Vendimi për Tire Alldervishin/Gjyqtarja: Publiku i tronditur, ka nevojë për hetim të thelluar! Nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit (VIDEO)

Gjatë shpalljes së vendimit gjyqtarja e çështjes, Rexhina Memlika, sugjeroi ndryshimin e kualifikimit të akuzës në 'mashtrim me pasoja të rënda'. Memlika tha se publiku është i tronditur dhe është nevoja për hetim të thelluar.

"Gjykata vendosi vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj Alldervishit dhe caktimin e masës së sigurisë 'arrest me burg'. Gjykata ngarkon prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në bashkëpunimin me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi. Duke marrë parasysh çështjen, e cila për gjykatën paraqet një shkallë rreziku shumë të lartë, në rastin konkret pavarësisht rezervave që konstaton gjykata në momentin e kualifikimit të veprës çmon se në rastin konkret krimi është vazhdues. Shkalla e rrezikut është shumë më e lartë se ajo që paraqitet në rastin konkret, pasi pasojat janë shumë të larta. Referohen detyrime që përmbushen nga palët në kushtet e funksionimit të një shërbimi shëndetësor falas dhe që imponohen palëvë që të hyrjnë edhe me detyrime ndaj të tretëve për të përballuar kostot e këtyre shërbimeve që në i takojnë shtetit. Dyshimi që mund të ketë momente të tjera për bashkëpunim por këto i takojnë hetimit. Aq më shumë që prezumohet se është dhënë gjithë ky shërbim. Në referim të vlerave gjykata ccmon dhe i sugjeron akuzës se kjo vepër duhet të ndryshojë në akuzën e "mashtrimit që ka sjellë pasoja të rënda". Kjo ka sjellë pasoja të mëdha edhe te të gjithë shtetasit që përjetojnë një lloj terrori. Është diçka absolutisht e rëndë dhe gjykata sigurisht që nuk e vë në dyshim fare masën e sigurimit. Është masa më evidente që të parandalojë në çdo lloj mënyrë çdo lloj veprimi që në këtë lloj situate të krijohet kjo formë abuzimi. ", tha gjyqtarja Rexhina Memlika.


Lajmi kryesor:

Burg për Tire Alldervishin! Mesazhi i fortë i gjyqtares pas vendimit: Publiku i tronditur, të thellohen hetimet! S'përjashtohet bashkëpunimi (VIDEO)


K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rikthimi në fushë dhe eliminimi, Rafa Nadal: S'ishte ndeshje për të dhënë jetën, gati për turnetë e radhës

Rikthimi në fushë dhe eliminimi, Rafa Nadal: S'ishte ndeshje për të dhënë jetën, gati për turnetë e radhës