Negociatat/ Oketa: Macron bën politikë, por fajin e ka Rama, do të ketë protesta! Ish-kreu i Legalitetit: Franca mbështeti Shqipërinë

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian nuk arritën të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas kundërshtisë së Francës. Për të diskutuar për këtë cështje të ftuar në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv ishin; ish-ambasadori shqiptar në Paris Ylljet Aliçka, Gazment Oketa ish-zv/ kryeministër, Marko Bello ish-ministër i Integrimit dhe Erisa Xhixho ish zv/ ministre e Integrimit.

Për Oketën ka vetëm një fajtor dhe ai është Edi Rama. I pyetur nëse do të ketë protesta, Oketa u shpreh se "Sigurisht që do të ketë", por nuk ka detaje të reja nga strategjia e PD-së. Në të njëjtën linjë me të për negociatat ishte dhe Xhixho e LSI-së, ndërsa kritik ndaj kryeministrit ishte edhe ish-ministri socialist Bello.

Por ish-kryetari i Partisë së Lëvizjes së Legalitetit, Sulejman Gjana në një lidhje nga Brukseli për emisionin 'Pa Protokoll' tha se Franca i bëri nderë Edi Ramës, që nuk e ndau Shqipërinë nga Maqedonia për vendimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:43
Ish-kreu i Legalitetit: Rama sot duhet të jetë i lumtur! Franca e mbështeti

Ish-kryetari i Partisë së Lëvizjes së Legalitetit, Sulejman Gjana në një lidhje nga Brukseli për emisionin 'Pa Protokoll' tha se Franca i bëri nderë Edi Ramës, që nuk e ndau Shqipërinë nga Maqedonia për vendimin, pasi sipas tij për Shkupin nuk kishte kritika të forta.

"Personi më i lumtur sot duhet të jetë Rama, pasi Franca e mbështeti. Brenda BE-së nuk ka ekzistuar unanimitet për zgjerimin. Franca arriti që të bashkojë qëndrimin e BE-së lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë, pasi për këtë të fundit sot do të ishin hapur negociatat. E konsideroj qëndrimin francez si mbështetje ndaj kryeministrit shqiptar pavarësisht arsyeve të brendshme që mund të ketë Franca apo reformimit të BE-së. Për Maqedoninë asnjë shtet nuk kishte rezerva. Franca i dha një ndihmë, mbështetje direkte apo indirekte kryeministrit shqiptar" tha ai.

Ora 21:38
Ish-ministri socialist: S'po kapet asnjë peshkaqen, po presim SPAK-un

Ish-ministri socialist Marko Bello thotë se ne e duam Europën vetëm kur na intereson. "Shqiptarët e dinë kush është fajtori. Edhe shumica edhe opozita nuk realizuan dialogun politik, jemi shumë larg. Duhet t'i jemi mirënjohës Europës edhe kaq sa na duron.  Ne e duam Europën vetëm kur na intereson ne. Nuk kapet asnjë peshkaqen këtu, presim ta bëjë Amerika me SPAK-un. Qeveria ka përgjegjësinë kryesore. Franca ka edhe problemet e veta të brendshme" tha ai.

Ora 21:35
Negociatat/ Gazment Oketa: Ja pse është dështim i dyfishtë për Ramën

Për Gazment Oketën fajtori kryesor për mos hapjen e negociatave është Edi Rama, që sipas tij duhet që të mbajë përgjegjësi. "Deklarimet e Macron duhen marrë si politike, por jo të kërkohet faji te ata. Përgjegjësia kryesore duhet kërkuar brenda Shqipërisë dhe aktori kryesor apo përgjegjësi kryesor është një dhe i vetëm kryeministri i Shqipërisë, që është edhe ministër i Jashtëm, që është dështim i dyfishtë. Në konferencë nuk e dëgjova të thoshte ndonjë fjalë zv/ ministri i Jashtëm. Një vend që aspiron në BE nuk gjykoj se kryeministri mund të dalë dhe të thotë nesër dielli do të lindë prapë është njëlloj sikur të thotë ngrohuni në diell, unë prisja që të dilte të merrte ca përgjegjësi" tha ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O hajdar u konfirmua: 19/10/2019 17:07

    Hajdarri nuk mer vesh se është komplet pallavesh me 2 klas shkoll hajdari kapsoll.

    Përgjigju
  • Besnik fytyr PIÇI Çafaj: 19/10/2019 17:06

    O marko pello o karandash që hyre i holl e dole i trash . Po kur ishe ti në politik Shqipria lulëzonte nga të 4 krahët o marko komplet pallosh kok bosh. Kto lloi njerzish jan të skaduar komplet të eksituar për një llokëm qyl o marko DYRDYL.

    Përgjigju
  • qefulli: 18/10/2019 21:59

    O oqet u ngjalle prap? Do besh edhe ti politik? te provuam dhe te pame si minister mbrojtje.... po ikini o malukater... boll na plaset shpirtin Uuuuuu... Bellua na qenka zemeruar!!!! O Bello i ke ndare mire pallatet me argiten???

    Përgjigju
    • Tani: 18/10/2019 22:26

      Ska ndarë 1 ka e ka personal të jesh i sigurte per kete gje

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme