Vendim i rëndësishëm i qeverisë gjermane për emigrantët ‘pa letra’

Vendim i rëndësishëm i qeverisë gjermane për emigrantët ‘pa letra’

Vendim i rëndësishëm i qeverisë gjermane për emigrantët ‘pa letra’,  favorizohen azilkërkuesit! Do u jepet leje qëndrimi  njëvjeçare

Qeveria gjermane miratoi një projektligj të ri për emigracionin, duke favorizuar azilkërkuesit e refuzuar, të cilët më 1 janar kanë mbushur së paku 5 vite në Gjermani.

Nëse miratohet nga Bundestagu, sipas projektligjit aktual, atyre do t'u jepet një leje qëndrimi njëvjeçare.

Gjatë atij viti do të kenë të drejtë të mësojnë gjuhën, të gjejnë një vend pune dhe të sigurojnë dëshminë e identitetit.

Nëse ia dalin, atëherë fitojnë të drejtën e përhershme të qëndrimit. Kushti është që të pranojnë rendin e vlerave kushtetuese të Gjermanisë, tha ministrja e brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser pas miratimit të ligjit.

Projektligji i ri për migracionin u miratua të mërkurën, 6.7. nga kabineti gjerman. Ministrja Federale e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser (SPD), tha se synimi i kësaj pakete të pare të migracionit është formësimi i politikave të migracionit. Ai synon t'i japë fund praktikës së deritanishme të zakonshme të "duldung”-eve të njëpasnjëshme (Kettenduldung).

Një shans i ri për ish-azilkërkuesit

Ligji kap ata azilkërkues të refuzuar, pra, me Duldung, që në daten 1 janar 2022 kanë qenë prej së paku pesë vjetësh në Gjermani. Nëse miratohet nga Bundestagu, sipas projektligjit aktual, atyre do t'u jepet një leje qëndrimi njëvjeçare, të rinjve deri trevjeçare. Gjatë këtij viti do të kënë të drejtë të mësojnë gjuhën, të gjejnë një vend pune dhe të sigurojnë dëshminë e identitetit. Në se ia dalin, atëherë fitojnë të drejtën e përhershme të qëndrimit. Kushti është që të pranojnë rendin e vlerave kushtetuese të Gjermanisë, tha ministrja e brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, SPD, në një konferencë shtypi të mërkurën, 6. 7. 2022 në Berlin.

Duldung është një dokument që i jepet azilkërkuesve të refuzuar në mënyrë që ata të largohen vullnetarisht nga Gjermania.

Akses në kurse gjuhe

Por edhe ata që ende nuk përfitojnë lejen njëvjeçare të qendrimit do të kenë mundësi të hyjnë në kurse gjuhe dhe kurse integrimi.

"Për ne është gjithnjë me rëndësi ndërmjetësimi i vlerave dhe gjuhës sonë edhe tek ata që janë përkohësisht në Gjermani”, tha ministrja gjermane Fäser.

Deri tani në shumë lande aksesi i të huajve në kurset e integrimit varet nga perspektiva e qëndrimit të tyre.

Projektiligji gjithashtu parashikon lehtësime për punëtorët e kualifikuar dhe antarët e familjeve të tyre.

„Ne duhet të fitojmë fuqinë punëtore që na duhet në shumë sektorë. Prandaj edhe personave të kualifikuar do t'i lejojmë t'i sjellin familjet e tyre në Gjermani pa pasur nevojë për dëshmi të kursit të gjuhës", tha Fäser.

Dëbim konsekuent i të dënuarve

Nga ana tjetër ligji parasheh zbatim më konsekuent të dëbimeve nga Gjermania për të dënuarit për vepra penale dhe personat që kanë deklaruar një identitet të rremë.

"Të dënuarve penalisht do t'u hiqet më lehtë e drejta e lejes së qëndrimit. Proceduarat administrative do të thjeshtohen", tha Fäser.

Sipas saj, do të bëhet më e lehtë që ata të dërgohen në arrest dëbimi për të penguar kështu që të hyjnë në ilegalitet para se të dëbohen.

Miratimi pritet në vjeshtë

Projektligji i ri duhet të miratohet nga Bundestagu, çfarë pritet të ndodhë nga vjeshta.

Grupet paralmentare të koaliconit qeveritar e kanë mirëpritur paketën e re. Zëdhënësi i grupit parlamentar të SPD për çështje të brendshme, Sebastian Hartmann, shpjegoi se kjo do të vendoste rrugën për një "fillim të ri në politikën e migracionit".

"Është e pakuptueshme të kthejmë në vendin e tyre njerëz të mirëintegruar dhe më pas të rekrutojmë nga jashtë me mundim punëtorët që na nevojiten", tha Hartmann.

Kryetari ekzekutiv i grupit parlamentar të FDP, Stephan Thomea, foli për "fillimin e një paradigme tjetër në politikën e migracionit".

Opozita në të kundërt e refuzoi menjëherë projektligjin. Andrea Lindholz nga grupi më i madh parlamentar CDU/CSU, në një deklaratë për mediat akuzoi koalicionin mes socialdemokratëve, ekologjistëve dhe liberalëve se po e rriste joshjen për imigrim ilegal në Gjermani.

"Projektligji shpërblen sidomos të huajt që duhet të largohen, por që nuk mund të largohen, sepse kanë refuzuar të sqarojnë identitetin e tyre dhe që edhe pas shumë vitesh nuk janë integruar në tregun e punës"

CDU/CSU kritikon edhe faktin që ligji do të lejojë tani këdo të marrë pjesë në kurse integrimi.

"Një kërkesë azili e refuzuar do të vendosë akoma më pak, nëse dikush do të jetojë në mënyrë të përhershme në Gjermani. Koalicioni e po e kthen procedurën e azilit në një farsë", u ankua Lindholz.

Nënkryetarja e grupit parlamentar, CDU/CSU, kritikoi edhe faktin se kështu do të vijnë gjithnjë e më shumë të huaj për të përfituar nga sistemet sociale në Gjermani.

"Ky projetklij është i dëmshëm për vendin tonë dhe nuk zgjidh as problemin e mungesës së punëtorëve të kualifikuar. Për këtë na nevojitet një rekrutim i posaçëm dhe jo një ngatërresë e mërgimit për shkaqe azili dhe mërgimit për punë", u shpreh Lindholz përmes një kumtese për media.

A përfitojnë shqiptarët nga ky ligj?

Më 31 dhjetor 2021, në Gjermani jetonin afro  242 000 të huaj me Duldung, mbi 136 600 prej tyre për më shumë se pesë vjet. Kjo del në pah nga një përgjigje e qeverisë gjermane e marsit të këtij viti dhënë grupit parlamentar "Die Linke" në Bundestag.

Nga ky domkument del në pah se në Gjermanin ishin regjistruar mbi 5 500 persona me Duldung me prejardhje nga Kosova. Por nuk mund të thuhet ende se sa syresh do të përfitojnë nga ky projektligj./DW

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un