Vetëm gjatë Majit 120 aksidente rrugore, 20 viktima dhe 131 të lënduar! Rritje e frikshme krahasuar me Majin e 2020

Muaji maj i vitit 2021 ka shënuar 60% më shumë aksidente rrugore se e njëjta periudhë e një viti më parë, me majin 2020. Shkak për këtë numër të lartë aksidentesh vazhdojnë të bëhen drejtuesit e mjeteve, ndërsa diferenca në shifra me një vit më parë reflektohet edhe si pasojë e pandemisë në maj 2020, kur qarkullimi i automjeteve ka qenë më i ulët.

Fatmir Avdillari, apo i njohur ndryshe si Xubi i Yzberishtit, ishte vetëm një nga 20 viktimat e aksidenteve në muajin maj në vend. Xubi po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara me motoçikletën dhe u përplas me dy mjete. Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga përplasja, në vendin e ngjarjes është vendosur pengesa që nuk lejon më shoferët të ndërrojnë drejtim.

Për shkak të këtij gabimi në rrugë, përplasjet janë të shpeshta në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht. Në 31 ditët e muajit maj janë regjistruar 120 aksidente, nga 75 të regjistruara në majin e vitit të kaluar. Si pasojë, përveç 20 viktimave janë 131 persona janë plagosur, 55 më shumë se maji i vitit 2020, apo 76 të plagosur. Shkak kryesor i përplasjeve janë vetë drejtuesit ndërsa përqindja e këmbësorëve si shkaktarë aksidentesh luhatet mes 15% të rasteve në total.

Policia Rrugore ka të identifikuara disa rrugë problematike brenda kryeqytetit, të cilat shkaktojnë shpesh aksidente. Pikë e zezë vazhdon të jetë rruga “Teodor Keko” në Astir, Unaza e Madhe nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta deri në afërsi të Saukut dhe rruga “Xhanfize Keko”.

Kryqëzimi i rrugës “Asim Vokshi” dhe “Jordan Misja” është një tjetër aks me rrezikshmëri të lartë. Drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë sinjalistikën në këtë rrugë dhe përplasjet janë të shpeshta.

Një pjesë e drejtuesve lëvizin jashtë rregullave të qarkullimit, bëjnë ndryshim sensi të rrugës për të fituar kohë dhe kthehen në drejtim të ish-Stacionit të Trenit. Kjo manovër ka rezultuar e rrezikshme. Pavarësisht gjobave të shumta nga policia, problemi në këtë pikë akoma nuk është zgjidhur. Pak javë më parë një kamion përplasi një drejtues biçiklete, i cili nuk u mbijetoi plagëve.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pano: 18/06/2021 18:45

    Dmth leket per drona e aviona na shkuan dem ne popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare