e shtetit dhe Basha

Këtë të hënë, vendi është në dorë të zëvendës kryeministrit Erjon Braçe. Ai është autoriteti më i lartë vendimmarrës nëse shteti përballet me ndonjë emergjencë kombëtare, i cenohet siguria apo ndodh ndonjë ngjarje e rëndësisë specifike.

Tre krerët e tjerë më të lartë të shtetit, që sipas Kushtetutës janë Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri nuk ndodhen në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Itali, ku është i ftuar në kolegjin e mbrojtjes së NATO-s në Romë, me rastin e 10 vjetorit te futjes së Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike.

Në Itali është edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka njoftuar se do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore ku do të takohet me homologun italian dhe shtetarë të tjerë në kuadër të lobimit për procesin integrues të vendit.

Sipas të dhënave jo zyrtare, edhe kreu i qeverisë, Edi Rama nuk është në Shqipëri. Ai ndodhet në një vizitë qeveritare në Katar.

E sikur të mos mjaftonin mungesat qeveritare, dy ditë pas protestës kombëtare opozitare, me një numër të lartë protestuesish të ndaluar dhe arrestuar, vendin e ka lënë dhe kreu i opozitës.

Lulzim Basha do të jetë në Lubjanë të Sllovenisë, pjesë e një takimi mbi fuqizimin e demokracisë në vendet e Ballkanit.

Më herët protokolli e ndalonte daljen jashtë vendit njëkohësisht të Presidentit, kreu të Kuvendit dhe Kryeministrit, me qëllim që një shtetar i lartë të ishte në atdhe për menaxhimin e çdo situate emergjente, por kjo normë nuk zbatohet më prej kohësh.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shoku: 15/04/2019 15:53

    Nje qen i mire si Brace i duhet jo vetem te lehi ham ham ne parlament po dhe te ruaj shtepine kur i zoti iken.

    Përgjigju
  • USA: 15/04/2019 15:02

    Para me thase vidhen e shpenzohen por si gjithmone per te miren e popullit.Pas Ruçit shkoi kryeministri ne katar te haje Cfare la Ruçi ne nevojtore.Banda qe ta shpifin.Turp.

    Përgjigju
  • redu: 15/04/2019 14:35

    Erjon Brace eshte me i miri kryemenister ne kete rast ,dhe nuk eshte cudi qe ky socialist me taban, te jete neser kryeminister i vendit .Mbare baza socialiste perkrah figuren e Erjon Braces ne krye te qeverise ne nenyre absolute

    Përgjigju
  • Arberi: 15/04/2019 13:23

    Vendi eshte me i mire dhe me i sigurt ne doren e Erion Braces. Ai eshte i vetmi socialist qe ka qeveria dhe parlamenti sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet