Negociatat/ Rama: Maqedonia e Veriut ndërroi emrin, ne bëmë gjithçka kërkuan! Azilkërkuesit? Janë bishta! (VIDEO)

TIRANE - Kryeministri Edi Rama tha se rruga e Shqipërisë vijon të jetë e shtruar drejt prespektivës evropiane dhe se reformat do të vijojnë për qytetarët. Në një konferencë për mediat pas samitit të liderëve të BE-së që nuk mund të dalin me një vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas vetos së Francës, kreu i qeverisë tha se të kryeministrat e shteteve anëtare njohën progresin e vendit tonë, por se e gjitha vjen për shkak të problemeve të brendshme të unionit, një nevojë për reformim të vetë BE-së më parë, dhe një ndryshim i rregullave të procesit të integrimit.

Shefi i mazhorancës tha se Maqedonisë së Veriut ju kërkua të ndërrojë emrin, dhe në këmbim nuk ju dha asgjë, duke thënë se për të dyja shtetet fqinje, vendimi i sotëm nuk do të thotë aspak anëtarësim!...Por nisje e një rrugëtimi të gjatë negocimi për të përshtatur legjislacionet dhe standardet.

 VIDEO\ Konferenca e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
Refuzimi i negociatave dhe shprehitë në fytyrën e Ramës (FOTO)
Ora 18:58
Rama: Edhe Zvicra po të kishte aplikuar, nuk jam i sigurt nëse do t’i hapeshin negociatat mbrëmë

1571415099_LogoReportTVERE2.00114603.Still009.jpg

Në një konferencë për shtyp pas “Jo”-së për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama u shpreh se jo vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por kushdo vend të kishte qenë në atë mbledhje nuk do të kishte marrë një konsensus. Rama tha se Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces. Franca kërkon një reformim të brendshëm të BE. Kjo që ka ndodhur është një rezultat i mos arritur të konsensusin mes vendeve anëtare për punët e tyre. Nuk mund t’i shtohen bishta, jo po azilantët, jo po të tjera. Jo vetëm ne dhe Maqedonia, por kushdo vend të kishte qenë nuk do të kishte marrë konsensus sepse tema është zhvendos gjetkë.

Kemi marrë një refuzim për çeljen e negociatave mbrëmë, por asgjë më kaq. Rruga jonë është e njëjta nga ato që i kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë për vendin tonë. Ne do të vazhdojmë po njësoj me plotësimin e parakushteve të vendosur në votën po të Bundestagun për reformën zgjedhore dhe pikat e tjera”, tha Rama.

 

Ora 18:32
Edhe sa duhet të pres? Rama batuta me gazetaren: Kur kam dalë të kërkojë Shqipërinë si Europa kisha flokë...

Në diskutimin e Ramës me gazetarët nuk kan ëmunguar edhe batutat. Një nga gazetaret e pranishme e ka pyetur se edhe sa kohë i duhet asaj dhe brezit të saj që të presë për hapjen e negociatave dhe anëtarësimin në BE. Duke iu përgjigjur kësaj pyetje Rama ka thënë se Shqipëria është në proces dhe kjo nuk dihet. Ai ka thënë ndër të tjera se kur vetë dilte të kërkonte Shqipërinë si gjithë Europa i kishte të gjitha flokët.

"Në kohën kur unë kam dalë në rrugë per të kërkuar Shqipërinë si gjithë europa i kisha të gjitha flakët dhe kam përshtypje që t'ja lë mjekrës ta dëshmojë mund të bëhet më e gjatë se sa flokët e tua. Ky është një rrugëtim dhe Shqipëria është shumë më europiane sa që ishte kur ke lindur ti. Shumë gjëra duhet të ndryshojnë trashigimia jonë është e rëndë ne nuk jemi Polonia e Cekias as as as... kemi pas ndërprerje të mëdha një 500 vjet tjera 50 e kusur kjo është e treta por një gjë është e sigurt. Ti do votosh për parlamentin europian në Shqipëri. Por se kur do ta bëjmë çmos që të ndodh kjo. Brezi juaj do votoj dhe do lodhet duke votuar për Parlamentin Europian. Këtë ndoshta e di Nard Ndoka se si do të jetë BE në të ardhmen. " ka thënë Rama.

Ora 18:26
Zgjedhje te parakohshme? Rama: As që bëhet fjalë! Nuk kemi kohë për të humbur

Edi Rama ka shuar shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme. Kryeministri deklaroi se qeveria ka shumë për të bërë dhe do të vijojë axhendën pavarësisht refuzimit për hapjen e negociatave.

"Përsa i përket votëbesimit për të plotësuar një nga pikat për të kënaqur ata, unë mendoj që ne e kemi absolutisht shumë gjëra për të bërë dhe nuk kemi kohë për të humbur, kemi plot punë për të bërë dhe as nuk bëhet fjalë për cilindo që nuk ka punë, flas për ata që merren me politikë dhe thonë kemi çuar platformën dhe thonë zbatojeni ose hapni krahun, nuk bëhet fjalë" tha Rama.

Ora 18:21
Rama: Deri në Dhjetor votojmë Reformën Zgjedhore (Tallet me Ndokën për negociatat)

Deri në dhjetor do të votohet në Kuvend reforma zgjedhore bazuar te rekomandimet e OSBE-së, ndërsa pas Vitit të Ri do të diskutohet shkalla e dytë me kërkesat e partive politike. I pyetur nga Report Tv nëse ndihet përgjegjës pas akuzave nga opozita për mos hapjen e negociatave, kryeministri bëri ironi me aleatin e Lulzimës Bashës, Nard Ndokën.

"Është përgjegjësia ime pse zhvillohen zgjedhje europiane kur duhet të merret një vendim dhe shtyhet, pse shumica e vendeve duke filluar nga Gjermania thanë PO dhe Franca tha JO. Nëse në vendin e Gentit do të ishte Nard Ndoka konsensusi do të ishte i garantuar pa filluar madje do ta kishin ftuar për darkë.

Reformën zgjedhore do ta mbarojmë përpara vitit të ri në parlament, pas vitit të ri jemi gati të diskutojmë për temat e tjera të reformës, pasi do ta bëjmë me dy shkallë. Në shkallën e parë do të merremi vetëm me rekomandimet e OSBE-se dhe do ta kemi shënuar si të kryer një kërkesë të Bundestagut që prapë i vlen Shqipërisë, sistemit tonë zgjedhor, sepse nuk do të ketë më komision me parti politike. Duan apo nuk duan ata që kërkojnë përgjegjësi nga unë përse nuk funksionon BE-ja" tha ai.

Ora 18:16
Azilkërkuesit, Rama: Enver Hoxha na mbylli 50 vite...


I pyetur nëse ndihet përgjegjës për cështjen e azilkërkuesve, Rama nuk e pranoi një gjë të tillë, por sqaroi se përse ka ndodhur largimi i qytetarëve nga vendi duke bërë krahasime edhe me vendet e tjera.

"Së pari faleminderit për pyetjen e parë, dje pata një bisedë ndër të tjera me kryeministrin e Portugalisë, vendi që ka regjistruar një ndër rritjet më të larta në BE. 50 mijë vetë kanë ikur nga Portugalia në vitin e suksesit më të lartë ekonomik dhe ka humbur në vitet e fundit 500 mijë burime njerëzore dhe sot ka vendosur një bonues 6500 euro për dikë që do të kthehet në Portugali dhe nuk po funksionon. Pse? Sepse bota ka ndryshuar. Edhe në Itali ikin mjekët. Kroacia është vendi i BE-së, 100 mijë kroatë janë regjistruar në zyrat e punës në Gjermani. Por cfarë ndryshimi kanë nga shqiptarët? Janë qytetarë të tregut të përbashkët europian, ndryshe nga ne.

Shqiptarët janë në numër të madh, por jo se po trondit Francën. Ky fenomen nuk mund të luftohet se po ja kërkon qeverisë shqiptare, shifrat kanë rënë krahasuar me të kaluarën dhe ministri i Brendshëm që ishte kundërshtari më i madh i PO-së më tha në këtë sallë, që nëse do të bëni atë që do të bëni do të shkoj unë ti them Presidentit të hapë negociatat dhe u kthye në avokatin tonë dhe më tha se presidenti ka një qasje tjetër. Shqiptarët kanë lëvizur gjithmonë, i mbylli Enver Hoxha 50 vjet, kanë ikur do të vijnë...problemi është se nuk jemi në tregun e përbashkët. Ata tani nuk ikin nga aeroporti jonë, por nga vendet e rajonit në Francë" tha ai.

Ora 17:59
Rama: Ja cfarë i thashë kryeministres daneze për negociatat

Kryeministri Rama zbuloi edhe një bisedë me kryeministren daneze lidhur me negociatat. "Edhe kryeministres daneze i thash; keni ju ndonjë zyrë në vendet tuaja që merret gjithë javës pa pushim dhe që i di gjërat në Shqipëri dhe që i ndjek proceset sikur bën zyra e BE-së këtu? Nuk e kemi. Atëherë si i dilka që ky komision që e paguani ju dhe jo Shqipëria, nuk i dika të gjitha? Është e kuptueshme që nga niveli teknik shkohet në atë politik.

Nëse një vend do të thonte ka dështuar qeveria e Shqipërisë, atëherë mbase do të mund ta diskutonim këtë si një rezultat që lidhet edhe me ne. Është më skrupuloze Danimarka, apo Holanda, apo Franca se Gjermania, Suedia në raport me korrupsionin apo krimin? Kanë të njëjtat standarde. Nuk po them se ne jemi Zvicra, se është do të kishte bërë dje, nuk jam i sigurt, por mbase do të thonin jemi dakord. Por nga ana tjetër i thua një vendi ndërro emrin dhe cfarë po i jap çeljen e negociatave, nuk po i jep anëtarësimin" tha Rama.  

Ora 17:59
Shengeni i Ballkanit, Rama: Kosova është e ftuar, po presim krijimin e qeverisë së re



Kryeministri Rama i pyetur në lidhje me Mini Shengenin Ballkanik ka thënë se në Serbi nuk u bë marrëveshje por thjeshtë një dakordësim dhe një konferencë e përbashkët për të garantuar 4 liritë e lëvizjes së lirë si në BE. Për sa i përket Kosovës Rama kë thënë se po pret krijimin e qeverisë së re dhe se ky shtet është i ftuar të marrë pjesë.

"Shengeni Ballkanik do të varet nga qeveria në Kosovë kur do të bëhet. Takimi është më 10 nëntor në Ohër, nuk e di nëse do krijohet. Albini ka qenë i qartë që Kosova të jetë në gjitha këto formate e tryeza. Jo thjeshtë të mirëpritur por janë të ftuar. Është bërë vetëm një deklaratë e përbashkët, lirie e njerëzve mallrave dhe shërbimeve e kapitalit. Për këto katër liri në Rajon. Kështu që në këtë aspekt nuk ka diskutim që nisma jo vetëm nuk është ekskluzive por gjithëpërfshirëse."

Ora 17:58
A po humbet mundi i Shqipërisë për anëtarësim në BE? Rama: E vetmja rrugë është anëtarësimi



Kryeministri Rama duke iu përgjigjur pyetjes për mundin që po shpenzohet për anëtarësimin në Europën dhe nëse ky mund duhet  të shërbejë për Kombin Shqiptarë dhe jo për BE, ka deklaruar se kjo është e gabuar pasi për shqiptarët e vetmja rrugë është Bashkimi Europian.

"Do ishte gabimi më i madh që këtë moment kur do merrnim një po tashmë të vëme në pikëpytje Europën dhe ti referohemi adresave të gabuar të shkuarës. Rrugëtimi unë drejt Europës është testament. Europa ka një moment të komplikuar por është i vetmi destinacion. Froma është dytësore me përkatësin ndaj kësaj familje. Kjo nuk ka të bëjë me Merkel Macron apo emra të përveçëm por me Shqipërinë. Ankorimi i shqiptarëve në këtë organizëm politk të BE është destinacion strategjik i vetmi plan jo një nga planet. E vetmja hapsirë ku shqiptarët jetonin të lire dhe të sigurt. " ka thënë ndër të tjera kryeministri Rama.

 

Ora 17:55
BE-ja nuk hapi negociatat/ Rama: Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një ministër shteti të përbashkët

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në ditët në vijim do të takohet me Albin Kurtin që fitoi zgjedhjet në Kosovë dhe pritet të formojë qeverinë e re për të diskutuar për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, që sipas tij duhet të kenë një hov tjetër, teksa e bëri më konkrete idenë duke theksuar se do i propozojë vendosjen e një ministri shteti të përbashkët mes dy shteteve në të dyja anët e kufirit.

"Përsa i përket Albin Kurtit do të takohemi në ditët në vijim, ka kërkuar të më takojë e pres me kënaqësi, e kam ndjekur në prononcimet e tij, bie dakord me të që ka një nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhënien mes dy qeverive dhe marrëveshjet e bëra duhet të shkojmë përtej dhe me qeverinë e re të plotësojmë boshllëqet që u krijuan me qeverinë e mëparshme, që në këtë fushë nuk arriti të bënte shumë.

Kam edhe disa propozime të reja dhe është momenti për të vendosur një ministër shteti për të dy anët, për të pasur një pikë referimi institucionale në cdo pikë për ndjekjen e marrëveshjeve dhe cfarë mendoj se cfarë duhet bërë më tutje. Do të dëgjoj edhe idetë e freskëta të Albinit, tani që shpresoj dhe besoj, se nuk do të ketë ndonjë cudi" tha Rama.

