Vetëflijimi i nënë e bijë/ Dëshmia e vajzës: Motra u pushtua nga 'demonët'! Kisha Ungjillore: Familja anëtare e jona para 15 vitesh, s'predikojmë vetëvrasjen

TIRANË- Blerta Josifi, e mbijetuara e tragjedisë në Kombinat, përtej imagjinatës ka memorizuar datën e vdekjes së motrës, Anisës më 27 mars 2019, pra 15 muaj më parë. Ajo thotë se nëna vdiq e ulur në gjunjë më 2 korrik, (kur dhe u gjetën trupat e pajetë), teksa të dyja rrinin pa ushqim në shenjë sakrifice ndaj Zotit për të fituar ringjalljen e motrës. Në dëshminë e saj, nga spitali Psikiatrik ku është e shtruar prej 4 ditësh, Blerta ka pranuar se ishin pjesë të Kishës Ungjillore, por që kishin rreth 5 vite që nuk shkonin më në kishë dhe se ritet fetare i kryenin në shtëpi. Për vdekjen e Anisës, ajo rrëfen se nuk i kanë treguar askujt, por vazhduan ta mbajnë trupin në banesë pasi së bashku me nënën besonin se nëse do të bënim sakrifica, Anisa do të kthehej sërish në jetë.  

"Anisa përpara se të vdiste ishte pushtuar nga djalli. Asnjëherë nuk e çuam për mjekim dhe për krizat e saj nervore. Asnjë person nuk e dinte vdekjen e saj, as nga Kisha Ungjillore, pasi kemi rreth 5 vite që nuk shkonim, dhe e vazhdonim vetë rrugëtimin me Zotin. Motra ka ndërruar jetë në 27 mars 2019, ndërsa nëna ka ndërruar jetë në 2 korrik 2020. Të trija kishim besim të madh në Zot dhe jemi pjesë e Kishës Ungjillore, por kemi rreth 5 vite që nuk shkojmë në kishë. Përpara se të ndërronte jetë, nëna kishte qëndruar 52 ditë pa ngrënë. Për vdekjen e Anisës nuk i treguam asnjë personi, por vazhduam ta mbajmë trupin në banesë pasi së bashku me nënën besonim se nëse do të bënim sakrifica, Anisa do të kthehej sërish në jetë", mësohet të ketë thënë Blerta në dëshminë e saj, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno.

Familja Josifi, sipas Kishës Ungjillore të cilët dolën në një deklaratë për mediat, kanë qenë pjesë e regjistrave të tyre para 15 vitesh, kur jetonin në Përmet, por me ardhjen e tyre në Tiranë, shprehen se mund të kenë qenë thjesht "vizitore". Pastori i kësaj Kishe në Kombinat prej 10 vitesh, Ergest Biti njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i Vllazërisë  Ungjillore, tha se nuk e kishte parë kurrë personalisht këtë familje.

VIDEO/ Pamjet brenda banesës Josifi në Kombinat

 

"Në bazë të komunikimeve kanë qenë para 15 vitesh në Përmet, ndërsa në tiranë mund të kenë qenë vizitore, por nuk rezultojnë si anëtare të kësaj Kishe. Kishat janë të hapura çdo ditë, marrin libra, por nuk kanë qenë si pjesë anëtare të Kishës. Unë jam pastor në Kombinat dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë për këtë familje, madje gjatë kohës së pandemisë ne kemi vizituar disa qindra familje që i kemi të regjistruara dhe i kemi ndihmuar në mënyra të ndryshme dhe asnjë nga emrat që kemi marrë nga minibashkia dhe nuk ka rezultuar asnjëherë pjesë e Kishës Ungjillore", u shpreh Biti. Në vijim të kësaj deklarate, duke mos e pranuar se kanë qenë pjesë e tyre, Presidenti Ylli Doçi, e konsideroi si një dështim të fesë së tyre nëse familja Josifi do të kishte qenë "Ungjillore".  Ai shprehet se çdo fe beson te ringjallja, por dënohet vetëvrasja.

"Nëse një Ungjillor arrin të shkojë kundër besimit të vetë, siç shkojnë këto vajza duke vdekur nga uria, kjo është dështim, ne inkurajojmë që të shkohet përtej sakrificave. Fitorja është që përballë çdo vështirësi ti qëndron me shpresë. Në Bibël nuk glorifikohet vetëvrasja", tha Doçi. 

Këtë të hënë, katër ditë pas ngjarjes tragjike, forcat zjarrfikëse janë rikthyer në shtëpinë e familjes Josifi! Qëllimi është dezinfektimi i ambienteve, teksa kanë bërë të mundur edhe largimin e dyshekut ku ka qëndruar për 15 muaj e vdekur Anisa, në pritje të ringjalljes. Kanë qenë fqinjët që e kanë bërë një kërkesë të tillë për shkak të erës së keqe që vinte nga kjo banesë. Edhe pse trupi i pajetë i Anisës është lyer me vaj e me uthull për 15 muaj me radhë, në mënyrë që të mos ndihej era, aroma ka deportuar edhe në shtëpitë e fqinjëve, të cilët mendonin se e gjitha vinte për shkak të tubacioneve dhe nuk e kishin çuar ndërmend se në pallatin e tyre mbahej e vdekur e reja. Krevati ku kishte qëndruar Anisa ishte pranë dritares së dhomës së gjumit, pranë së cilës ishte vendosur edhe një ventilator. 

Report Tv është futur në ambientet e brendshme të shtëpisë në zonën e Kombinatit ku kanë jetuar Zhaneta, Anisa dhe Blerta, kjo e fundit ka arritur të shpëtojë. Siç shihet në video, mund të thuhet se kushtet ku ka jetuar familja Josifi kanë qenë të mira, çka përjashton mundësinë se shkak për vetëvrasje kanë qenë vështirësitë ekonomike. Gjithçka ka mbetur nga ajo shtëpi janë mobiljet, teksa mësohet se familjarët kanë ardhur për të marrë sendet me vlerë.

E vetmja e mbijetuar nga kjo ngjarje tragjike është Blerta! Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe, u përcollën në banesën e fundit në Përmet, aty ku prehet dhe bashkëshorti i Zhanetës dhe babai i Anisës, prej 6 vitesh, i cili edhe ai vrau veten duke u hedhur nga pallati.

*Raportuan për Shqiptarja.com gazetarët Merin Maçi, Arsen Rusta dhe Elton Qyno

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Vetëflijimi në Kombinat/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Ngushëllime familjes Josifi, të mos diskriminohen komunitetet fetare

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar në lidhje me tragjedinë e familjes Josifi në Kombinat që çoi në vetëflijimin e një nëne dhe vajzës së saj. Komisioneri mbështet hetimet e Prokurorisë së Tiranës  dhe apelon institucionet, njerëzit me profil publik por edhe kompanitë mediatike të trajtojnë këto ngjarje me ndjeshmëri të lartë publike e me seriozitet. Ai ka theksuar se duhet të raportohet me standardet e kodit të etikës dhe vetëpërmbajtje në mos diskriminimin e komuniteteve fetare, me etiketime që cënojnë dinjitetin e njeriut dhe besimin fetar.

Postimi i plotë:

Deklaratë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar. KMD dhe QBNF ngushëllojnë familjen Josifi për humbjen e pakuptimtë të dy jetëve dhe mbështet hetimet gjithëpërfshirëse të Prokurorisë e Tiranës për rrethanat e ngjarjes që tronditën opinionin publik. Në këtë kontekst, ftohen mediet të raportojnë ngjarjen me standardet e kodit të etikës dhe vetëpërmbajtje në mos diskriminimin e komuniteteve fetare, me etiketime që cenojnë dinjitetin e njeriut dhe besimin fetar. Ngjarje me ndjeshmëri të lartë publike kanë nevojë të trajtohen nga institucionet shtetërore, njerëzit me profil publik, por edhe nga kompanitë mediatike me seriozitet dhe në respektimin të lirisë së besimit të çdokujt. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi garanton çdo qytetar dhe komunitet që i cenohet dinjiteti për shkaqe diskriminimi.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Ora 15:00
'Më tha Anisa është mirë, s'ka mundësi të flasë'/ Dëshmia e vëllait të Zhaneta Josifit, biseda e fundit me motrën

Vëllai i Zhaneta Josifit ka shkuar në polici më 2 korrik 2020 pasi prej disa ditësh nuk ka mundur që të komunikonte me motrën e tij dhe vajzat e saj. Madje me vajzën e vogël, Anisa Josifin rrëfen se kishte më shumë se dy vite që nuk e kishte takuar dhe nuk kishte pasur mundësi kontakti.

"Prej disa kohësh motra dhe vajzat ishin filluar të praktikonin besimin fetar. Gati 2 vite që nuk komunikoj me vajzën e vogël Anisën dhe sa herë që pyesja motrën, më thoshte se nuk gjendej në shtëpi", mësohet të ketë thënë vëllai i Zhaneta Josifit, S.F. Ai kishte shkuar edhe më herët në shtëpinë e motrës, ku i kishte kërkuar Zhanetës që të fliste me Anisën, por përgjigja e saj kishte qenë "Anisa është në moshë madhore dhe nuk ka pasur mundësi të flasë me njerëzit, por është shumë mirë dhe nuk ka probleme".

Pas këtij denoncimi në polici, Report Tv mëson se efektivët e komisariatit numër 6 kanë shkuar në banesën e familjes Josifi, kanë trokitur disa herë tek dera, por nuk ka pasur reagime. Për këtë arsye është njoftuar shërbimi zjarrfikës për të bërë hyrjen në banesë. Kur është hapur dera e shtëpisë, janë konstatuar dy viktima Zhaneta Josifi dhe vajza Anisa, teksa Blerta Josifi është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zhaneta Josifi e pajetë ka qenë e ulur në gjunjë afër divanit të sallonit ndërsa në dhomën e gjumit mbi një krevat dopio është gjetur trupi i pajetë i Anisa Josifit e dekompozuar, e mbuluar me copa të ndryshme dhe me jorgan. Në banesë, thonë burime nga policia, janë gjetur libra të ndryshëm fetar dhe shënime të ndryshme të shkëputura në disa fletore, për të cilat më vonë u mësua se i përkisnin Kishës Ungjillore.

Ora 14:28
Doçi: Nëse vajzat ishin 'Ungjillore' ka dështuar feja jonë! Të gjithë besojmë ringjalljen, por s'predikojmë vetëvrasjen (VIDEO)

Presidenti i Vëllazërisë  Ungjillore të Shqipërisë, Ylli Doçi e ka quajtur si dështim të fesë së tyre në rast se vajzat kanë qenë Ungjillore dhe kanë vrarë veten. Ai shprehet se çdo fe beson te ringjallja, por e dënojnë vetëvrasjen.

"Ne si përfaqësues u informuam për familjen Josifi dhe për tragjedinë e tyre. Me këtë rast ne duam të ngushëllojmë të afërmit për humbjen e pakuptim të jetëve në izolim dhe shërim të plotë të vajzës së mbijetuar. Vërejmë një fenomen të rrezikshme në mediave të shkaqeve jo materiale të vdekjes së tyre duke implikuar vrasjen me fenë. Në mënyrë absurde u theksua ideja e ringjalljes si problematikë kur fakti është se të gjitha fetë besojnë në ringjall dhe vetë ideja e ringjalljes është faktorë inkurajimi për jetën heroike përballë çdo sfide dhe jo kapitullimi para vdekjes.

Pastaj zhvillimet e implikimeve në shërbesat e Kishës Ungjillore, këto shërbesa i keni çdo ditë, pastaj zhvillimet e implikimeve përsëri jepet si shpjegim duke helmuar pa të drejtë perceptimin normal që kanë për kishat.  Të vajtojmë jetët e humbura dhe të urojmë shërim të mbijetuar, pastaj të gjykojmë faktorët, ti analizojmë me mençuri se pastaj do të mbrojmë harmoninë dhe shëndetin mendor të shoqërisë sonë që në këto ditë pandemia është e rënduar.

nuk i njoh të gjithë njerëzit që vijnë në Kishë. Nëse këto familje kanë qenë dhe janë, e kuptojnë veten e tyre Ungjillore, ju duhet të kuptoni një Ungjillor vjen nga Ungjill, "lajm i mirë", dhe lajmi i mirë është "Perëndia na do". Nëse kanë qenë Ungjillore, se mund të vish në takime e Kishës, por nuk do të thotë se je Ungjillor, kjo që ata kanë bërë do të ishte dështim i besimit tonë. Nëse një Ungjillor arrin të shkojë kundër besimit të vetë, siç shkojnë këto vajza duke vdekur nga uria, kjo është dështim, ne inkurajojmë që të shkohet përtej sakrificave. Fitorja është që përballë çdo vështirësi ti qëndron me shpresë. Në Bibël nuk glorifikohet vetëvrasja. Unë nuk e di se çfarë kanë menduar ato", tha Doçi.

Ora 14:15
Përfaqësuesi i Kishës Ungjillore: Familja Josifi ka qenë anëtare e jona para 15 vitesh kur ishin në Përmet

Sekretari i Përgjithshëm i Vllazërisë  Ungjillore, Ergest Biti ka deklaruar se familja Josifi ka qenë anëtare e këtij Komuniteti Fetar para 15 vitesh në Përmet, por me ardhjen e tyre në Tiranë ato kanë qenë vizitore, por jo anëtare.

"Në bazë të komunikimeve kanë qenë para 15 vitesg në Përmet, ndërsa në tiranë mund të kenë qenë vizitore, por nuk rezultojnë si anëtare të kësaj Kishe. Kishat janë të hapura çdo ditë, marrin libra, por nuk kanë qenë si pjesë anëtare të Kishës. Unë jam pastor në Kombinat dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë për këtë familje, madje gjatë kohës së pandemisë ne kemi vizituar disa qindra familje që i kemi të regjistruara dhe i kemi ndihmuar në mënyra të ndryshme dhe asnjë nga emrat që kemi marrë nga minibashkia dhe nuk ka rezultuar asnjëherë pjesë e Kishës Ungjillore", u shpreh Biti.

Ora 12:22
Dëshmia e Blerta Josifit: Anisa ishte 'pushtuar nga demonët' para se të vdiste! Ishim pjesë e Kishës Ungjillore! Ritet i kryenim në banesë, besonim në ringjallje

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno zbardh dëshminë e Blerta Josifi, të vetmes së mbijetuar nga tragjedia në Kombinat. Blerta rrëfen se ato ishin pjesë e Kishës Ungjillore, por prej 5 vitesh nuk shkonin në Kishë, duke bërë që ritet fetare t'i ndiqnin në shtëpi. Para vdekjes, rrëfen Blerta, motra e saj Anisa ishte "pushtuar nga demonët", dhe se për këtë nuk e kishin dërguar asnjëherë në spital. Ajo jep edhe detaje, duke konfirmuar se Anisa ka ndërruar jetë 15 muaj më parë. më konkretisht më 27 mars dhe nuk i kishin treguar askujt pasi besonin shumë në Zot dhe se nëse do të bënin sakrifica ajo do të rikthehej sërish në jetë.

"Anisa përpara se të vdiste ishte pushtuar nga djalli. Asnjëherë nuk e çuam për mjekim dhe për krizat e saj nervore. Asnjë person nuk e dinte vdekjen e saj, as nga Kisha Ungjillore, pasi kemi rreth 5 vite që nuk shkonim, dhe e vazhdonim vetë rrugëtimin me Zotin. Motra ka ndërruar jetë në 27 mars 2019, ndërsa nëna ka ndërruar jetë në 2 korrik 2020. Të trija kishim besim të madh në Zot dhe jemi pjesë e Kishës Ungjillore, por kemi rreth 5 vite që nuk shkojmë në kishë. Përpara se të ndërronte jetë, nëna kishte qëndruar 52 ditë pa ngrënë. Për vdekjen e Anisës nuk i treguam asnjë personi, por vazhduam ta mbajmë trupin në banesë pasi së bashku me nënën besonim se nëse do të bënim sakrifica, Anisa do të kthehej sërish në jetë", mësohet të ketë thënë Blerta në dëshminë e saj.

Ora 11:48
Fotot e papublikuara/ Kush janë Anisa dhe Blerta Josifi që synonin ringjalljen

1594029116_anisablerta001001.jpg

Blerta dhe Anisa Josifi

Report Tv sjell foto të reja nga Anisa dhe Blerta, dy vajzat që synonin ringjalljen duke e vetëvrarë. Blerta arriti të shpëtonte, e ndërsa Anisa ka ndërruar jetë dhe për më se 15 muaj ka qëndruar e vdekur në shtëpi, teksa trupin ia kanë lyer me vaj e me uthull që të mos ndihej aroma.

Ora 11:45
VIDEO/ Momenti kur nxirret nga shtëpia dysheku ku qëndroi 15 muaj e vdekur Anisa Josifi! Dezinfektohet shtëpia (VIDEO)

Zjarrfikëset kanë bërë dezinfektimin e banesës së familjes Josifi, kjo pasi banorët e kanë kërkuar për shkak të aromës së keqe që vinte në pallat. Report Tv sjell video nga brenda shtëpisë, teksa shihet edhe momenti kur forcat zjarrfikëse nxjerrin nga banesa dyshekun ku ka qëndruar për 15 muaj e vdekur. Krevati i saj ishte pranë dritares dhe për të mos i ardhur aromë të keqe trupit të pajetë, ajo është lyer me vaj e me uthull dhe te koka i është vendosur edhe një ventilator.  

1594033197_1594026800dysheku.jpg

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genj: 07/07/2020 07:52

    Do mbani pergjesi qe akuzuat desmitaret

    Përgjigju
  • Iris: 07/07/2020 00:51

    Te vjen keq qe dy vajza me shkolle te larte te manipuloheshin kaq lehte.Ketu ne U.S.A.evangjelistet kane dale si sfidues e kundershtues te urdherave federale o shteterore ne lidhje me ndalimin e grumbullimeve per shkak te Covidit,dhe po rrezikojne jete njerezish,gjithashtu disa prej tyre njihen si manipulues me fame.Po ju tregoj per nje rast ku nje tele-evanjelist nga ata te megachurches(emrin e kam haruar)u kerkonte para nje vit e ca besimtareve qe ndiqnin kishen e tij te dhuronin dollare qe ai te blinte nje avion privat ,<<se zoti I kishte thene qe me kete menyre te predikonte ungjillin ne bote.>>Kjo u be skandal deri dhe CNN foli per te ,por kur gazetaret I kerkuan shpjegime as qe deshi t'ia dinte fare.Dhe ka plot te tille sharlatane qe abuzojne me besimtaret,ashtu sic ka besimtare te tille qe bihen ne gracka te tilla e mashtrohen.Dikush jep kursimet e nje jete me shprese per parajsen ,dikush rrezikon jeten se beson se Covidi nuk e ze ,se ka besim te zoti ,por ka dhe raste ekstreme kur njerezit nuk kurohen me ilace se besojne se kurohen me lutje ose si rasti I kesaj familje fatkeqe qe sakrifikuan jeten ne pritje te nje parajse qe nuk ka per te ardhur kurre.

    Përgjigju
  • Adela: 06/07/2020 17:28

    Nga dolen keta "ungjilloret" ne Shqiperi? Historikisht krishterimi ne Shqiperi eshte perfaqesuar nga ortodoksizmi dhe katolicizmi. Nga mbine keta "ungjilloret"? Cfare krishterimi perfaqesojne keta? Krishterimin e ringjalljes? Po jeten ne kete bote e predikojne? I bej thirrje shtetit qe urgjent te verifikoje keto sekte para se te jete teper vone...

    Përgjigju
    • Zani: 06/07/2020 18:14

      E solli amerikoni Adela,ec e meru me ta tani.

  • Populli: 06/07/2020 16:51

    Kujdes me keto lajme se shoqeria pak e renduar eshte psikologjikisht e ju i jepni doren e fundit..

    Përgjigju
  • 3 6 9: 06/07/2020 16:51

    Eshte per tu habitur me keta njerez, se’si besojne qe do ringjallen. Νuk eshte hera e pare qe ndodhe por besoj te jet e fundit. Shteti dhe Mediat duhet te ndihmojne me shume per te luftuar kete fenomen ndaj ketyre te jahovait sepse jane njerez dhe fe e cuditshem.

    Përgjigju
  • Loran: 06/07/2020 15:32

    Juve te jahovait e te kishes ungjillore esht me ju var ne litar po ktu ska shtet qe tju zhduki juve

    Përgjigju
    • Xhiki: 06/07/2020 18:31

      Rrnoft sali berisha

    • Biku: 06/07/2020 16:48

      E pabesueahme por per njeher te vetme jam dakord me ty o Loran

  • Klodi: 06/07/2020 14:56

    Ah mor Enver....ti e paske njoh mir ket popull...nese vertet dikush beson tek ringjallja uroj te kthehet Enveri e ti sistemoj gjith

    Përgjigju
  • shqip: 06/07/2020 14:37

    I vetmi sekt i rrezikshem ne shqiperi jane politikanet tane. Nese vazhdojme keshtu skeni pare asgje akoma.

    Përgjigju
  • Tope Papagalos: 06/07/2020 14:30

    Dmth u paskan rene ne qafe kot Deshmitareve te Jehovait. Qenkan shoket e Toni Gogut dhe Erjon Veliajt ata qe i paskan bere brainwash ketyre te shkretave.

    Përgjigju
    • topi: 06/07/2020 18:39

      jo jo kta te jehovit e kan kete zanat

  • Genje: 06/07/2020 13:58

    Mos Genieni se do mbani pergjesi

    Përgjigju
  • Genj: 06/07/2020 13:56

    Mos genjeni se do mbani perghegjesi

    Përgjigju
  • ola: 06/07/2020 13:35

    ca hetimi more, nxirrini jashte ligjit keto plera qe marrin ne qafe njerezit !!!

    Përgjigju
  • Ne vend te mobilizohen Politikanet te shpetojne. Jeten e Qytetareve ..: 06/07/2020 12:50

    Politikanet Jane fshehur disa ne Vilat ne Lazert,,disa neper Male ,,disa Notojne,,disa tregojne Km qe da kane ecur...Por te gjithe keta me super,,Kane vrare me teper se kjo Familie . Populli duhet te mobilizohen vete,,per te Ndimuar njerin tjetrin..nga keto Sekte Kriminale,,qe njihen kudo ne Bote ,,Si Sekte... Ju vrafte Zoti dhe Perendia ,per keta plehra ,,qe nuk Indinjohen per Qytetaret...

    Përgjigju
  • Parajsa eshte ketu: 06/07/2020 12:06

    Me pikon ne zemer sa here qe shikoj fotot e tyre. Do duheshin gjyqet popullore te Enverit per ata qe i manipuluan keto te shkreta...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Një Santorini ‘i ri’ lind në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë

VIDEO/ Një Santorini ‘i ri’ lind në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë