'Vërtetoni që nuk jeni ish-Sigurimsa', Hajdari propozon projektligji për kandidatët e posteve publike  

'Vërtetoni që nuk jeni ish-Sigurimsa', Hajdari propozon projektligji për kandidatët e posteve publike  

20 shkurti 1991 ku shënoi rrëzimin e komunizmit dhe ardhjen e demokracisë, ka sjellë ndryshe deputeten e opozitës parlamentare Rudina Hajdari. Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, ajo i është drejtuar drejtpërdrejtë qytetarëve, duke thënë se sot 29 vite më pas, ende nuk janë arritur dy aspiratat më të mëdha të saj dite që shënoi rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Hajdari tha se sot i ka propozuar Kuvendit një projektligj, i cili detyron çdo kandidat të provojë se nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe nuk ka gisht në torturimin, internimin apo vrasjen e dhjetëra mijëra shqiptarëve gjatë diktaturës, para se të konfirmohet si kandidaturë e zgjidhshme në çfarëdo posti publik, në mënyrë që të bëhet një bilanc i plotë i asaj që ka ndodhur gjatë diktaturës dhe të ndëshkohen përgjegjësit.

Gjithashtu Hajdari  kërkon ndërtimin e një demokracie funksionale që fillon me ndryshimin e sistemit zgjedhor, për të cilën ajo thekson se po lufton fort që t'iu kthejë fuqinë qytetarëve.

'29 vite më parë të drejtuar e frymëzuar nga lëvizja studentore, qytetarët shqiptarë rrëzuan një nga regjimet më të egra diktatoriale në botë. Kjo është një ditë e cila duhet të mbetet e lartësuar në memorien e gjithsecilit prej nesh, por edhe e gdhendur në historinë e popullit shqiptar. Një ditë që na tregon fuqinë e bashkimit mbi përçarjen, forcën e popullit mbi diktatorët, forcën e ideve mbi dhunën e terrorin. Fatkeqësisht, 29 vite më vonë, edhe pse kemi bërë shumë progres, kemi dështuar në dy nga aspiratat e 20 shkurtit 1991.

Kemi dështuar në ndërtimin e një demokracie funksionale duke vazhduar të operojmë me një mentalitet drejtues gati diktatorial, i cili pasqyrohet që nga mënyra se si drejtohen partitë politike me grusht të hekurt nga kryetarët e deri te format aspak demokratike të qeverisjeve. Për këtë arsye unë kam luftuar, po luftoj dhe do luftoj pa kompromis për të demokratizuar vendin. Një nga mjetet për ta realizuar këtë është padyshim ndryshimi i sistemit zgjedhor, duke ia dhënë fuqinë që sot kanë kryetarët, qytetarëve.

Së dyti, kemi dështuar të bëjmë një bilanc të plotë të asaj që ndodhi gjatë diktaturës dhe të ndëshkojmë përgjegjësit. Ende sot, ish drejtues apo bashkëpunëtorë të rrezikshëm të regjimit e sigurimit vazhdojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes, duke minuar demokracinë. Jam krenare që sot i kam propozuar Kuvendit dhe Këshillit Politik një projektligj, i cili detyron çdo kandidat të provojë se nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe nuk ka gisht në torturimin, internimin apo vrasjen e dhjetëra mijëra shqiptarëve gjatë diktaturës, para se të konfirmohet si kandidaturë e zgjidhshme në çfarëdo posti publik.

Ka ardhur koha të shkëputemi nga e shkuara, jo vetëm me fjalë por me vepra. Ka ardhur koha për ta çuar amanetin e atyre që dhanë jetën për demokraci deri në fund', thotë Hajdari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sigurimsi: 21/02/2020 09:41

    duhet te vertetetoni qe dhe eterit tuaj nuk kane pasur te bejne me sigurimin e shtetit ose agjentura te huaja para dhe pas 90_tes

    Përgjigju
  • Eri: 21/02/2020 08:08

    Ti je k..... femer

    Përgjigju
  • Sami: 21/02/2020 07:19

    Kjo eshte karafile fare. N Prape me bashkepuntore e sigurimsa. O zonje, sigurimsi ishte nje puninjes i shtetit, ashtu si polici apo doktori. Ligjin propozoje por per ato qe kane qene anetare te Partise se punes deri me brezin e trete lale. Dhe keshtu zgjidhet. Gje e leshte mos kem njeri.

    Përgjigju
  • Lleshi: 21/02/2020 00:00

    Te lumte moj zonje po kjo qe po kerkon sot duhet te Ishtar bere 30 vjet perpara, drejtimi i shqiperise pa komunista dhe sigurimsa ne krye, ajo do ishte democracy dhe sdo kishim perfunduar reugeve te botes, u shpopulluam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon