Vendimi për Ina Ramën në 14 korrik
Brraka: Vendimi i KLD-së politik

Gjykata Administrative mbyll shqyrtimin gjyqësor për padinë e ish-kryeprokurores Ina Rama ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe shtyn vendimin për më 14 korrik. Ndërkaq avokati mbrojtës i Ina Ramës, Fatmir Brraka thkeson se refuzimi i KLD-s mbetet ende një vendim politik.

“Unë diskutoj vendimin e KLD-së vetëm në rastin e Ina Ramën dhe nuk mund të diskutoj vendimet e KLD-së në rastet e tjera. Venimi i KLD-së për Ina Ramën  është tërësisht anti ligjor dhe tërësisht politik”, ka thënë Fatmir Brraka.

Nga kjo sallë gjykata administrative pritet që më 14 korrik të shprehet me vendim nëse do të rikthej apo jo në detyrë si gjykatëse në Apelin e Tiranës ish-kryeprokuroren Ina Rama. Më 24 shkurt të këtij viti Këshilli i lartë i drejtësisë rrëzoi kërkesën e ish kryeprokurores për tu rikthyer në detyrën e mëparshme duke argumentuat se ajo duhet ti nënshtrohet konkurimit, pavarësisht se ligji në fuqi thotë se kryeprokurori kur i mbaron mandate mund të kthehet në postin e tij të mëparshëm të punës.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)