‘Vendoret’/ Këshillat Bashkiakë, KQZ publikon ndarjet: PS renditet e para me 758 mandate, ‘BF’ dobët në rezultat

‘Vendoret’/ Këshillat Bashkiakë, KQZ publikon ndarjet: PS renditet e para me 758 mandate, ‘BF’ dobët në rezultat

Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar ndarjet për këshillat Bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 majit. Partia Socialiste ëshë renditur e para duke marrë 758 mandate. Ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë mori disfatën e dytë të humbjes në zgjedhjet vendore duke marrë vetëm 292 mandate.

Për këshillat bashkiakë ishin në lojë 1613 mandate në të 61 bashkitë e vendit. Peshën kryesore të mandatave e mbajnë bashkitë kryesore në vend si, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë.

Ashtu siç pritej pas rezultatit të kryetarëve të bashkisë në rang vendi, PS ka fituar bindshëm edhe në Këshilla Bashkiakë. 

 PS-ja fitoi numrin më të madh të kryetarëve të bashkive në rang vendi me 53 + 1 në koalicion me subjektin politik MEGA dhe rendiet forcë e parë edhe për këshillat bashkiakë. 

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin