Vendimet e gabuara të klubit, KF Tirana i shton borxhet vetes me trajnerin! Disiplina i jep 30 ditë afat
Orges Shehi dhe presidenti i Tiranës, Refik Halili
Klubi i Futbollit Tirana këtë sezon është për t'u analizuar, kjo për shkak të vendimeve të gabuara që po rrezikojnë edhe vendin e katërt që të çon në "Final 4", zonën e garës për titullin kampion në Superligë.
Këtë të premte Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i ka "tërhequr veshin" bardhebluve për shkak të detyrimeve të prapambetura ndaj ish-trajnerit Orges Shehi.
5 tetorin e 2023 KF Tirana vendosi të shkarkonte durrsakun, me klubin që i mëshonte idesë së "pezullimit", për ta penguar të firmoste me ekipe të tjera. Pas disa javësh betejë ligjore në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, Shehi firmosi fillimin e këtij viti me Partizanin, duke marrë të drejtën e pagave për pjesën e kontratës që kishte me Tiranën.
Sot Disiplina i dha afat 30 ditor Tiranës për të shlyer borxhet kundër Shehit dhe në rast të një mosreagimi mund të shkohet pse jo edhe në heqje pikësh. Përtej merkatos së bllokuar, te Tirana i kanë shtuar telashet vetes.
Klubi nuk mund të afrojë lojtarë pa shlyer tre emrat që kanë fituar të drejtën për pagat e prapambetura, ndërsa FIFA ka bllokuar merkaton. Në afatin kalimtar të janarit 2024 Tirana nuk mundi të afronte asnjë emër, duke kthyer nga huazimi vetëm sulmuesin Diar Nikqi.
Shitja e Dokës dhe Hasanit bëri që stafi teknik të mos kishte alternativa, me Tiranën që duket se nuk i ka bërë llogaritë si duhet këtë sezon.
Merkato e bllokuar, borxhe të pashlyera, dy trajnerë të ndërruar dhe pa organikë në ekip, i kanë shtuar barrën Erbim Fagut që pranoi të drejtonte ekipin në këtë situatë të vështirë.
Me Tiranën e zyrave që duhet të lëvizë, edhe ajo e fushës duhet të bëjë të njëjtën gjë nëse nuk do të jetë jashtë "Final 4" për një sezon të dështuar. Për mos harruar edhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, humbur 2-0 ndaj Kukësit.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?
-
PO
60%
-
JO
32.8%
-
NUK E DI
7.2%
Vota total: 2066
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Turistët e huaj mbushin sheshin ‘Skënderbej’ teksa Rithemelimi proteston
30 Prill, 22:18
-
Mero Baze: Beteja që po rikthen Erion Veliajn në politikë
30 Prill, 20:10
-
Mbyllet mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohen dhënia e titullit 'Qytetar Nderi' për Ali Ahmetin dhe emërtimet e rrugëve për Remzi Hoxhën dhe Tomor Malasin
30 Prill, 18:42
-
Veliaj: Inkurajoj Dumanin të ecë përpara! Protesta për halle personale, nuk largohem! Kush është burrë të zbresë nga ballkoni e paralelet e të shkojë para SPAK
30 Prill, 17:42
-
Vrasja e Aureljo Dervishit në Tiranë, Gjykata e Apelit lë në burg 4 të arrestuarit
30 Prill, 13:03
-
Sekuestrohet vila e 2 garazhe me vlerë 500 mijë euro polakes në Tiranë, gruaja e gjermanit që do ekstradohet në Korenë e Jugut! Me skemë piramidale fituan 28 mln euro
30 Prill, 11:16
-
VIDEO/ Tifozët e Partizanit sulmojnë ata të Tiranës në rrugë, çfarë s'u pa pas derbit të kryeqytetit
30 Prill, 11:05
-
Tre orë protestë para bashkisë së Tiranës/ Rithemelimi nxit protestuesit të hedhin molotov e përplasen me policinë! Zbrapsen me spraj e gaz (VIDEO + FOTO)
30 Prill, 11:02
-
Kavajë, kryeheshin punime pa leje, në pranga 3 punëtorët dhe pronari i banesës
30 Prill, 10:58
-
Tiranë/ Hiqej si efektiv dhe u merrte para ‘eskortave’, 27-vjeçari pjesë e një rrjeti prostitucioni! 10 llogari me emra vajzash në Instagram (EMRI)
30 Prill, 10:34
-
Tiranë, sherr me armë të ftohta, vihet në pranga një person! 34-vjeçari përfundon në spital
30 Prill, 10:34
-
Tiranë/ Hodhën molotov para bashkisë, Gjykata cakton masën 'Detyrim paraqitje' për 2 protestuesit (EMRAT)
30 Prill, 10:07