Vendimi, shqiptarët që kanë bërë vaksinën ruse dhe kineze do të lejohen të shkojnë në Greqi

Vendimi, shqiptarët që kanë bërë vaksinën ruse dhe kineze do të lejohen të shkojnë në Greqi

Foto ilustruese

Greqia ka vendosur që të pranojë të gjithë personat e vaksinuar, të miratuar ose jo nga EMA, për hyrjen e turistëve në vend.

Nga ky vendim përfitojnë edhe qytetarët shqiptar, të cilët janë vaksinuar me vaksinat kineze dhe rusë, të cila ende nuk janë miratuar nga EMA (Agjencia Europiane e Barnave).

Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë, Vana Papaevangelou e cila iu referua vaksinave që do të pranohen në Greqi, në lidhje me vizitorët që do të hyjnë në muajt e verës.

Konkretisht do të pranohen qytetarët e vaksinuar me Novavax (SHBA), Sinovac Biotech (Kinë), Sputnic (Rusi), Sinopharm (Kinë) dhe CanSino Biologics (Kinë).

Kjo do të thotë që turistët që kanë bërë vaksinat e mësipërme do të mund të vizitojnë Greqinë pa detyrimin e testimit.

Pak ditë më parë ishte Francë e cila hapi dyert për qytetarët shqiptarë, të cilët janë vaksinuar me një nga 4 vaksinat që është njohur nga EMA; Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Ndërkohë që është u arritur edhe marrëveshja e parë mes Shqipërisë dhe një vendi anëtar të BE për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit kundër COVID. Shqipëria dhe Hungaria, vendosën njohjen e të gjitha llojeve të vaksinave dhe të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe arsyet e turizmit.

Po ashtu edhe Spanja vendosi të hapë kufijtë për të gjithë turistët që vijnë nga vendet jashtë BE, përfshirë edhe Shqipërinë, me kushtin që çdo udhëtar duhet të jetë i pajisur me certifikatën e vaksinimit, nga vaksinat e miratuar nga EMA ose nga OBSH. Një ndër vaksinat e miratuara për përdorim urgjent nga OBSH është edhe ajo kineze, Sinovac e cila po përdoret në vendin tonë për vaksinimin masiv.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu