Venecia, alarm i kuq nga përmbytja në Bazilikën e San Marco-s dhe në të tjera monumente (FOTO+VIDEO)

Reshjet e shiut dhe përmbytjet kanë karakterizuar gjithë Italinë në orët e fundit. Në Venecia, lartësia e ujit nga përmbytjet ka arritur në 127 centimetra, kurse brenda Bazilikës së San Marco-s më shumë se 70 cm.

Qyteti-lagunë rrezikon përmbytjen në më shume se 70% të sipërfaqes së tij nëse niveli i ujit mbërrin 155 centimetrat, që do të ishte një ndër më të lartit e regjistruar këto 50 vitet e fundit.

Autoritetet lokale kanë vendosur të mbyllin për dy ditë, çerdhet dhe kopshtet në qendrën historike të Venecias, edhe pse disa prej objekteve më të frekuentuara prej turistëve, do të qëndrojnë të hapura.

Kapërcimi i nivelit një metër e gjysmë do të krijonte një gjendje vërtet shumë e rëndë, thonë autoritetet. Një situatë e tillë u shënua në 1966, kur uji mbërriti në 195 centimetra, çka ai u cilësua asokohe si një “event biblik”.

Moti i keq ka ndikuar edhe në Veneto dhe pjesën tjetër të Verilindjes, e ndikuar nga Ciklonet mesdhetarë që afrohen nga veri-perëndimi.

Situata meteorologjike përcaktohet si "shumë dinamike" dhe për këtë arsye e ndjeshme ndaj variacioneve.

Zona të prekura nga ciklonet janë edhe Kalabria dhe Puglia.

Moti i keq ka goditur edhe zonën Jonike të Lucania, në provincën e Matera-s ku rrugët janë shndërruar në shtrate lumenjsh

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet