Vendimi i Thaçit për të mandatuar Hotin, analisti Gjinovci:1 qershori do ta gjejë Kosovën në protesta

Analisti nga Kosova, Rron Gjinovci në një lidhje me skype në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" është shprehur se 1 qershori do ta gjejë Kosovën në protesta, pasi më 29 maj do të merret vendimi nga Gjykata Kushtetuese për mandatin e Thaçit, për të vënë kryeministër Avdullah Hotin.

Ai tha se protestat priten të jenë masive dhe se duke bllokuar të gjitha rrugët kryesore do të kërkohet dorëheqja e qeverisë së re.

"Nuk ka mundësi që gjykata ta aprovojë, do protestojmë, do të bëjmë protesta të reja, kam frikë që me 1 qershor do të na gjejë në protesta, më 29 maj pritet një vendim. Në Kosovë protestat në 99% të rasteve kanë qenë paqësore, bllokim të rrugëve institucioneve, por reagimi i policisë është me gurë. Se di si do të jenë tani, varet nga skenari i policisë, kur do të jenë masive s'ka arsye që të jenë të dhunshme. Qëndrimi për disa ditë e sjell efektin e dorëheqjes. të bllokohen të gjitha rrugët kryesore të kërkohet dorëheqja e qeverisë së re e aq më pak personin e 12-të", u shpreh ai.

Kujtojmë se njoftimi për dekretimin e Hotit erdhi pasi presidenti Thaçi më 22 prill, konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, 2019, nuk e kishte shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, andaj këtë të drejtë ia kaloi LDK-së, si partia e dytë më së shumti vota në zgjedhjet e fundit. Sipas analistit nga Kosova, shumica e gjykatësve janë persona anonim, të panjohur, që janë votuar në qeveri të kaluar që janë kundër kësaj qeverie që është.

"Shumica kanë qenë ambasadorë ose me pozita në një të kaluar më të largët dhe nuk presim vendim profesional", tha ai.

Në lidhje me debatin me kryeministrin Rama ai u shpreh se ka deklaruar gjëra që nuk janë të vërteta, ka marrë disa herë pjesë në takimet e Thaçit dhe Vuçiç-it, duke organizuar edhe takime të fshehta.

"Mbaj mend që ai tha se raportet e Kosovës me Shqipërinë nuk duhet të jenë si nënë e bijë por si dy partnerë. Ata  kanë filluar ta politizojnë Kosovën, me marrëveshjet me Vuçiçin dhe Thaçin, edhe Haradinaj të njëjtin problem ka pasur. Në kohën që po flasim është Kurti në njërën anë dhe të tjerët në anën tjetër. Kur preket interesi i Kosovës nuk ka lidhje preket  interes i partie apo kryeministri", është shprehur Gjinovci.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lush berbali: 29/05/2020 07:15

    Protesto tani o Rron !! Edhe ne Shqiperi... Se ju te VV s'u mjafton te hani mut Kosove,doni dhe Shqiperie. Fundja ju dalloheni qe u pelqen huri. Pastaj e keni treguar se jeni trima vetem me kosovaret... Futi hundet prape ne Shqiperi !

    Përgjigju
  • Begu: 26/05/2020 11:21

    kam bindje se populli eshte mesuesi yne I madh, ate mund ta mash trojme perkohesisht,por jo krre pergjithmone, me se paku politika aktuale mund te luaje me kete popull,sic luajti deri para nje kohe, Edhe Populli yne I ndjekur,nga pesimet ka marr mesime,sidomos nga te ligat e protestave me pakuptimesi politike,profitere.dhe protesta te porositura per prishjen e rendit dhe thyerjen e ligjit.Shqiperia e shqiptarve!Atdheu mbi te gjitha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Atalanta eliminoi Liverpoolin, Berat Gjimshiti më i miri në fushë: E jashtëzakonshme

Atalanta eliminoi Liverpoolin, Berat Gjimshiti më i miri në fushë: E jashtëzakonshme