Vendimi në 26 Korrik! Komisioneri: Të shkarkohet! Zaganjori: Çdo gjë ka kufi! Kam sjellë prova për pasurinë

TIRANE - Në datë 26 Korrik do të vendoset përfundimisht fati i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori nëse do të konfirmohet edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit apo do të shkarkohet për t'u përjashtuar nga sistemi i drejtësisë. Në seancën e sotme Komisioneri Publik, që ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit paraqiti konkluzionet përfundimtare se përse sipas tij, Xhezair Zaganjori duhet të shkarkohet me argumentin se nuk justifikonte pasurinë, 1 miliard lekë. Ndërsa kreu i gjykatës së Lartë tha se paraqiti të gjithë dokumentet që i ishin kërkuar. Ai i cilësoi dokumentet që dorëzoi si prova të mjaftueshme që vërtetojnë ligjshmërinë e pasurisë së tij, por Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin nga detyra.

"Gjatë gjithë këtij procesi jam përpjekur për të bërë më të mirën që të paraqes jo vetëm dokumentet, por t'u përgjigjem mbi 100 pyetjeve duke sjellë mbi 120 dokumente, ndihem shumë i qetë dhe duhet të presim që Kolegji ti marrë në shqyrtim pretendimet e mia dhe të komisionerit, një pjesë e të cilave janë pranuar nga komisioneri, por faktet dhe deklarimin tim për pasurinë do të presim datën 26 për të marrë përgjigjen. Unë mendoj që ato prova janë. Gjatë hetimit dhe gjykimit dokumentet që janë kërkuar nga Komisioneri dhe OMN apo KPK-ja unë jam përgjigjur, por disa prej tyre u citën si të përsëritura. Unë mendoj se duhet të merren parasysh, janë zyrtare dhe duhet të merren në konsideratë. Ai thotë mos merren, por vendos Kolegji.


Detyra e komisionerit është që të mbrojnë interesin e publikut dhe të ngrejë problemet, por mendoj se edhe ngritja e problemeve e ka një kufi, pasi ajo që është dokument zyrtar është prova. Synohet që të bëhet një reformë tërësore dhe ne kemi detyrë që ta respektojmë. Unë deri ditën e fundit dhe deri tani, me kompetencat që më njeh ligji se kam ndier veten në presion edhe dje kam firmosur plot shkresa për dorëheqje të gjyqtarëve të apelit" deklaroi ai për mediat. Pas konfirmimit në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në datë 24 korrik të vitit të kaluar, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin kundër Zaganjorit me argumentin se nuk justifikon pasurinë, ndërsa pas disa seancave në Kolegj në datë 26 do të vendoset përfundimisht.

Debati në seancën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Komisioneri Florian Ballhysa: I kërkojmë të mbajë të njëjtin qëndrim që është mbajtur në vijimësi nga Kolegji. Kominisioneri publik vlerëson se pasuria të ardhurat e ligjshme shkaqet e shkarkimit të pasaktë është ezurues për kreun e gjykatë së Lartë Xhezir Zaganjori. Të gjitha shkaqet e ankimit i ka kaluar barrën e provës subjektit të rivlerësimit. Edhe pas paraqitjeve të akteve të tjera subjekti i rivlerësimit nuk ja arriti të justifikoje të ardhurat e tij. Qëndrimi i Zaganjorit mbetet në nivel deklerativ duke mos provuar të kundërtën. Ka mungesë burimi të ligjishëm për blerjen 10 milionë e 700 mijë lekë. Zaganjori nuk paraqiti asnjë provë për vlerën e shumës totale të investimit. Zaganjori nuk paraqiti asnjë dokument për periudhën 1997 për të ardhurat nga qiraja.

Subjekti i rivlerësimit nuk paraqiti ndonjë provë për të ardhurat e siguruara në Gjermani. Të ardhurat nga banesa, zyre dhe biblioteka 8.4 milionë lekë të paprovuara. Zaganjori nuk paraqiti asnjë provë tjetër në lidhje për transferimin e të ardhurave nga zonja M.H. drejt tij.  Edhe shpenzimet e fëmijëve për shkollim në Britani dhe Gjermani nuk ka bërë deklarim të saktë. Zaganjori ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë kërkojmë nga Kolegji i Apelit të ndryshojë vendimin e komisionit të pavarur duke kërkuar shkarkimin e tij.

Deklarimi i Xhezair Zaganjorit në Kolegj
Vleresoj te nevojshme te theksoj qe ne fillim se gjate gjithe procesit te rivleresimit tim, jam perpjekur te bej maksimumin per tju pergjigjur ne menyre sa me te plote, sa me te qarte dhe sa me mire te gjitha kerkesave apo pyetjeve te parashtruara, pa patur absolutisht asnje rezerve, paramendim apo prapamendim ndaj kujdo dhe per asgje. Kete nuk e kam bere mekanikisht apo thjesht per shkak te detyrimeve kushtetuese e ligjore, por me ndergjegje e bindje te plote per te dhene shembullin dhe kontributin personal se po i sherbej nje procesi qe synon realizimin e nje reforme teresore, ne funksion te forcimit te sistemit te drejtesise dhe shtetit te se drejtes ne Shqiperi, te afte per te mbrojtur sa me mire interesat e shtetit, e mbi te gjitha te qytetareve te ketij vcndi. Pikerisht per kete aresye, kam vene ne dispozicion edhe te gjithe dokumentacionin e mundshem burimor e shpeshhere edhe primar, pa llogaritur ne asnje rast se mund te cenoheshin jo vetem elemente te rendesishem te jetes sime private, por edhe te anetareve te familjes, ashtu sic edhe mund te kete ndodhur ne disa raste. Ne kete kuptim, dua te ve qartesisht ne dukje se gjate gjithe ketij procesi, nuk ka patur asnje “gjetje” te vecante te organeve te vetingut qe te mund te me kete vene ne veshtiresi.

Cdo pergjigje nga ana ime (rreth 100 te tilla) ka qene e paster, e sakte dhe e drejtperdrejte. Edhe dokumentacioni respektiv (rreth 110 dokumente) eshte paraqitur apo dorezuar i plote e ne bona fide, me besimin se do te ndihmonte ne sqarimin e situatave apo problemeve per te cilat kishte interes nga ana juaj. Por nga ana tjeter, nuk mund te le pa permendur, biles me nje shije jo te mire, faktin qe dokumente te kerkuara apo rikerkuara qartesisht nga vete Komisioneri Publik, pasi jane paraqitur, jane komentuar nga ai si te tepert, te njohur apo qe nuk sjellin ndonje gje te re. Mjafton te permend ketu seancen e fundit te dt.10 korrik, kur ai komentoi si pavlere te vecante 23 provat e sjella nga une me date 25 qershor 2019 si dhe 10 provat e tjera te sjella po me date 10 korrik 2019, pothuajse te gjitha si pergjigje tekerkesave te tij, si pagesat nga Instituti Max - Planck te perkthyera dhe me vule apostile; Akt Ekspertiza Financiare; Fotografite; Kthimin e pergjigjes me date 02 korrik 2019 nga Agjencia Shteterore e Kadastres; Mandat - Pagesat dhe Statement-in e Citybank Selanik; Kontrata ime me Filialin Elektrik Tirane e dt. 13 dhjetor 1997; Faturat dhe mandatet mbi shpenzimel e djalil M.Z. ne Gjermani; Te ardhurat e l'ituara nga une dhe bashkeshortja deri ne vitin 1999, e te tjere. Nuk mund te le pa pcrmendur edhe komentin e KP lidhur me ceshtjen e transfertave bankare ne gjysmen e dyte te viteve 90! , si kunderpergjigje e tij ndaj komentit mbi korespondencen e zyrtareve te British Council ne tetor 1997. Ju kujtoj se ne kete korrespondence shprehej qarte kenaqesia e British Council qe perfaqesues te qiradhenesve (pra pala jone) kishin ne ate kohe nje llogari bankare ne Citybank Selanik, pasi perndryshe parate duhej te silleshin cash ne Shqiperi.

KP theksoi serish ne seancen e dt.10 korrik se kjo nuk ishte e vertete, pasi bankat private ishin celur ne Shqiperi qe ne mesin e viteve 90. Une kam bindjen se ne ate periudhe bankat shqiptare nuk kishin thuajse asnje aktivitet me jashte per publikun. Mjafton te citoj serish ketu "Komentar- in mbi reformen kushtetuese ne sistemin e drejtesise”, ne te cilin nder te tjera, duke dashur te sqaroje kuptimin e shprehjes “dyfishi i pasurise se ligjshme” ne nenin D/4 te Kushtetutes , thuhet se licensimi i te pares banke te nivelit te dyte ne Shqiperi u be ne vitin 1999; se leshimi per here te pare i kartave te kreditit u be ne fillim te viteve 2000; dhe se pagesa e pagave nepermjet sistemit bankar dhe jo ne cash u be vetem pas vitit 2002 (per institucionet shteterore). (Shih Komentarin e cituar, faqe 534, pikat X dhe XI). Per me teper, po aty, ne piken IX te kesaj faqe behet edhe deklarimi tjeter i rendesishem i mospasjes se detyrimit ligjor ne Shqiperi per ruajtjen nga tatimpaguesit te dokumenteve te te dhenave tatimore dhe te informacionit financiar e kontabel pertej afatit prej 5 vjetesh, duke filluar nga fundi i vitit tatimor te cilit i perkasin dokumentet (Shih po aty ne fq.534). Ne ne fakt si bashkepronare te godines se re, jo vetem i kemi ruajtur e paraqitur para jush edhe pas me shume se 20 viteve, por e kemi provuar qartesisht pagesen e detyrimeve tatimore per kete periudhe edhe permes Akt Eksperimit Financiar te paraqitur si dokument te vecante para jush ne seancen e dt.

10 korrik 2019. Pervec sa me siper, mendoj se duhet te evidentoj ne kete pjese te konkluzioneve edhe faktin absurd te mosvleresimit si prove nga ana e KP te dokumentit zyrtar te Agjensise Shteterore te Kadastres lidhur me ceshtjen e pronesise mbi apartamentin e banimit te shitur nga ana e familjes sime ne janar 1999 shtetasit F.S. Cdo koment mbi kete ceshtje me duket i tepert. Se fundi, per piken e pare, dua te permend apo te risqaroj gjithashtu se godina e re e ndertuar nga kater trashegimtaret dhe bashkeshortet e tyre respektive eshte projektuar e perfunduar ne kohen kur une kam qene me sherbim diplomatik e me pas me pune ne Institutin Max - Planck ne Gjermani (gusht 1992 - shtator 1997 dhe janar 1998 - shtator 1999), e per me teper, une do te behesha gjyqtar ne Gjykaten Kushletuese ne vilin 2003, pra pas gjashte viteve nga ndertimi i saj (godines se re).

2. Mbi nevojen e interpretiniit te nenit I) te Kushtetutes.

Rreth kesaj ceshtje jam ndaluar gjate vecanerisht ne Apelin kundershtues dhe ne dy seancat e zhvilluara ne KPA. Une mendoj se pothuajse te gjitha konkluzionet e Komisionerit Publik rreth interprelimit te nenit D jane jo vetem te gabuara por edhe shume te rrezikshme. Ato bien haptazi ne kundershtim me te drejten e brendeshme dhe standartct e mirepranuara nderkombetare ne kete fushe, duke cenuar parimet themelore te demokracise, te shtetit te se drejtes dhe te drcjtat e njeriut, vecanerisht te nenit 1 te Protokollit 1 te KEDrNj. Une citova me kete rast edhe interpretimel shume te qarta per kete ceshtje ne “Komentar-in mbi Reformen Kushtetuese ne Sistemin e Drejtesise (2016)’’, botuar kete vit (2019) nga Shtypshkronja “Guttenberg”. Me vjen shume mire qe keto interpretime jane ne nje linje me ato te KPK ne vendimin tim (vendimi 46/2018) dhe ato te bera nga une para jush (KPA), sidomos ato qe kane te bejne me ceshtjen e pageses se detyrimeve tatimore si dhe vendin absolutisht primar qe ka deklarata veting ne raport me deklarimet vjetore prane ILDKP1.

Ne seancen e fundit te KPA (dt.10 korrik), Komisioneri Publik e konsideroi kete botim thjeshte si nje manual studimor te parendesishem, me konkluzionet e te cilit ai nuk ishte aspak dakort. Une dua ti kujtoj me kete rast se jo vetem ne te drejten e brendshme, por edhe ne te drejten nderkombetare, si burime te rendesishme ndihmese te se drejtes konsiderohen edhe punimet e autoreve me kualifikim te larte ne fushen perkatese, pasi keto punime ndihmojne dukshem ne identifikimin dhe interpretimin e normave te caktuara te se drejtes. Mjafton te shihni per kete qellim nenin 38, paragrafi I-re, germa d) te Statutit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise si dhe cdo tekst, enciklopedi apo komentar te kesaj disipline. Per me teper, ne rastin konkret jemi ne te drejten e brendeshme dhe shumica e autoreve te ketij komentari, pervecse juriste dhe autore te njohur ne te drejten kushtetuese, kane qene njekohesisht edhe anetare ne komisionil respektiv qe ka ideuar dhe realizuar ato ndryshime per te dial edhe po flasim, pra perfshire ketu edhe nenin D te Kushtetutes.

Sigurisht qe ne keto kushte, perseris se mendoj qe eshte me shume rendesi interpretimi juaj dhe se ne kete interpretim, ka shume vlere zbulimi apo qartesimi i qellimit apo synimit qe eshte dashur te arrihet (pra nevojitet interpretim telcologjik apo purposivist i dispozites D te Kushtetutes). Me duhet te riperserisgjithashtu se ky intepretim ka shume rendesi ne pergjithesi si per kuptimin, ashtu edhe per zbatimin e nenit D. Persa me perket mua, une e them me bindje, me argumente dhe dokumente te shumte, se megjithe periudhen e larget e te veshtire (kryesisht vitet 1997 - 2000), detyrimet tatimore si per qirate ashtu edhe te ardhurat nga cdo burim i ligjshem, i kemi paguar plotesisht dhe rregullisht. Eshte krejt gje tjeter ndonje mungese konfirmimi e pjesshme apo e parendesishme, per shkak te pamundesise per gjetjen dhe identifikimin e dokumentacionit perkates ne ditet e sotme. Aktin e Ekspertimit Financiar per ceshtjen e qirase se Bibliotekes si dhe deklaratat, pagesat e mandatet per qirate e tjera, i keni te gjitha aty.

3. Mbi konkluzionin e KPK se une kam bere “evazion te ligjshem”.

Dua te sjell serish ne vemendje rreth kesaj ceshtje qe konkluzioni i KPK se me perfundimin e kontratave te shitjes se pasurive te paluajteshme ne vitin 2001, “subjekti i rivleresimit ka bere evazion fiskal te ligjshem'’ eshte i gabuar dhe i pabazuar ne prova e ne ligj. Une e kam sqaruar qartesisht kete problem si gjate hetimit ashtu edhe gjate gjykimit administrativ. Fakte, argumente e dokumente te shumte provojne pa asnje medyshje se prona e paluajteshme me njesite perberese te saj, ndertuar nga 4 trashegimtaret dhe bashkeshortet e tyre respektive, eshte fituar me nje nga menyrat origjinale te fitimit te pronesise, konkretisht nga zhvillimi urban i truallit prej 250 meter katrore, sipas lejes perkatese te ndertimit.

Ne shtator te vitit 1997 ka filluar shfrytezimi i nje pjese te saj, duke u dhene me qira per British Council, ndersa ne vitin 1998 provohet se aty kane hyre te banojne te kater familjet trashegimtare. Pikerisht ky eshte edhe momenti i lindjes se marredhenies se pronesise se kater familjeve ne hapesirat respektive, te ndare ne menyre te barabarte mes tyre, pasi ne kete periudhe vertetohen kumulativisht te gjitha kushtet faktike qe parashikon ligji ne keto raste. Nga ky moment, pronari mund te beje c'te doje me pasurine e tij. Regjistrimi ne regjistrat publike kerkohet vetem nese deshirohet tjetersimi i prones apo vendosja e nje barre mbi te (neni 195 Kodit Civil). Shitja formale ne vitin 2001, duke qene tashme pronare prej me shume se kater vitesh, eshte bere vetem per te shpejtuar regjistrimin e saj ne ZRPP.

Formaliteti eshte i qarte edhe ne dukjen e thjeshte. Kontratat jane bere ne te njejten dite, kane te njejten permbajtje dhe shuma eshte e njejte, pavaresisht siperfaqeve krejte te ndryshme per te cilen behet fjale ne sejeilen kontrate. Pra keto kontrata nuk kane prodhuar pasojat juridike per te cilat ato jane te destinuara juridikisht, qe do te thote se nuk jane ato qe kane tjetersuar pasurite objekt transaksioni. Ne keto kushte, pyetja qe lind eshte qe a mund te krijohel sipas ligjit nje detyrim fiskal mbi nje veprim juridik absolutisht te pavlefshem sipas nenit 92 te Kodit Civil ?Pergjigja ligjore e padyshimte eshte “JO”, pasi veprimi juridik absolutisht i pavlefshem nuk krijon pasoja juridike dhe se tatimet c taksat kane si baze vetem veprimet juridike te vlefshme, qe do te thote transaksionet ndermjet subjekteve juridike qe prodhojne pasoja, dhe jo ato qe jane nullum ah initio.

4. Mbi vleren e provave per te konkluduar ekzistencen e fakteve ne gjykim.

Ekzistenca e fakteve objekt kontesti mes paleve ne nje proces gjyqsor mund te nxirret nga disa burime te aktivitetit procedural mes tyre. Burimi kryesor jane provat, qe jane aktet e marra sipas formave te parashikuara nga ligji, me qellimin per te garantuar natyralitetin e tyre ne pasqyrimin e fakteve qe trupezohen ne to. Me tej jane argumentet e provave, apo thene ndryshe procesi teknik i arsyetimit dhe interpretimit te tyre nga ana e gjykates. Pikerisht ky interpretim retrospektiv dhe progresiv ne hapesire dhe kohe i provave nga optika e gjykates, arrin te krijoje lidhjen logjike te fakteve, varesise dhe rrjedhes se tyre, me qellim qe te kuptohet e verteta materiale e ceshtjes.

Gjithashtu, nje burim tjeter per te provuar ekzistencen e fakteve jane indiciet apo gjysme - provat, nga ku gjykata mundet te konkludoje mbi ekzistencen apo jo te fakteve. Konkluzioni i drejte mbi kualifikimin e nje fakti te caktuar objekt kontesti mes paleve, nuk mund te arrihet duke vleresuar dhe interpretuar provat vecmas dhe te palidhura mes tyre. Perkundrazi, gjykata duhet te vleresoje te gjithe rrethanat e ceshtjes ne teresi, ne menyre qe te arrije nje konkluzion te drejte mbi kualifikimin e fakteve juridike, duke zbatuar per kete qellim te drejten positive te detyrueshme (shih nenin 16 te Kodit te Procedures Civile dhe nenin 17 te Ligjit 49/2012 per Gjykatat Administrative). Me fjale te tjera, dua te them se gjyqtari nuk eshte thjeshte "La bousche de la loi”.

Perkundrazi, procesi vendimmarres i gjyqtarit ne realizimin e misionit qe ka, dhenien e drejtesise, eshte nje proces i brendshem e logjik, i cili i krijon atij mundesine qe mbeshtetur jo vetem ne provat, por ne te gjithe te dhenat e faktoret relevante, te bindet per zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes konkrete. Kryetari i Gjykates se Lartet e Arizones Levi Steëard Udall, theksonte vite me pare se eshte pikerisht ky test i l'undit me vetvehten ‘ ... qe nuk e le asnjehere gjyqtarin te gaboje ne vendimmarrjen e tij”. Ju i keni te dhenat, faktet, rrethanat, provat, dokumentet dhe se fundi edhe pretendimet apo konkluzionet e te dy paleve ne kete gjykim. Megjithate, e rendesishme eshte qe mbi bazen e tyre te beni analizen e te krijoni bindjen per te verteten objektive dhe materiale, e mbi kete baze individualisht te vendosni sipas saj. Sigurisht qe per kete nomalisht qe gezoni privilegjin per te qene te lire ne kete vendimmarrje,ashtu sic jua thote subkoshienca juaj. Personalisht do ta pranoja me shume kenaqesi cdo vendim qe do te merrnit, ndoshta edhe kunder meje, por nese realisht do ti nenshtroheshit ketij procesi.

5.            Lidhur me shpenzimet per shkollimin e femijeve.

Mbi kete ceshtje ritheksoj serish se per te dy rastet, me deshiren dhe vullnetin tim te plote e te lire, ju kam vene ne dispozicion me faqe te tera te te gjitha levizjeve te mija bankare, perfshi ketu edhe kalimet ne dy llogarite respektive te dy femijeve te mi ne bankat ne Britani dhe Gjermani. Por nese per rastin e pare eshte veshtire, ne mos e pamundur te marresh edhe faturat pas rreth 10 viteve, per rastin e dyte, ate te djalit M.Z., ju kam vene ne dispozicion gjithcka, kontratat, pagesat, faturat e konviktit studentor, pagesat semestrale per universitetin, te ardhurat qe fiton nga puna si ndihmes/mjek, e te tjere. Nuk e di se cfare i mungon KP, kur ende vazhdon te ngule kembe se keto te dhena ende nuk jane te plota. Nje mosperputhje e vogel ne dergesat e vitit te pare eshte qartesuar disa here. Ka qene nje gabim material i mi, por i korigjuar apo i balancuar ne llogari pothuajse krejtesisht ne vitin pasardhes. Gje tjeter nuk kam cfare te shtoj, pervec keqardhjes per anatemimin e shpeshte e krejtesisht te pamerituar e te padrejte te tyre. Ata nuk kane asnje pasuri. Bejne nje jete me se normale, duke qene te perkushtuar totalisht tek studimet, te cilat jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte, i kane perfunduar me rezultate shume te mira.

6.            Lidhur me burimet e pamjaftueshme te jeteses ne vitet 2011, 2012 dhe 2014.

Kam vene ne dukje edhe ne dy seancat e zhvilluara para jush se tabelat qe paraqiten per kete qellim, kane te meta serioze, duke mos pasqyruar aspak realitetin. Nga ana tjeter, ne familje nuk mund te behen bilance vjetore qe fillojne ne janar e mbarojne ne dhjetor. Sigurisht qe ne ekonomine familjare duhet te merren parasysh edhe te ardhurat e viteve paraardhes. Nga ana tjeter, sic kam deklaruar rregullisht, ne cdo kohe kam patur dhe kam rreth 900 mije leke, te mjaftueshme per te balancuar shpenzimet familjare ne cdo kohe. Dhe e fundit, duhet te keni parasysh edhe bilancet ne vite. Nje veprim i thjeshte matematikor i deklarimeve te mija vjetore apo edhe i alyre ne deklaraten veting, tregon krejtesisht qarte qe tepricat ne cdo rast kane qene te konsiderueshme, gje qe me ka krijuar mundesine ne cdo kohe te bej nje jete familjare normale.

7.            Permbyllje

Te nderuar anetare te Kolegjit te Posacem te Apelimit,

Ndodhem sot para jush per shkak te nje procesi te pazakonte qe eshte menduar te behet nga Ligjvenesi Shqiptar ne kuader te te ashtuquajtures reforme ne drejtesi, per te cilen eshte kerkuaredhe ndihma ndcrkombetare. Per kete jane bere edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese si dhe eshte miratuar kuadri ligjor respektiv. Si njeri i ligjit por edhe si Kryetar i Gjykates se Larte, perseris se kam bere me te miren e mundeshme per ta mbeshtetur kete proces, duke u angazhuar sipas rastit e nevojes jo vetem personalisht, por edhe me nje numer jo te paket anetaresh dhe punonjesish te Gjykates se Larte. Perseris se te njejten gje kam bere edhe gjate gjithe procesit te rivleresimit tim. Pa asnje lloj rezerve sado te vogel, jam perpjekur gjithnje te qartesoj cdo ceshtje te sjelle ne vemendje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Operacioni Nderkombetar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik.

Me vjen mire qc ne kriterin e figures dhe ate professional cdo gje ka qene e qarte e pa asnje problem qe ne fillim. Megjithate, nuk jam ndjere mire qe ne kriterin e pasurise i gjithe debati apo paqartesite ne kete proces, per muaj te tere, kane qene te perqendruara tek te njejtat ceshtje, e aq me teper qe ne shumicen e tyre, ato i perkasin viteve te largeta kur une nuk kam qene gjyqtar, e biles as ne Shqiperi. Sidoqofte, vecanerisht me ndihmen e pakursyer edhe te bashkepronareve te tjere ne godinen e re te ndertuar ne token e familjes se bashkeshortes qe ne vitin 1997, besoj se kam arritur te sqaroj me se miri problemet kryesore te ngritura lidhur me pasurine e paluajteshme. Po keshtu besoj se kam arritur te sqaroj para jush edhe ceshtjet e tjera te ngritura ne teresi per problemet e pasurise gjate gjithe procesit te rivleresimit.

Dua tju siguroj se fundi se gjate gjithe punes sime rreth 40 vjecare si pedagog, diplomat, gjyqtar kushtetues apo ne Gjykaten e Larte, ne cdo rast jam perpjekur ne maksimum te punoj me integritet e profesionalizem, per ti sherbyer sa me mire interesave te vendit dhe te qytetareve. Meqe interesi juaj natyrisht qe fokusohet tek puna ime si gjyqtar, me lejoni te ritheksoj se gjeja me c mire do te ishte leximi apo vleresimi i vendimeve te mija, qe fatkeqesisht nuk eshte bere sa dhe si duhet. Leximi i tyre apo edhe i mendimeve ne pakice, padyshim qe do te konfirmonte qartesisht se preokupimi im kryesor ka qene vetem dhe vetem dhenia e drejtesise, larg cdo lloj ndikimi te jashtem material, politik, shoqeror apo ideologjik. Ne asnje rast nuk kam lejuar dhe nuk do te lejoj deri sa te marr fryme qe integriteti im te blihet apo te kembehet me interesa meskine ose veprime te kundraligjshme qe e kthejne drejtesine ne farse. Perseris se per mua me e rendesishmja ka qene dhe mbetet vetem respektimi i ligjit dhe dhenia e drejtesise ne menyre pavarur e te barabarte per te gjithe.

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Qytetar: 17/07/2019 19:16

    Ta provoj ne kurrizin e tij , sepse ka firmosir vendime pa i lexuar fare edhe kur ka qene vet relator, sepse dikush nuk i ka dhene para, ky s’i ka dhene te drejten qe i takon. Jam vete deshmitar. Mos thone kot jemi pa gj larte apo kushtetuse, me mire pa to se sa me banda hajdutesh qe vetem kane vjedhur te drejtem e mijra qytetareve te ketij venfi fukara por me milioner te tille te peshtire.

    Përgjigju
  • Albanese: 17/07/2019 16:55

    Ti konfiskohet pasuria ketij hajduti. Ne duart e kujt ka qene drejtesia! Jashte drejtesise shqiptare!

    Përgjigju
  • Donela: 17/07/2019 16:08

    Ju ben mire qe te kuptoni c'vuan ky popull me zvarritjet tuaja ne dyert e mender drejtesise

    Përgjigju