Vendimet e Qeverisë/ Kompensimi i pronave, Manja: Do t’i kthehen ish-pronarëve që u janë konfiskuar, ose marrin kompensim

Qeveria ka marrë vendimin për t’i kthyer pronat pa kufizim të gjithë ish-pronarëve që i ishin konfiskuar nga shteti. Vendimin e bëri me dije Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë një komunikimi për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Manja sqaroi se në rastet kur prona është zënë me ndërtime informale apo që do të përdoren për interes publik, pronarët do të shpërblehen financiarisht. Ndërkohë, nëse prona është e lirë, Manja tha se do t’iu kthehet ish-pronarëve.

“Me këto 2 vendime sot, ne kompletojmë të gjithë paketën e akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji dhe tashmë, procesi i njohjes të drejtës së pronës dhe të shpërblimit financiar për ata që do të kompensohen, nuk ka asnjë pengesë ligjore. Me këto 2 vendime, çdo ish-pronar që ka një kërkesë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, ose do të bëjë kërkesë për njohjen e të drejtës së pronës dhe që prona është e lirë, i kthehet fizikisht siç e kanë pasur në momentin që i është konfiskuar nga shteti. Prona e lirë e ish-pronarëve kthehet pa kufizim. Për ata ish-pronarë, prona e të cilëve është zënë me ndërtime informale apo që do të përdoren për interes publik, do të ketë një masë të shpërblimit financiar.”.

Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe vendimin për ndryshimet e kritereve për certifikimin e subjekteve agroturistike që gjenerojnë 80 milionë të ardhura në vit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Krifca: Miratohet vendimi për ndryshimin e kritereve për certifikimin e subjekteve agroturistike

 

Agroturizmi ka transformuar ofertën turistike të Shqipërise që është shtrirë tashmë edhe në zonat rurale nga veriu ne jug të vendit, duke impaktuar rritje të ekonomisë, punësim dhe më shumë të ardhura për familjet e këtyre zonave.

Këshu u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në prononcimin për mediat pas mbledhjes së Qeverisë ku deklaroi se “Sot kemi miratuar disa ndryshime shumë të rëndësishme për njësitë e agroturizmit. “

Krifca tha se së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit kemi bërë lehtësimet e duhura në kriteret e domosdoshme për tu certifikuar e patjetër për të përfituar nga paketa e favorshme fiskale me 6% tvsh, 5% tatim fitimi dhe 0 taksë infrastrukture.

Ministrja vuri ne dukje se ndryshimet e sotme vijnë në përgjigje të kërkesës së biznesit, ku Ministria sic tha ajo ka ecur së bashku me shoqatën e agroturizmit në cdo hap si  partnere proaktive në realitetin e ri dhe shumë të suksesshëm që ky sektor po përjeton”.

Krifca theksoi se me këto ndryshime i përgjigjemi kërkesave të më shumë se 300 operatorëve në të gjithë vendin si edhe zhvillojmë akoma më shumë një sektor i cili ka një shifër të ardhurash prej më shumë se 80 milion dollarë vetëm për vitin 2022.

Gjithashtu vuri në dukje ministria, me ndryshimet që miratuam sot zgjerojmë fashën e aktiviteteve tregtare që do të ushtrojnë veprimtarinë e agroturizmit, si për madhësinë e biznesit ashtu dhe llojin e veprimtarive agorturistike.

“Kështu përfshijmë në njësitë agroturistike ato ferma të cilat kanë si aktivitete: Përpunimin e produkteve bujqësore dhe të paktën 1 ha tokë të mbjellë me kultura bujqësore.; Përpunimin e produkteve blegtorale dhe të mbarështojnë të paktën 10 krerë gjedhë ose 100 krerë dele ose dhi ose 200 krerë shpendë; Akuakulturën për subjekte që kanë në pronësi ose përdorim - sipërfaqe ujore jo më të vogël se 3000 m2, që përdoret si për kultivimin e peshkut ashtu edhe të midhjes; Bletërritjen dhe prodhimin e mjaltit me të paktën 50 zgjoje bletësh dhe parkun e bletëve ose bletishtën”, tha Krifca.

Ministrja informoi se, për ta bërë më të lehtë certifikimin dhe për pasojë lehtësitë fiskale që vijnë bashkë me të kemi ulur numrin e shtretërve minimalisht të nevojshëm në 6 dhe numrin e vendeve në restorant në 10 vende.

“Kemi shkuar dhe më tej duke lehtësuar kushtet edhe për certifikimin e bujtinave apo njësive relativisht të vogla por që përmbajnë vetë identitein tonë rural. Me vendimin e ri të këshillit të ministrave, me certificate agroturizmi do të mund të pajisen edhe fermat me 1 ha tokë, fermat blegtorale me 5 krerë gjedh, 50 krerë të imta dhe 100 shpendë apo ferma bletësh me 30 koshere”, tha ministrja.

“Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve është të mbështesim të rinjtë pikërisht në zonat rurale për ta kthyer jetesën e tyre atje në sipërmarrje e cila sjell të ardhura dhe njëkohësisht prezanton bukurinë dhe pasurinë kulinare, kulturore dhe historike të vendit tone”, deklaroi ministrja.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/05/2023 01:51

    Lajm i mire,po si do te veprohet per rastet kur shteti ua ka dhene ish-kooperativisteve si dhe rastet kur keto toka u jane dhene me ate ligjin famekeq 7050 a cfare ishte, dhe si do te veprohet me rastet kur pronaret e rinj nuk pranojne t'a dorezojne token te i zoti i vertete?Dhe t'a zeme se pas ketij lajmi,personi qe ka marre tokat e mija,qe deri tani i kishte toke bujqesore vendos mbas ketij lajmi te ndertoje nje kasolle thjesht per t'u konsideruar si /e zene/ dhe keshtu e detyron shtetin qe t'ja lere atij dhe mua te me kompensoje?A nuk duhet qe shteti te na siguroje qe keto /numera/ te minutes se fundit nga tokezenesit te quhen te pavlefshme dhe toka te na rikthehet sic ishte me te drejte?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS