Vendimi për negociatat, Tusk takon Merkelin para mbledhjes së Këshillit të Europës

Vendimi për negociatat, Tusk takon Merkelin para mbledhjes së Këshillit të Europës

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk dhe kancelarja Angela Merkel në Berlin

GJERMANI- Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk ka takur kancelaren gjermane Angela Merkel pikërisht 10 ditë para mbledhjes së 17- 18 tetorit. Pikërisht ky institucion i lartë i BE do të marrë vendimin javën e ardhshme lidhur me çeljen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Pikërisht, dy figura të cilat e kanë mbështetur hapur çeljen e negociatave për dy vendet u takuan sot në Berlin. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Donald Tusk shprehet se ka biseduar me kancelaren Merkel për Ballkanin Perëndimor, BREXIT dhe Turqinë para mbledhjes së javës së ardhshme të Ballkanit Perëndimor.

Gjermania e dha 'PO'-në e saj për çeljen e negociatave për Shqipërinë, ndërsa më Donald Tusk së bashku me Presidentët e tjerë të institucioneve të larta të BE, David Sassoli, Ursuyla von der Leyen dhe Jean- Claude Juncker i janë drejtuar vendeve anëtare të BE që të japin dritën jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se të dyja vendet i kanë përmbushur detyrat e dhëna. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT