Qyteti italian Venecia pritet të miratojë një vendim për vendosje të taksës prej 5 eurosh për vizitorët, me qëllim të kontrollimit të turizmit.
Të gjithë vizitorët mbi moshën 14-vjeçare do të duhen të paguajnë këtë shumë dhe ta rezervojnë paraprakisht hyrjen në qytet. Anëtari i Këshillit të qytetit për Turizëm, Simone Venturini, ka thënë se pagesa do të vlejë gjatë pikut të sezonit turistik, vitin e ardhshëm.
“Venecia është ndër qytetet më të vizituara evropiane, dhe vuan më së shumti nga turizmi i tepërt”, ka thënë ai.
Shkalla e lartë e turizmit konsiderohet çështje urgjente për qytetin. Venecia shtrihet vetëm në 7.6 kilometra katrorë, mirëpo atë e kanë vizituar gati 13 milionë turistë më 2019, sipas Institutit Kombëtar italian për Statistika.
Numri i vizitorëve pritet t’i tejkalojë shifrat e para-pandemisë në vjetët në vijim.
“Synimi ynë është që të kemi turistë që zgjedhin ditët për vizitë jashtë pikut të sezonit”, ka thënë Venturini.
“Dëshirojmë ta testojmë taksën, dhe nëse ka nevojë, ta përmirësojmë. Ne nuk mund të diskutojmë edhe 40 vjet për të mësuar mënyrën më të mirë”.
Më herët gjatë vitit, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNESCO) ka thënë se qyteti duhet të shtohet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik, pasi ndryshimet klimatike dhe turizmi masiv kërcënojnë dëmtim të pariparueshëm.
Sipas shifrave të autoriteteve, në Venecia aktualisht janë 49.693 shtretër për turistë dhe 49.308 shtretër për banorë – që nënkupton se shtretërit për turistë i tejkalojnë ata për vendasit./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?
-
I nevojshëm
73.2%
-
I pa nevojshëm
22.6%
-
Nuk kam mendim
4.3%
Vota total: 1263
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana binjakëzohet me Venecian, Veliaj: Fillojmë një histori të re bashkëpunimi në shumë fusha (Foto)
12 Maj, 18:10
-
Festa e Sensas, Tirana binjakëzohet nesër me Venecian! Veliaj ne Itali: Mezi pres që ky bashkëpunim i ri mes nesh të jetë i frytshëm
11 Maj, 18:41
-
Biletë për të hyrë në Venecia? Ja çfarë duhet të dini
25 Prill, 15:54
-
U lind në Shqipëri e u shkollua në Venecia, me Iva Lulashin pavijoni shqiptar i lidhur ngushtë me Bienalen e Artit dhe qytetin e dashurisë
12 Mars, 16:22
-
VIDEO/ Sherr në mes të restorantit në Venecia, kamerierët shkelmojnë dhe godasin me karrige klientët e huaj
27 Shtator 2023, 10:46
-
UNESCO s’e fut Venecian në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik
14 Shtator 2023, 22:31
-
Hyrja në Venecia pritet të bëhet me pagesë nga viti i ardhshëm
5 Shtator 2023, 17:45
-
Festivali i Venecias, 23 filma konkurrojnë për ‘Luanin e artë’! Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 9 shtator
3 Shtator 2023, 15:54
-
Pas incidentit me flamurin serb në koncert, Rita Ora shkëlqen në Venecia, bie në sy fustani kuqezi
31 Gusht 2023, 20:49
-
Nis Festivali i Filmit në Venecia! Nga sfilata me elegancën unike të Rampling e Salvinin në çift, te fjalimi i Cavanit: Unë gruaja e parë me ‘Luanin e artë’ për karrierën në 80-vjet histori
31 Gusht 2023, 16:38
-
Pagesat vjetore për taksën e ndërtesës për pronarët e fabrikave, depove, magazinave dhe parkimet e hapura do rriten deri në 76%
21 Gusht 2023, 07:34
-
UNESCO rekomandon vendosjen e Venecias në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik
1 Gusht 2023, 14:07