‘Verë më e qetë’, qytetarët në shesh për dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

TIRANË- Edhe gjatë fundjavës vijon procesi i vaksinimi për të gjithë ata qytetarë që parqiten në sheshin 'Skëndërbej' për të marrë dozën e dytë të Sinovac.

Ndërsa presin të marrin vaksinën anti-COVID, qytetarët ndihen më të qetë e të mbrojtur. Me situatën e pandemisë të stabilizuar, ata thonë se këtë stinë të verës do ta kalojnë më mirë se ajo e një viti më parë.

"Shumë e lehtë. Ishalla më e mirë vera. Orari i policisë s'duhet hequr duhet respektuar se e kemi akoma virusin nëpër këmbë", thotë një qytetar.

"Jemi më të qetë. Do na vijnë fëmijët se i kemi larg. Të takohemi me nipër dhe mbesa. Ndihemi më ndryshe, vjet ishim të shkundur fare", shprehet një qytetare.

"Pas vaksinës nuk ndiejmë ndonjë gjë. Këtë verë e shoh më me optimizëm. Do ndihemi të qetë dhe më të lirshëm", tha një i moshuar ndërsa priste të merrte dozën e vaksinës.

"Shumë mirë. Nuk kisha asnjë efekt", tha një qytetare.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer më tepër se 765 mijë vaksinime. Për punonjësit e transportit publik injektimi i dozës së parë po vijon në stadiumin 'Air Albania', ndërsa më shumë se 6 mijë punonjës të hoteleri-turizmit janë vaksinuar, për të pasur një sezon turistik më të lehtësuar.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Puthja e gabuar', trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit (VIDEO)

'Puthja e gabuar', trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit (VIDEO)