‘Vendit i këndoj’, këngëtarët më në zë në Opera! Festivali i Shqiptar i Dancit, Blenard Azizaj në Elbasan! ‘Zbulimi’, me Salsano Rrapin në Bylis

Jetësohet sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas dhe Baletit koncerti me muzikë pop-rock “Vendit i këndoj” me këngëtarët më në zë nga e gjithë shqiptaria.

Mbahet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin “Bylis” në Fier shfaqja “Zbulimi” nga John Mccann, me regji të Salsano Rrapit.

Vijon në Teatrin Kombëtar Festivali Teatror i Shkollave të Mesme në Tiranë “Rin Art”. Gjimnazi “Andon Zako Çajupi” mban sot në orën 13.00 shfaqjen “Vdekja troket” nga Woody Allen, me regji të Brendi Bega.

Vijon këtë mbrëmje në orën 20.00 në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit shfaqja “Indian Party” me regji të Madi Selimit.

Nis sot në orën 19.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan “Albanian Dance Competition 2024” me koregorafin e njohur Blenard Azizaj me “Escape to return”.

Nga sot deri në 1 maj qëndron e hapur në galerinë “Fab” në Tiranë ekspozta “Arka e memories” me materiale nga arkiva e Universitetit të Arteve dhe me kurim të Ardian Isufit.

Vijon sot e nesër në Akademinë e Shkencave Panairi Mbarëkombëtar i librit akademik e shkencor, që mbahet në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Pret vizitorët deri në 10 maj në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri ekspozita personale e artistit Nazmi Hoxha “Ëndrra brenda ëndrrës”, me 123 vepra të realizuara në Amerikë.

Vijon e hapur deri në 5 maj në Galerinë e Arteve Tiranë ekspozita personale e artistit Buron Kaceli “Si ishim, si jemi, si ndihemi”, që sjell përmes pikturës nga transformimi i qyteteve tek ndryshimi psiko-social i njerëzve.

Qëndron e hapur deri në 27 prill ekspozita vetjake “Udhëtarët e kotësisë” e artistit Helidon Haliti në Galerinë e Arteve Shkodër.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu