Verstappen tjetër nivel, Red Bull fiton garën e Spanjës në F1! Holandezi vendos 'diktatin'

Verstappen tjetër nivel, Red Bull fiton garën e Spanjës në F1! Holandezi vendos 'diktatin'

Max Verstappen me Red Bull-in e tij

Çmimi i Madh i Spanjës në Formula 1 nuk ka dhuruar surpriza. Në pistën e Katalunjës në Barcelonë, Max Verstappen me Red Bullin e tij zuri vendin e parë, duke dominuar këtë sezon në F1. Holandezi që u nis nga vendi i parë nuk e ka humbur asnjë moment pozicionin, duke vënë diktatin në një sezon ku duket se nuk ka kundërshtarë.

Pas 66 xhirove në pistë, holandezi kampion bote duket se ka hedhur edhe këtë sezon pretendimet për titullin kampion, duke qenë në krye. Pas tij në garën e Barcelonës u renditën makinat Mercedes, me Lewis Hamilton që u ngjit në podium si i dyti dhe George Russell në vendin e tretë. Sergio Perez vetëm i katërti, ndërsa Fernando Alonso me Aston Martin u pozicionua në vendin e shtatë.

Pas shtatë garave në këtë sezon, Verstappen me 170 pikë mban kreun e klasifikimit, ndjekur nga shoku i skuadrës, Perez me 117 pikë. Alonso në vendin e tretë me 99, teksa Hamilton vetëm i katërti me 87 pikë. Pas garës së sotme, vëmendja shkon në Çmimin e Madh të Kanadasë që zhvillohet më 18 qershor në cirkuitin e Gilles Villeneuve.

Renditja në Barcelonë:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Ish konkurrentët e Big Brother së shpejti bëhen prindër! Sara publikon barkun e rrumbullakosur, Bardhi e puth

Ish konkurrentët e Big Brother së shpejti bëhen prindër! Sara publikon barkun e rrumbullakosur, Bardhi e puth