Veriu nën 'pushtetin' e flakëve, dy vatra të reja zjarri, një në Kukës dhe një në Shkodër

Dy vatra zjarri janë aktivizuar ditën e sotme në veri të vendit, ku një është në Dragobi të Kukësit dhe një në Vaun e Dejës në qarkun e Shkodrës.

Zjarri në Dragoni të  Kukësit ka rënë në terren malor dhe mjaft të vështirë ku ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë. Era po favorizon flakët duke i përhapur ato dhe djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar banorë të zonës, punonjës të zjarrfikëses, në përpjekje për t'i vënë  flakët në kontroll.

Gjithashtu një vatër zjarri është aktivizuar edhe në fshatin Kukel të bashkisë Vau i Dejës, ku janë djegur disa hektarë tokë. Mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa po punohet nga zjarrfikëset që të shuhet dhe të mos rrezikohen banesat rreth vatrës së zjarrit.

Më herët në qarkun e Shkodrës u dogj edhe një kullë 150 vjeçare në zonën e Thethit.  Kjo ishte kulla e dytë më e vjetër në lagjen Gjeçaj, një ndërtim karakteristik që tashmë është shkrumbuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri' të dielën në 'Veri Jug' ora 13:30 në Report Tv

'Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri' të dielën në 'Veri Jug' ora 13:30 në Report Tv