Vetëm 5.8% e bizneseve shitën online në 2019, INSTAT: Bizneset e telekomunikacionit patën shitjet më të mëdha me 28.5%

Përdorimi i teknologjisë në vendin tonë për vitin 2019, ka pësuar një rritje të lehtë krahasuar me 2018. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2019,ndërmarrjet që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përfaqësojnë 97,5 % të ndërmarrjeve ekonomike, nga 97,3 % që ishte në 2018.

Edhe pse përdorimi është në nivel të lartë, përsëri ndërmarrjet preferojnë më shumë tregtinë fizike sesa atë online. Të dhënat tregojnë se vetëm 5.8% e bizneseve kanë shitur online gjatë vitit të kaluar, duke u rritur nga viti 2018, kur vetëm 5.6% e bizneseve kishin përdorur teknologjinë për të shitur. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 28,5 %, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 12,8 % dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 9,7 %.

Ndërkohë gjatë kohës së pandemisë përdorimi i shërbimeve online u kthye në një domosdoshmëri për shkak të izolimit të vendit. Gjatë muajit mars-prill të shumta ishin ndërmarrjet që biznesin e tyre e kaluan online në mënyrë që humbjet të mos ishin, 100% por pavarësisht kësaj duket se përdorimi i teknologjisë në vend lidhet më së shumti me përdorimin e rrjeteve sociale sesa për qëllime biznesi, pasi pjesa më e madhe e bizneseve siç tregonin edhe statistikat e sondazheve të ndryshme nuk e përdorën internetin, dhe u gjetën të papërgatitur përball pandemisë. Sipas INSTAT në vitin e kaluar vetëm 44.5% e bizneseve të anketuara kanë faqen e tyre në internet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xibraka/ Targa që Bardhi denoncoi si të Olsi Ramës, është e motrës së ish ministres së Sali Berishës

Xibraka/ Targa që Bardhi denoncoi si të Olsi Ramës, është e motrës së ish ministres së Sali Berishës