Vetëm në Janar 1500 leje drejtimi të pezulluara, Lleshaj: Fushatë për forcimin e sigurisë rrugore, rishikimi edhe në kuadrin ligjor

1500 leje drejtim janë pezulluar vetëm gjatë muajit janar të këtij viti. Ky bilanc tregon edhe nivelin e papërgjegjshmërisë të madhe në rrugët e vendit nga shoferët të cilët bëhen shkak për aksidente.

Shifrat janë bërë të ditura nga ministri i brendshëm Sandër lleshaj i cili së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu inspektuan një patrullë shërbimi me radar për kontrollin e shpejtësisë së mjeteve, në aksin Elbasan - Tiranë në kuadër të fushatës Siguria Rrugore 2020 .

Më pas Lleshaj ka shtuar se përpjekja për të shtuar sigurinë në rrugë do të jetë edhe në fushën e rishikimit të kuadrit ligjor.

"Viti 2020 është shpallur viti i sigurisë rrugore me qëllim që të gjitha strukturat e Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të gjitha strukturat e tjera shtetërore, dhe jo, të angazhohen në një fushatë të madhe për forcimin e parametrave të sigurisë rrugore. Kemi ardhur sot këtu bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për të parë konkretisht se si funksionon një pikë kontrolli këtu në këtë zonë, e cila përfaqëson një zonë me risk të lartë. Fatkeqësisht konstatojmë se ende numri i shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor është shumë i lartë. Vetëm për këtë muaj, që ende nuk është mbyllur, janë rreth 1.500 leje drejtimi të pezulluara, që është një shifër jashtëzakonisht e lartë, e cila na shqetëson për faktin se konstatojmë nivel papërgjegjshmërie të madh në rrugët e vendit nga një pjesë e konsiderueshme drejtuesish."  tha Lleshaj.

Lleshaj ndër të tjera u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të tregohen të përgjegjshëm dhe  sa më të kujdesshëm në rrugë.

"Gjej rastin sot t’i ftoj të gjithë dhe t’u bëj thirrje që të tregohen të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për arsye se shpejtësia është një ndër burimet kryesore të aksidenteve në rrugë. Megjithatë, përpjekja jonë për ta intensifikuar kontrollin do të vazhdojë, ashtu sikundër do të vazhdojë edhe përpjekja për të rishikuar të gjithë kuadrin ligjor dhe nënligjor, me qëllim që siguria rrugore në vitin 2020, të njohë një kapërcim pozitiv përpara. Do të ndërhyjmë në legjislacion, në Kodin Rrugor duke ashpërsuar masat ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit, kryesisht atyre që abuzojnë më celularin, atyre që abuzojnë me pijet alkoolike, atyre që abuzojnë me të drejtën e përparësisë në rrugë dhe atyre që nuk kujdesen për fëmijët. Ende fatkeqësisht kemi shumë prindër, të cilët në kushte papërgjegjshmërie totale, mbajnë fëmijët në prehër apo në sediljen e parë të makinës, gjë që rrezikon dukshëm jetën e fëmijëve. Por përpjekja jonë do të vazhdojë pra edhe në fushën e rishikimit të kuadrit ligjor, edhe në fushën e përmirësimit të parametrave të infrastrukturës, duke shtuar monitorimin, duke përmirësuar gjendjen e rrugëve dhe të pikave me risk të lartë në rrugët e vendit. Në fund të muajit shkurt ne do të zhvillojmë një konferencë kombëtare ku do të paraqesim të gjitha ndryshimet, të cilat janë në fazë konsultimi të gjerë publik. Dhe me këtë rast falënderoj publikun, i cili është përgjigjur intensivisht për të marrë pjesë në këtë diskutim të gjerë.  Shpresojmë dhe besojmë fort që në vitin 2020 do ta rrisim ndjeshëm nivelin e sigurisë në rrugë. Këtu kërkohet bashkëpunim i madh i qytetarëve, të cilët duhet të shtojnë komunikimin me Policinë e Shtetit, të komunikojnë dhe të raportojnë rastet e shkeljeve në qarkullimin rrugor, për arsye se çdo telefonatë dhe çdo bashkëpunim me Policinë e Shtetit, përkthehet në jetë të shpëtuara të qytetarëve shqiptarë. Fatmirësisht muaji janar deri tani rezulton me bilance pozitive, duke e krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Pra kemi më pak viktima, gjë që na inkurajon se me angazhim të madh do të mundemi që të arrijmë drejt atyre rezultateve që shpresojmë. Gjej po ashtu rastin që të ftoj qytetarët që të denoncojnë edhe raste ku punonjësit e policisë nuk janë në krye të detyrës. Na intereson shumë bashkëpunimi i qytetarëve edhe për të goditur raste sporadike të punonjësve të policisë, të cilët nuk mund të jenë në lartësinë e detyrës së tyre. Megjithëse jam po ashtu besimplotë se me ndryshimet e bëra, Policia Rrugore është në krye të detyrës, punonjësit e Policisë po kryejnë një volum shumë të madh shërbimesh, kryesisht në orët e pasdites dhe të natës, kur dhe fluksi i shkeljeve është më i lartë. Jam besimplotë që viti 2020 do të na ballafaqojë me tregues të rinj pozitivë, në fushën e sigurisë rrugore." tha Lleshaj ndër të tjera.

Pak ditë më para ministri Lleshaj organizoi një tryezë diskutimesh për disa ndryshime në Kodin Rrugor, pjesë e së cilës ishin edhe ministrja Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, drejtori i Policisë Së shtetit, Ardi Veliu dhe kryebashkiakë e ekspertë rrugorë. Në këtë konferencë Lleshaj tha se aksidentet rrugore po vrasin 5 herë më shumë sesa krimi dhe kështu duhen marrë masa më të rrepta për t'i parandaluar.  Ministri Lleshaj u ndal edhe tek një risi që pritet të hyjë në vendin tonë për të gjithë ata shoferë që krijojnë probleme kur ndalohen nga policia apo kryejnë manovra të rrezikshme për drejtuesit e tjerë të automjeteve. Sipas Lleshajt këta persona së shpejti do t'i nënshtrohen testit të 'idiotit' për të parë nëse janë të aftë mendërisht që të përdorin makinën.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cifligari: 27/01/2020 18:29

    I kan qir motren ata te komisioneve.lek te cmendur kan bere me keto patentat

    Përgjigju
  • Kafsha: 27/01/2020 17:13

    Derrmojini gjith bajgat fshatarë qe lanë arrat pa punuar dhe moren makina për tu sjelle verdalle neper qytet për të bere figure! Kthejini në vrimat e tyre të punojne arrat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë