Vendosën baste sportive në lokal, arrestohet 54- vjeçari në Durrës! Një tjetër procedohet penalisht

Vendosën baste sportive në lokal, arrestohet 54- vjeçari në Durrës! Një tjetër procedohet penalisht

Një 54- vjeçar është arrestuar në Durrës pasi vendosi baste sportive në lokal.

Po ashtu, policia ka arrestuar edhe një 18- vjecar pasi u kap në flagrancë luajtur lojëra fati, ndërsa nisi procedimi për pronarin e lokalit.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrolleve në Kavajë dhe në Manzë u goditën dy raste të  veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ç., 18 vjeç, banues në Golem, Kavajë, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", si dhe  proceduan penalisht pronarin e lokalit, shtetesin T. K., 26 vjeç, banues në Qerret, Kavajë, për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Po gjatë kontrolleve, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 54 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi nga kontrolli në lokalin e tij u konstatua duke vendosur baste sportive nëpërmjet telefonit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Greqia ligj lufte me Shqipërinë, Çuçi: Absurd i madh, nuk reflekton partneritetin tonë

Greqia ligj lufte me Shqipërinë, Çuçi: Absurd i madh, nuk reflekton partneritetin tonë