Dafina Berisha, 21 vjeçarja me origjinë nga Kosova, synon të bëhet e para deputete shqiptare në Bundestagun gjerman. Ajo është kandidate e Partisë Social Demokrate (SPD) në zgjedhjet parlamentare në Gjermani.
Dafina, prindërit e së cilës kanë shkuar në Gjermani nga Deçani, ka lindur dhe jeton në Hamburg. Ajo ka thënë se, krahas objektivave të partisë së saj, në parlamentin gjerman do të jetë edhe zëri i shqiptarëve.
“Kemi 9 mijë shqiptarë që kanë të drejtë vote në Hamburg dhe prapë se prapë asnjë shqiptar nuk është pjesë e parlamentit gjerman. Unë dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag për të promovuar edhe të drejtat e shqiptarëve në Bundestag, por edhe të të rinjve”, ka thënë ajo.
Berisha është shprehur në mënyrë kritike për mosorganizimin e shqiptarëve në Gjermani, ndonëse janë rreth 400 mijë që jetojnë në gjithë Gjermaninë.
Dafina Berisha, studente e drejtesisë, ka thënë se ajo ka qenë gjithmonë ambicioze dhe ka dëshiruar të arrijë sukses në politikë. Ajo ka treguar se në PSD është angazhuar si aktiviste qysh në moshën 17 vjeçare.
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani do të mbahen më 26 shtator 2021.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.4%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2210
Lajme të tjera
-
‘Veçantizmi’, gropa në të cilën po zhytet Serbia
24 Prill, 09:56
-
Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës
23 Prill, 22:58
-
Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
23 Prill, 18:59
-
Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?
23 Prill, 18:35
-
Kosovë/ U akuzua për ngacmim seksual, profesori pezullohet nga detyra
23 Prill, 14:48
-
PE-ja miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
23 Prill, 14:36
-
Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Interes i jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike
23 Prill, 11:54
-
Arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti gjerman, dyshohet se spiunon për Kinën
23 Prill, 10:12
-
DASH: Problemet me pavarësinë e gjyqësorit dhe kufizimet në lirinë e mediave, ndër shqetësimet kryesore për Kosovën
23 Prill, 09:44
-
Dështimi i votimit në Veri të Kosovës, kthim në situatën e para një viti
22 Prill, 22:57
-
BE: Rezultatet e votimit në veri të Kosovës nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve! Masat ndaj Prishtinës do të vazhdojnë
22 Prill, 22:43
-
Raporti i DASH: Cila ishte gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2023?
22 Prill, 22:22
Ehe, tani do te shohim nje renie tatapjete te Gjermanise. Po i ra ne dore arnauteve e po i ngeli puna atyre, çdo gje merr rrokopujen dhe perfundon ne dreq... KUJDES O GJERMANE!
PërgjigjuBobo, e ka per ta rrembyer Rama kete gocen e ka per ta sjelle partizane ne Tirone. Vetem se na e prish mbiemri....
PërgjigjuFato, ironia jote shfaq shenja te nje bezdije shqetesuese, cka mund te rezultoj e demshme per psikologjine jote. Te nevojitet pak terapi. Mbylli syte, perqendrohu ne skenare ku shqiptar(e) te talentuar nga diaspora krijojn ura bashkepunimi mes Shqiperise/Kosoves dhe shtetit ku banojn. Si ndihesh? Te merzit mendimi? Tani shko pak me tej... Imagjino sikur shqiptar(e) te atille/atilla kthehen ne atdhe per t'u bere pjese e betejes se ringritjes se kombit. A po pershkallezohet me tej inati qe te grryen perbrenda? Nese po, Atehere te duhet pak trajtim... Ne kete rast, te keshilloj te veshesh nje fustanelle (jo fustanelle te mirefillte shqiptare, por dicka me te pershtatshme per ty, si ato te rojeve te parlamentit grek qe duken si minifund), dhe pastaj shko ulu te preheri i Janullatosit per te gjetur pak shpetim shpirteror me perkedhelje dhe perqafim te ngrohta (ose te zjarrta gjithe pasion, nese preferencat i ke te atilla).