I vendosi tritol banesës së një polici dhe një qytetari në 2020, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër
Efektivi i policisë Prelë Milani dhe foto nga banesa (4 janar 2020)
SHKODËR- Dy ngjarje të ndodhur në vitin 2020, ku u regjistruar shpërthim me tritol në dy banesa në Shkodër, janë zbardhur. Policia ka vënë në pranga 33-vjeçarin Dedë Nika, pasi dyshohet s ei ka vënë tritol banesës së një polici dhe një tjetër banese në Shkodër.
Këto ngjarje kanë ndodhur të dyja me datë katër janar, por Nika nuk ishte identifikuar dhe pas tre vitesh u bë i mundur arrestimi i tij, Ndaj 33-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese", kryer në bashkëpunim. Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në kotëo ngjarje.
Më datë 4 janar, tre vite më parë, 33-vjeçari i ka vendosur tritol banesës së oficerit të policisë së shtetit Prelë Milani. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në lagjen 'Guerrile' dhe nuk pati asnjë person të lënduar. Në atë kohë, polici Milani nuk ka qenë në banesë kur ka shpërthyer tritoli, por vetëm gruaja dhe vajza e tij. Milani ka dëshmuar në polici asokohe se nuk ka patur konflikte, por dyshonte se ky sulm i ka ardhur si pasojë e detyrës si shef stacioni policor.
Ndërkohë, një tjetër shpërthim me tritol është regjistruar pak pas mesnatës së datës 4 janar në Shkodër, që dyshohet se është vënë nga Nika. Tiritoli i ishte vendosur banesës së Zef Bungasë në lagjen “Shtoj i Ri”.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?
-
Pronarët sherr
58%
-
Investigimet
20.5%
-
Lufta politike
21.5%
Vota total: 2641
Lajme të tjera
-
Po peshkonte me dinamit në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari në Fushë-Arrëz
26 Mars, 19:21
-
Tentoi të korruptonte policinë në Shkodër me 2000 lekë, arrestohet shoferi i dehur
26 Mars, 17:05
-
132 familje në Shkodër ngrihen në protestë: Duam legalizimin e banesave ose bojkotojmë zgjedhjet! E kemi nisur procesin që nga viti 2005
25 Mars, 12:30
-
Ina Zhupa denoncon abuzimet në konviktin e Vaut të Dejës: Po abuzohet me fondet publike dhe shëndetin e nxënësve
25 Mars, 11:59
-
VIDEO/ Do të trafikonin 17 kg kanabis në Mal të Zi, në pranga 3 të rinj në Malësi të Madhe (EMRAT)
25 Mars, 09:26
-
'Made in Shkodra', Vllaznia ndryshon stafin dhe i beson vendasve! Zv.trajner një 27-vjeçar
24 Mars, 14:31
-
Vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër, 25 vite burg për Arsen Stojkun, mik i familjes Lici
24 Mars, 14:26
-
Ura e Bardhajve në Shkodër rrezikon shembjen, 4 mijë banorë drejt izolimit! Administratori: Të ndërhyjë ARRSH dhe Bordi i Kullimit
22 Mars, 17:10
-
Zgjedhjet e 14 maji/ PD e Alibeajt mbështet kandidatin e Berishës në Vaun e Dejës
20 Mars, 21:05
-
Largimi i Mirel Josës, Vllaznia ndryshon pozicionet e stafit! Mësohet trajneri i ri
20 Mars, 15:31
-
Vidhet gjatë natës shkolla ‘Ismail Qemali’ në Shkodër, hajdutët arrijnë të marrin vetëm një laptop
20 Mars, 08:44
-
ZYRTARE/ Mirel Josa nuk është më trajner i Vllaznisë, caktohet tekniku i ri në Shkodër
19 Mars, 21:55