Vetëm 271 afganë të strehuar gjatë vitit 2022, vendet e Bashkimit Europian akuzohen për neglizhim të nevojave të refugjatëve

Vetëm 271 afganë të strehuar gjatë vitit 2022, vendet e Bashkimit Europian akuzohen për neglizhim të nevojave të refugjatëve

Refugjatët afganë

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) tha se shtetet e Bashkimit Evropian kanë neglizhuar vazhdimisht nevojat e afganëve. Në një raport të botuar të mërkurën, zbulohet se vetëm 271 nga më shumë se 270,000 afganë të identifikuar se kishin nevojë për mbrojtje të përhershme, u u strehuan në vendet e BE në 2022.

Afganët përfaqësojnë popullsinë e tretë më të madhe të refugjatëve në nivel global, thuhet në raport, duke shtuar se shumë afganëve ende u mohohet siguria dhe strehimi në Evropë pothuajse 2 vite pas marrjes së pushtetit nga talebanët, shkruan CNN.

Raporti identifikoi pengesa të rëndësishme në Evropë për refugjatët afganë, duke përfshirë kërcënimin e kthimit me forcë, barrierat ndaj procedurave të drejta të azilit dhe periudha të gjata qendrash të ngjashme me paraburgimin.

Raporti zbulon gjithashtu se Gjermania ka qenë në ballë të përpjekjeve në mbarë BE-në për të mirëpritur afganët që nga pushtimi i talebanëve dhe shprehu shqetësime për programin e saj aktual për të mirëpritur refugjatët afganë.

Në tetor të vitit të kaluar, qeveria gjermane njoftoi një program federal pranimi që angazhohej të pranonte deri në 1000 afganë në muaj deri në shtator 2025. Megjithatë, IRC pretendoi se asnjë refugjat afgan nuk kishte mbërritur në Gjermani sipas programit që nga maji 2023.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi