Vendimi negativ për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Varhelyi: Do punojmë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda 2021

Vendimi negativ për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Varhelyi: Do punojmë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda 2021

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi ka reaguar pasi Ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me një postim në Twitter, Varhelyi thotë se të dy vendet, si Shqipëria edhe Maqedonia  e Veriut, kanë bërë përparim të dukshëm. Ai thekson se do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për të dy vendet, brenda vitit 2021.

"Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshë. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi", shkruan Varhelyi.


Lajmi kryesor:

Bullgaria bllokon negociatat me Maqedoninë e Veriut, e pëson edhe Shqipëria! S’ka datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale