Vendim i papritur i Nikoll Lesit në 30-vjetorin e 'Koha Jonë' : Nuk dua të shikoj Nanon dhe Berishën në gazetë

Nikoll Lesi

Botuesi i gazetës Koha Jonë Nikoll Lesi u ka komunikuar gazetarëve një vendim të pazakontë lidhur me politikën editoriale të gazetës.

Në një sms drejtuar redaktorëve të gazetës Lesi ka shpallur “a non grata” Sali Berishën dhe Fatos Nanon në gazetë, duke ju kërkuar redaktorëve të mos botojnë asgjë që lidhet me këta dy persona.

Në sms drejtuar redaktorëve që e zotëron gazeta Tema thuhet: “Vendimi I Bordit të Koha Jonë: Asnjë shkrim nuklejohet të botohet nga Sali Berisha dhe Fatos Nano në gazetë apo web te Koha Jonë. Pra ata të dy shpallen “a non grata” në Koha Jonë. I pari e dogji, kurse I dyti e çoi drejt falemintimit median tone. Mezi kemi rezistuar 30 vite vetëm prej sulmeve dhe pabesive të të dyve. Kush thyen vendimin largohet nga puna” .

SMS e pazakont e botuesit të gazetës I ka gjetur në befasi redaktorët dhe kanë krijuar përshtjellim.

Gazetaret e Temes kontaktuan per vertetsinë e kesaj  sms derguar gazetareve vet zotin Lesi por ai u përgjigj shkurt: Nuk keni pse botoni sms e mija drejtuar stafit te gazetareve.

Revolta e botuesit Nikoll Lesi ndaj Nanos dhe Berishës edhe pse duket paksa e çuditshme, refetn raportet e tij të vështira me dy politikanët kryesorë të tranzicionit në Shqipëri./  Gazeta "Tema" 

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    BE heq kufizimet dhe pak raste ditore, a mendoni se mbaroi pandemia në Shqipëri?

Komento

Komente

  • O tej: 12/05/2021 16:43

    Nikoll Leshi burri me shkerdhate.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Frrok Çupi në Repolitix: Berisha 'tirani' i fundit në Ballkan, pas Millosheviç dhe Izetbekoviç, prandaj është e vëmendshme Amerika