Vendimi/ Mjekësia, ja kriteret e
reja të pranimit për studentët

Vendimi/ Mjekësia, ja kriteret e<br />reja të pranimit për studentët<br>
Univeristeti i Mjekësisë ka miratuar formulën e re se si do të pranohen studentët e rinj në vitin akademik 2018-2019. Edhe këtë vit mjekësia do të ketë kriteret më të “forta” për sa i përket pranimit të studentëve ku duhet të keni mesataren e shkollës së mesme më të lartë se 7.5 dhe 8.5.

FORMULA- Formula e përllogaritjes së pikëve për kryerjen e procesit të rankimit të kandidatëve që do të aplikojnë në programet e studimit të ciklit Bachelor dhe të cikleve të integruara (Mjekësi, Stomatologji, Farmaci) toë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2018-2019, do të jetë si më poshtë vijon:

PP = { (M1 x 35) + (MK x 10) + (MB x 10) + (MF x 10) + [D1 + D2 + D3 + (Z1 x KZ1) + (Z2 x KZ2) ] / 5X35 } x KSHM x 100
PP   Pikë të përgjitheshme për rankim
M1  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë për të gjitha vitet e shkollës së mesme
MK  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Kimisë e tri viteve të shkollës së mesme
MB  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Biologjisë e tri viteve të shkollës së mesme
MF  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Fizikës e tri viteve të shkollës së mesme
D1  Provimi i detyruar i maturës 1
D2  Provimi i detyruar i maturës 2
D3  Provimi i detyruar i maturës 3
Z1  Provim me zgjedhje i maturës 1
Z2  Provim me zgjedhje i maturës 2
KZ1, KZ2 Koficienti i lëndëve me zgjedhje në maturën shtetërore do të jenë si më poshtë:

• Provim mature me zgjedhje lëndët bërthamë Kimi, Fizikë, Biologji KZ =1.15

• Provim mature me zgjedhje lëndët e thelluara Kimi, Fizikë, Biologji KZ =1.25

• Të gjithë lëndët e tjera KZ=1

KSHM   Koeficienti i shkollës së mesme sipas Vendimit Nr.2, datë 16.01.2017 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Nota mesatare
Kandidatët që aplikojnë për pranim në programet e studimeve që ofron Universiteti i Mjekdsisë, Tiranë, për vitin akademik 2018-2019, duhet të kenë notën mesatare minimale, si më poshtë:

Mjekësi e Pergiithshme - Më e lartë ose baraz me 8.5

Farmaci - Më e lartë ose baraz me 8.5

Stomatologji - Më e lartë ose baraz me 8.5

Shëndet Publik - Më e lartë ose baraz me 8

Infermieri e Përgjithshme - Më e lartë ose baraz me 7.5

Fizioterapi - Më e lartë ose baraz me 7.5

Mami - Më e lartë ose baraz me 7.5

Teknik - Imazherie  Më e lartë ose baraz me 7.5

Teknikë - Laboratori  Më e lartë ose baraz me 7.5

Logopedi -  Më e lartë ose baraz me 7.5

Lëndët me zgjedhje
Kriteret e pranimit të studentëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, përbëhet nga: Nota mesatare aritmetike e provimeve të Maturës Shteterore 35%, ku:

a) Nëse një kandidat jep provim lendë me zgjedhje: Kimi (biirthamë, Fizikë (bërthamë), Biologii (bërthamë), nota e provimit shumëzohet me 1.15.

b)Nëse një kandidat jep provim  lëndë me zgiedhje: Kimi (e thelluar), Fizikë (e thelluar), Biologli (e thelluar), nota e provimit shumëzohet me 1.25.

c) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgiedhje, të ndryshme nga lëndët e percaktuara në pikat e sipërpërmendura, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.

Nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme (për të gjitha vitet) 35%.

Nota mesatare aritmetike e lendëve formuese, të zhvilluara gjatë viteve të shkollës së mesme 30%, përkatësisht: Kimi 10%, Biologli 10% dhe Fizikë 10%.

Certifikatat- Regjistrimi i certifikateve dhe diplomave do bëhet me 3 mijë lekëMinistria e Arsimit ka miratuar udhëzimin për regjistrimin e diplomave dhe certifikatave nga insitucionet e arsimit të lartë. Regjistrimi dhe tarifa do të bëhen nga universitetet

Procedura e aplikimit për regjistrim:

1. Regjistrimi fillestar i formave të diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga IAL-të, si dhe çdo regjistrim tjetër i mëvonshëm, që ndryshon formën apo përmbajtjen e tyre, bëhet në bazë të aplikimit drejtuar QSHA-së.

Aplikimi kryhet në QSHA me dosje, në përbërje të së cilës duhet të jenë: a)Kërkesa për regjistrim.b) Vendimi i Senatit Akademik për miratimin e formës së diplomës, për çdo cikël dhe lloj programi studimi. c) Akti i hapjes së IAL-së. d) Akti i akreditimit të IAL-së. e) Akti i hapjes së programit të studimit për të cilin lëshohet diploma. f) Akti i akreditimit të programit të studimit për të cilin lëshohet diploma. g) Forma e diplomës apo certifikatës që do të regjistrohet. h) Dokumenti i pagesës së tarifës për regjistrim, në regjistrin shtetëror, për llogari të QSHA-së.

Dokumentet duhet të jenë në origjinal ose kopje autentike me origjinalin. Dokumentet duhet të jenë të sakta dhe të plota. Ato nuk duhet të përmbajnë korrigjime apo fshirje. Dokumentet duhet të jenë në gjuhën shqipe ose të përkthyera dhe të vërtetuara në gjuhën shqipe dhe të legalizuara sipas legjislacionit në fuqi.

Tarifa: Regjistrimi fillestar, si dhe regjistrimi i mëvonshëm i çdo forme diplome apo certifikate i nënshtrohet tarifës së regjistrimit. Tarifa e regjistrimit do të jetë 3 000 lekë për çdo formë diplome dhe certifikate të regjistruar, për llogari të QSHA-së sipas formularit të arkëtimit. 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Maqedonia e Veriut mban zgjedhjet presidenciale

Maqedonia e Veriut mban zgjedhjet presidenciale