Ora 17:54
'A u sakrifikua Maqedonia e Veriut për Shqipërinë?'...Rama i përgjigjet Macronit: Edhe ti duhet të bësh më shumë!

1571414212_rama.jpg

Kreu i qeverisë thotë se Maqedonia e Veriut nuk është sakrifikuar për Shqipërinë, pasi ka qenë veto e Gjermanisë që nuk e ka dashur ndarjen e rrugëtimit integrues të dy shteteve fqinje.

"Ne kemi bërë gjithcka që Macron dhe gjithë të tjerët të thonin PO për të hapur negociatat, dhe nëse nuk e thanë nuk ka të bëjë me ne.Edhe kundërshtia e tij ndaj disa vendeve që në një moment të caktuar kanë menduar se hajde mos e çajmë këtë punë duke i ndarë, nuk është një qëndrim i rastësisht, por koherent me konceptin e tij që duhet të ndryshojë Evropa. Asnjëherë Gjermania nuk e ka dashur ndarjen, qartësisht. Dhe debati i madh që është bërë në gjirin e koalicionit është prodhuar nga 6 muaj historira këtu, dhe kancelarja ka vënë veton për këtë punë: Ndarje kurrë! Predikimi që Maqedonia e Veriut e paska pësuar nga Shqipëria është predikim i lodhur nga ata që bëjnë çmos për ta sakatuar Shqipërinë në sytë e tjerëve që në mënyrë të përciptë kapen pas këtyre argumenteve", tha Rama.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron se kryeministrat Rama dhe Zoran Zaev i Maqedonisë duhet të bëjnë reformë më të thella dhe më tej të nisin negociatat mes tyre për t'i hapur ose jo ato, shefi i mazhorancës ju përgjigj:  "Edhe Macron duhet të bëjë më shumë, edhe ai vet thotë që dua të bëj më shumë. Në këtë pozicion të jemi, të gjithë duhet të bëjmë më shumë".

Ora 17:41
Rama replikon me kryeministrin holandez: Shtimi i bishtave, jo korrekt! Macron brutalisht i hapur

Kryeministri i Holandës Mark Rutte u shpreh se Shqipëria ka bërë progres, por jo mjaftueshëm, por Edi Rama replikoi duke ngritur pyetjen, në raport me cfarë nuk kemi bërë mjaftueshëm? Ndërkohë që nuk e cilësoi korrekt, sikur tha ai, shtimin e bishtave për Shqipërinë, teksa në fakt problemi është brenda unionit që kërkon të reformohet para zgjerimit.

'Dëgjova kryeministrin e Holandës që thotë se nuk është bërë mjaftueshëm. Mjaftueshëm në raport me cfarë? Nëse e konsiderojmë progresin në lidhje me gatishmërinë për t'u bërë pjesë e BE-së është i pamjaftueshëm, por nëse krahasojmë me cfarë na është kërkuar dhe cfarë kemi bërë është shumë.

Shtimi i bishtave nuk është korret. Mbrëmë cilindo nga vendet që ka hyrë në BE të ishte në vendin tonë nuk e merrte PO-ne, pasi tema ishte gjetkë, cfarë do të bëjmë me shtëpinë tonë. Presidenti i Fancës ishte brutalisht i hapur me atë që tha, më i hapur se cdo herë tjetër në publik. Vuri në pikëpyetje ndryshimin e procesit të negociatave sipas tij për ta bërë më efektiv për BE-në, e quajti ultraburokratik dhe kërkon një ndryshim. Po ku hyjmë ne këtu në këtë mes' tha ai.

Ora 17:36
Rama 'injoron' Metën

Kreu i qeverisë, Edi Rama, refuzoi të përgjigjej për presidentin Ilir Meta, teksa u pyet nga gazetarët në konferencë në lidhje me dekretin e tij për anëtarin e parë të Gjykatës Kushtetuese.

"Në 48 orët e fundit nuk kam pasur asnjë sekondë për Ilir Metën", tha Rama gjatë konferencës që erdhi pas samitit të BE-së që nuk doli dot me një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga ana tjetër, kryeministri tha se edhe Danimarka ka shprehur qëndrim kundër zgjerimit, teksa shtoi se do të ketë një tjetër komunikim me presidentin e Francës Emmanuel Macron, shtet i cili vuri veton për negociatat.

"Unë e kam takuar kryeministren daneze, dje edhe kam dëgjuar fjalimin e saj në tryezën e kryeministrave të BE-së që vijnë nga Partia Socialiste Evropiane. Fjalia e saj ka qenë e thjeshtë: Nuk jemi të gatshëm për një raund tjetër zgjerimi. Sot për herë të parë e dëgjova nga Presidenti i Francës në një pasazh, se herë tjetër asnjëherë nuk e ka thënë, nuk ka dëshiruar ta thotë, që ne nuk po kërkojmë të bëhemi anëtar të BE-së sot, por të hyjmë në një tjetër fazë të procesit. Një fazë ky transferohet dija e BE-së lidhur me të gjithë ata kapituj që ka negocimi, ku duhet të arrish të përputhësh legjislacionin dhe standardet. Asnjëherë nuk kam dashur ta pranoj që të flitet me lidhjen e shkurtër, që është për politikë të brendshme. Macron e tha: është e qartë që çelja e këtij procesi nuk nënkupton anëtarësimin. Kam një bisedë tjetër me të, për të kuptuar çfarë vjen mbrapa", tha Rama.

Ora 17:35
Rama: Maqedonia ndërroi emrin e vendit, ndërroi identitet, çfarë mund të bëhet më shumë?!

"Maqedonia e Veriut ka 14 vjet që pret të çelë negociatat, që nga këshilli në këshill merr sinjale pozitive dhe nuk merr asnjëherë PO-në. E detyruan të ndërrojë emrin, duke i premtuar që u bë kjo u zgjidh. Kishte plot që thonin që do ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut. E kemi rrezikuar në muajin qershor për shkak të katrahurave që u bënë këtu, por nuk ka qenë opsion strategjik, sepse nuk ka lidhje në thelb movendimarrja me çfarë ka bërë njëri e çfarë ka bërë tjetri. E mendoni të ndërrosh emrin e vendit tënd dhe të mos marrësh PO-në? U gjendën në një moment të historisë së bashkëjetesës së BE-së ku ndodh një përplasje e madhe konceptuale mes Francës dhe Gjermanisë", tha Rama.

Ora 17:34
Refuzimi për negociatat/ Rama: Shqipëria Europiane, e vetmja alternativë, s'ka tjetër

Kryeministri Edi Rama u  shpreh se pavarësisht se negociatat nuk u çelën, Shqipëria Europiane është e vetmja alternativë, testament, detyrimi i vetëm i madh që u kemi gjeneratave të tjera. "Kjo është një përplasje mes të mëdhenjve dhe një 'lojë' qasjesh dhe interesash. Askush nuk e ka përjashtuar dhe nuk e përjashton perspektivën e integrimit tonë si rajon dhe vende në BE. Në fund të fundit e kam thënë gjithmonë, procesi i integrimit është proces i transformimit të brendshëm, jo për t'u pëlqyer të tjerëve. Dua ta vendos theksin te fakti që ndërkohë që ata të cilët janë ..përgjegjësia është e brendshme e BE-së është e papranueshme dhe pajustifikueshme që këtu...ne i kemi përmbushur detyrimet tona. Dje konflikti u shpalos plotësisht, kryeministri italian e quajti gabim historik, është qasja e shumicës dërrmuese, por Franca është një nga themeluesit e shtëpisë së përbashkët Europiane, është në të drejtën e vet të kërkojnë ndryshimin e rregullave, që sikur e dëgjuar presidentin e Francës, nuk funksionon.

Ama nëse një pjesë të vendeve i kemi pasur gjithmonë mbështetje për shkak të qasjes së tyre dhe asnjëherë nuk janë lëkundur për të hapur negociatat, Austria, Italia dhe të tjera me forcën e diplomacisë dhe përpjekjen tonë kemi kthyer Gjermaninë, që në qershor pas gjithë atyre që ndodhën nuk e kishim në pozicionin që e kemi pasur mbrëmë. Kancelarja ka bërë gjithcka për të arritur në një formulë kompromisi dhe për të mos lejuar që këshilli të përfundonte pa tekst, nuk ka gjë të shkruar, është e rrallë, është një përplasje e madhe për të nesërmen e BE-së. Kancelaren e kam falendruar sot paradite. Tani ajo që na mbetet është të vijojmë se nuk ka asnjë alternativë tjetër. Shqipëria Europiane është e vetmja alternativë, testament, detyrimi i vetëm i madh që u kemi gjeneratave të tjera" tha ai.

Ora 17:16
Rama: Fronti i BE-së dha PO të qartë! Me Macronin kam biseduar...Azilkërkuesit? Janë bishta!

Kryeministri Edi Rama tha se ka pasur kontakte të vazhdueshme edhe me presidentin e Francës gjatë samitit të BE-së që nuk doli dot me një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe shtoi se Emmanuel Macron kërkon reformim të brendshëm të unionit, por edhe ndryshim të vetë rregullave të procesit të integrimit në vijim. Kreu i qeverisë tha se liderët e BE-së e thanë njëzëri se vendi ynë ka bërë progres, dhe se  azilkërkuesit sipas tij, janë thjesht "bishta" siç ai i quajti.

"Janë bërë përpjekjet maksimale për të arratur të marrim atë që na takon, asgjë më shumë, atë që kemi merituar, dhe këtë tanmë e ka thënë jo vetëm me shkrim Komisioni Evropian, por e keni dëgjuar të thuhet nga një pjesë e madhe të kryeministrave të BE-së dhe nga vetë kancelarja e Gjermanisë. Kam marrë një numër mesazhesh nga një pjesë e kryeministrave në takim, kemi qenë në kontakt edhe në mbrëmje me disa prej tyre. Kam komunikuar edhe me presidentit e Francës dhe nëse duam të shikojmë të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë dhe një pjese të konsiderueshme të frontit që ishte për një PO të qartë. Ndërkohë që Gjermania bëri një lëvizje me shpresën për kompromis, duke i vendosur një POR, PO-së. Në takimet mes Merkelit dhe Presidentit të Francës, është diskutuar dhe nuk ka pasur nga ana e tij asnjë hapje: Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces, Franca kërkon një reformim të brendshëm të BE-së dhe një transformim të vetë procesit të integrimit, deri në pikën që të arrihet në një tjetër objektiv për horizontin e integrimit. Një ndërveprim me Ballkanin Perëndimor që nuk mund të zhvillohet me të njëjtën metodë të procesit të deritanishëm të zgjerimit. Liderët e BE-së, që nga Presidenti i Këshillit, i Komisionit, Komisioneri për Zgjerimin, e thanq qartë që kjo që ndodhi është mosarritje konsensusi me vendet anëtare për arsyet e tyre. Është e tëpërt kur i shtohen bishta kësaj që është thelbësore: jo po azilantët, jo po kjo, jo ajo, këto janë bishta. Në këtë situatë, cilido nga vendet që janë sot në BE dhe të priste mbrëmë konsensus, nuk do kishte marrë dot. Tema është spostuar gjetkë. Kemi marrë një refuzim për tu marrë në konsideratë për celjen e negociatave mbrëmë, por nuk kemi marrë asgjë më shumë se kaq, rruga jonë është e njëjta pa asnjë ndryshim, se i kemi bërë dhe do vazhdojmë t'i bëjmë reformat për vendin tonë", tha Rama.

Ora 17:13
Fëmija shqiptar në kampin e ISIS, Rama: Fola me të atin, ja plani që kemi për nxjerrjen e tyre

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me rastin e fëmijës shqiptar në kampin e ISIS, histori që u bë publike në mediat italiane mbrëmjen e djeshme. Rama u shpreh se ka komunikuar me të atin e djalit 11-vjeçar se është e vështirë nxjerrja, por ka një plan me partnerët për t'i larguar nga ato kampe. Kreu i qeverisë theksoi se është përgatitur e gjithë infrastruktura e nevojshme për transportimin e tyre dhe plan specifik masash për trajtimin e tyre më pas në Shqipëri.

"Pas 48 orësh pa gjumë jemi këtu për të ndarë opinionin tonë, por përpara se të hyjmë në temën e KiE-së dëshiroj që të ndaj me të gjithë një shpjegim, një shqetësim për kampin në Siri, për fat të keq ai emision drithërues sipas gjithë përshtypjeve të marra, unë nuk e kam ndjekur ka lënë të kuptohet se cështja e djalit të mitur është thjeshtë vullneti të ambasadës tonë në Turqi apo ambasadorit, por është e pavërtetë.

E vërteta është që prej disa kohësh, unë kam nxjerrë një urdhër, i klasifikuar që nuk mund ta ndajmë me publikun lidhur me personat, familjet individët që gjenden në atë territor si pasojë e përfshirjes së burrave në një luftë për të tjerë në funksion të ISIS.

Shqetësimi unë ka qenë i lidhur me nevojën për aksesuar këto kampe, ku ka edhe një numër grash dhe fëmijësh. Në bashkëpunim me partnerët amerikanë kemi zhvilluar një proces të tërë identifikimi. Tërheqja e tyre nga ato kampe nuk bëhet as me ambasada dhe as me ambasadorë, pasi aksesi është i komplikuar dhe kërkon një koordinim me partnerët.

Kemi rakorduar me partnerët tanë kryesorë. Kam komunikuar edhe me babain e djalit edhe i kam sqaruar se është një cështje që nuk varet nga ne, e strukturave tona diplomatike, pasi nuk bëhet fjalë për kampe refugjatësh të zakonshme. Natyrisht që gazetarët mund të hyjnë në këto kampe. 

Situata tani atje është e komplikuar. Operacioni është i komplikuar dhe asnjë vend nuk ka bërë tërheqjet, madje as Italia ku u publikua rasti. Fokusi ynë ka qenë te gratë dhe të miturit dhe në bashkëpunim me partnerët kemi arritur që të grumbullojmë, jo pak informacion, kemi arritur të organizojmë kontakte dhe ka një plan për nxjerrjen e tyre nga kampet dhe është përgatitur e gjithë infrastruktura e nevojshme për transportimin e tyre dhe plan specifik masash për trajtimin e tyre më pas në Shqipëri. Por është një zonë ku ka autoritete" tha Rama. 

Rasti u publikua nga emisioni investigativ “Le Iene”. Ata arritën të futeshin në një nga kampet – burgje ku kurdët mbajnë ish-luftëtarët e ISIS. Në kampin AL HOL  janë gratë e luftëtarëve të ISIS, por dhe shumë fëmijë, shumë prej të cilëve kanë lindur pikërisht atje. Gazetari shpjegon se reportazhi në këtë kamp nuk ishte një rastësi, por një mision i vërtetë, për të gjetur një fëmijë shqiptar me emrin Alvin. Një fëmijë, i cili ka lindur në Itali 11 vite më parë (lexoni ketu historinë e plotë).

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ........: 20/10/2019 11:47

    Shqiperise i duhet nje kryeminister qe ti kete duart me kallo. Nuk duhet te drejtojne shtetin njerez qe nuk kane punuar asnjehere ne jete te tyre

    Përgjigju
  • Luli&sala: 19/10/2019 19:42

    Po nuk u martove 4 here nuk hyme ne BE.Tani qe ke ndryshuar pamjen te duhet nje tjeter.Gjej ndonje dhi nga populli se vete je bere si cjap.Jeni bere qeveri mjekroshe.

    Përgjigju
  • Socialisti: 19/10/2019 13:41

    Nga burime te sigurte mediatica MAKRON KERKON LARGIMIN E RAMES SI KUSHT PER NEGOCIATAT DHE SI KRYEMINISTRE TE JETE GRUA GJYLAMETI OSE SPIROPALI

    Përgjigju
  • Populli: 18/10/2019 22:17

    Nuk duam negociata as europ sduam ,duam te arrestohet monika rrugacja.. po arrestove monin i ke plotesuar te gjitha kushtet..

    Përgjigju
    • Robshi: 19/10/2019 15:12

      Ik more merhum ngordh ne ndonje cep dhe hiqe ate emer... ti je ajo pjese populli qe ka harru me vdek nga diktatura

  • greta: 18/10/2019 20:13

    Rama duhet te japi dorheqjen dhe te veproj sic bejn udheheqesit e vendeve demokratike kur deshtojne.Ne kete dite,dorheqja do ishte shembull demokracie pasi tani fjala duhet ti kaloj popullit qe me vote te tregoj nese do nje qeveri qe mbush zyrat dhe heq ndihmen ekonomike te varferve apo dike tjeter.

    Përgjigju
  • Beri: 18/10/2019 19:31

    Fajin e ka Ver Llapa mor vlla. Heren tjeter thujni mos dale te 21 por te Kministria per konference me gazetaret ..

    Përgjigju
  • Trungu: 18/10/2019 19:25

    Shko mor buzhel i kuq e i korruptuar, se ke nje tufe dele zgjedhes qe jane te dashuriar me kumunizmin dhe i genjen me luge bosh, smund te genjesh vende me demokraci shekullore. Yt rrace e poshter. Me ke do te te pranoje BE me xhacken, Tahirin, Pellumbin, Damianin, Beqen, etj etj

    Përgjigju
    • ai qe eshte pa ato loke: 18/10/2019 23:02

      une them lulin muniken titin strazimirin braim arin,me lulin si kryeminister sot do ishim ne evrop.se ne hollanden e kurvave dhe pusht-ave e kemi mire.nje tufe dele u thua more morracak popullit/.??nje tyfe del i thua more i trash??sa demokart je o te Q kina te 14?po ne demokraci o kafsheri ka popull.nje tufe dele thote injoranti qe jane nje tufe e madhe kafshesh fashista tradhetaresh hajdutesh vrases shites te interesave te kombit etc etc.yt rrace e qelbur

  • faruku: 18/10/2019 19:02

    RAMA TI EDI MIRE PSE,asgje ske bere se cfre te eshte kerkuar duhet te futesh ne burg politikanet dhe ato te sistemit te drejtsise ne burg kush e meriton,ske cfare kerkon me po nuk realizove kerkesat kryesore

    Përgjigju
  • Jona: 18/10/2019 18:55

    Shqiperia duhet te bashkohet me Kosoven pasi vetem nje shtet i madh shqiptar ka ze ne kete Europe.Ashtu si Zaev edhe Rama duhet japi dorheqjen dhe te provoj besimin ne popull pas ketij deshtimi.Ne demokraci vetem populli vendos.

    Përgjigju
  • Zosi: 18/10/2019 18:55

    Jo o plere jo. Ska minishengen pa referendum. Se edhe po ja hape ti kufijte serbit, ja mbyllim ne si popull.

    Përgjigju
  • Hajdarit: 18/10/2019 18:46

    U konfirmua o hajdar aga traga traga.

    Përgjigju
  • Faik: 18/10/2019 18:35

    Lëri “Kakarisjet” dhe Justifikimet Plehrë e Korruptuar !!!! Je Plehrë dhe Fundërrinë , bashkë me Lul Kryehajdutin dhe Like KryeKusarin që Vodhi Thesarin e Shtetit në Krrabë !!!! Jeni të URRYER dhe të NEVERITSHËM të gjithë ju HAJDUTËT e Politikës KaraPutanë 29 Vjecare !!! LEGJENDARIT ENVER HOXHA NUK i vini as TEK MAJA e KOLLODOKUT juve KRYEHAJDUTËT dhe KRYEHORRAT e KORRUPTUAR të ShkërLLatoKracisë !!! JEP Dorëheqjen PLEHRË dhe HAPI KRAHUN LALI ERIT FJALËPAK dhe PUNËTOR .

    Përgjigju
  • Partneritet vjedhje politike: 18/10/2019 18:31

    Ik mor llum...shqiperine tende se do 90% e shqiptareve qe jetojne ne te do ta doje Europa... D O R E H E Q J E...

    Përgjigju
  • asl: 18/10/2019 18:20

    45 vjet diktature+25vjet"demokraci"=6vjet qe ka marre Rama prisni te pa munduren.Po do e bente Rama po te kishte administraten me vete(gjykates prokurore drejtora,pothuajse 90%te korruptuar.Ta leme te qete te mbaroje detyren e nisur duhet te kemi besim tek Edi.

    Përgjigju
  • Sala: 18/10/2019 17:26

    Jep doreheqjen o edoo.......

    Përgjigju
  • Daku: 18/10/2019 17:10

    Do kerkoj mocion besimi e do coj vendin ne zgjedhje te parakohshme...e kap opoziten ne befasi e cila po pergatitet per mars prll...strateg si gjithmone

    Përgjigju
  • Kafsha: 18/10/2019 16:58

    Bravo Zaevit, Maqedonia me demokraci më të përparuar!

    Përgjigju
    • ILIRIAN: 18/10/2019 17:57

      Duhet tu tregojme rraces se qelbur franceze qe ne jemi popull me i vjeter ne europe se ata. Duhet te bashkohemi te gjith edhe te vazhdojne reformat sic ata na i kane sygjeruar. Vitin tjeter te behen zgjedhie te parakoheshme edhe cdo qeveri qe do dali pas zgjedhieve te bej marreveshie me KINEN edhe mos te pyesi me askend. Rraca franceze e copetuar shqioerine edhe trojet shqipetare.Ne duhet tu tregojme se sjane me te mire se ne ku shterpesia e tyre ka shkuar ne nivelin me te larte sa po mbyshen me afrikan nga te gjitha rracat.Forca Shqiperi edhe bashkim kombetare me Kosoven sa me shpejt.

  • durrsi: 18/10/2019 14:59

    tani dorheqeje ti dhe e gjith klasa politike, mos kini turp o plerat e kombit tu filluar te Saliu i pari qe na vrau endrren demokratike dhe ju te gjithe qe erdhet mbrapa

    Përgjigju
  • Dddddd: 18/10/2019 14:51

    Do japi doreheqjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale