Vetëflijimi i familjes Josifi/ Mane: Ikën nga Përmeti pas vetëvrasjes së babait, por në Tiranë s'e gjetën veten! U ndjenë 'qytetare të dorës së dytë'

TIRANË- Si një djalë nga Përmeti, një qytet i vogël ku të gjithë i njohin të gjithë, gazetari Bledi Mane në studion e Report Tv rrëfen se e ka njohur familjen Josifi, teksa e përshkruan atë si një familje model. Duke u kthyer shumë pas në kohë, për Manen, pika e kthesës në familjen e tyre ishte vetëvrasja e babait. Kurrsesi vdekjen e tij nuk e lidh me fenë, por rrëfen se ai zgjodhi që të largohej në mënyrë tragjike nga jeta për shkak të opinionit të njerëzve, pasi humbi njërin krah.

"Vijmë nga e njëjta zonë. Provincat kanë qenë një familje model, kishin dy vajza shumë të arsimuara, të lexuara, të diplomuara njëra për inxhinieri elektronike tjetra shkenca ekonomike, përfunduan besimtare të verbëra. Shkeca u vu poshtë nga besimi i errët, që ndodh rrallë. Është një humbje e dyfishtë se kanë humbur në mënyrë çnjerëzore dhe komunitetit do t'i mungojnë. Vdekja e babait të tyre ka goditur fort delikatesën femërore ose qetësinë në familje. Ajo që quhet "figura e babait" një njeri që qëndron në krye të familjes, jo që komandon, por drejton, dhe beson se e ndjera ka bërë edhe rolin e babait. Teprica e një nëne të tillë, në kuptimin që rajoni i Korçës, Kolonja, Përmeti ka shumë femra të forta, por edhe posesive. Femra që duan të komandojnë financat, që duan të zgjedhin të drejtat e studimit për fëmijët madje edhe partnerit. Modeli grek i prindërimit. Nënat në atë rajon duan të kontrollojnë, të jenë "Big Brother të fëmijëve të tyre. Babai ishte një mësues i nderuar, por fatkeqësia që i kishte ndodhur në jetë, gjymtimi i krahu dhe jetesa në një provincë ku bulizmi ishte i përmasave të frikshme, mësuesi të shkonte para nxënësve me një krah, mendoni sa dramatike ka qenë në vitet 90, ngarkesa emocionale e ka detyruar të vetëflijohet. Janë familje ortodokse, kanë qenë brenda një besimi normal", tregon Mane në intervistën me gazetarin. 

Largimi pas vetëvrasjes së babait drejt Tiranës kryeqytet, ku njerëzit janë më mëndje hapur të paktën "në teori", nuk ndryshoi asgjë, sipas Manes në jetën e tri vajzave të familjes Josifi. Ai thotë se dhe këtu në Tiranë, vajzat nuk arritën që të gjenin veten, që për të, i ka bërë të distancohen nga njerëzit.

"Në Tiranë, fisi i ka ndihmuar shumë ekonomikisht, fillimisht banesa ishte me qira, pastaj e kanë blerë në Kombinat,  por besoj se nuk gjetën veten, janë ndjerë të izoluara, janë ndjerë qytetare të dorës së dytë dhe besoj këtu fillon drama. Ato vajza të brishta të mirëarsimuara, të edukuara, madje u largua dhe nga puna ku ishte inxhiniere elektronike teprimi i besimit fetar ka rrezatuar edhe në marrëdhënie të punës që e larguan. Shkuan nga tragjedia në tragjedi, marrëdhënia me nënën ka qenë shumë e fortë dhe komanduese", përfundon Mane në Report Tv.

Si ndodhi ngjarja? Tragjedia e 2 korrikut tronditi opinionin publik. Nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vdekura në shtëpi, e ndërsa Blerta në gjendje të rënduar. Në dëshminë e kësaj të fundit, Anisa kishte vdekur më 27 prill 2019, pra 15 muaj më parë dhe ajo dhe nëna e saj po bënin sakrifica për ringjalljen e Anisës që kishin lexuar në librat fetare. Ato para 15 vitesh kishin qenë pjesë e Kishës Ungjillore, por prej 6 vitesh nuk shkonin më dhe ritet fetare i kryenin në shtëpi. Në reagimin e Kishës Ungjillore, ato theksonin se çdo fe beson në ringjallje, por kurrsesi nuk predikojnë vetëvrasjen. Për pastorët e Kishën Ungjillore Fitor Muça dhe Akil Pano, pas tyre fshihen sekte satanike.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/07/2020 01:18

    Te vesh nga nje qytet I vogel ne nje te madh eshte gjithemone depresiv.Zakonisht ne qytete te medhaja shkohet per tu zhdukur ne turme per te humbur gjurmet.Me kujtohet njehere kam degjuar per nje gangster amerikan te viteve 20-30',Dillinxher qe krimet I bente ne qytete te vogla,por vajti pastaj ne Nju Jork ca kohe ,te humbte gjurmet e te shijonte jeten normale. Per njerez qe nuk I pershtaten ketij ndryshimi,ku vertet shpetojne nga thashethemet provinciale,por deshtojne ne te adoptuarit e menyrave te reja te jeteses e konceptece ,te zakonshme keto per metropolet,kjo eshte nje katastofe e vertete .Keta njerez do donin te rifitonin ngrohtesine ,dashurine e respekin qe kane patur mes miqsh e te njohurish qe kane patur ne keto qytete,por jo armiqte personale e thashethemexhinjte,por kjo ne qytete si Tirana eshte e pamundur ,sepse askush nuk can koke per ta.Ky boshllek fillon e mbushet nga gjera te tjera,si ne kete rast besimet ekstreme ,qe ju thone:ju jeni vetem ne Tirane ,por ama mos u merzisni se na keni neve e do gjeni ngushellim ne doktrinat tona,e keshtu perfundohet ne tragjedi.Kjo situate eshte me e komplikuar per ata qe shkojne jashte ,sidomos kur jane te moshuar e nuk I dine ghuhet e vendeve te huaja dhe aty preballen me indiferentizmin e pergjithshem dhe mungesen e shoqerise bashkombetare.

    Përgjigju
  • Une: 10/07/2020 00:17

    “Jane ndjere qytetare te dores se dyte”. Po pse ça prisje ti tapetin e kuq si celebritet? Mos fol budalliqe. Thuaj qe i thane trurit mirupafshim edhe ta besoj

    Përgjigju
  • Ina: 09/07/2020 19:17

    O zot cfare gazetari je ti,cfare flet ne nje medja nuk flet ne tjetren,nje here the se ishin te varfer,si mund tu thuash te varfer dy vajza me shkolle te larte e shtepi e blere ne tirane,kur te vdes nje njeri i shtepise nuk cmenden te gjithe familjaret,thua se nuk e gjeten veten ne tirane si do ta gjenin veten ndryshe dy vajza te shkolluara e te bukura e ne pune,mos kini frike po flisnin hapur ashtu sic po flasin te afermit,Ato i ka helmuar feja gjysh ne Permet e ka vazhduar ne Tirane.Kam nje te njeri te timin ne Kanada me shkolle te larte 40 vjece e frekunton nje here ne jave nje fe thote me pastor thote gjera te cuditshme per ringjalljen,i kam ba lutje hiq dore

    Përgjigju
    • Shqiperia ime: 09/07/2020 22:09

      Rrofte diktatura e proletariatit. Ta vendosim ne kushtetute qe te qe te ndalohet feja. A ty te ka zene truri ndryshk qe ne kohen e komunizmit. Me shume vleresoni theniet e Mao Ce Dunit sesa faktet dhe historine.

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Fshesa’ në Partinë e Lirisë, Elona Guri ‘ngushëllon’ Braimllarin pas largimit dhe i përgjigjet Metës: S’i kemi tradhtuar kurrë idealet tona

‘Fshesa’ në Partinë e Lirisë, Elona Guri ‘ngushëllon’ Braimllarin pas largimit dhe i përgjigjet Metës: S’i kemi tradhtuar kurrë idealet tona