Piloti i Mercedes në Formula 1, Lewis Hamilton duket se ia ka "dorëzuar" titullin skuderisë dhe rivalëve të Red Bull. Pas dy garave të para për këtë sezon në Formula 1, britaniku ka cilësuar se makina kundërshtare (Red Bull) është shumë më e shpejtë se e tija.
“Të jem i sinqertë, nuk kam parë kurrë një makinë kaq të shpejtë. Kur ne dominonim në pistë, nuk ishim kaq të shpejtë sa ky Red Bull i sotëm. Është makina më e shpejtë që kam parë, sidomos duke e krahasuar me makinat e tjera”, tha fillimisht Hamilton.
Red Bull ka dominuar në dy garat e para të këtij sezoni, duke arritur dy fitore të dyfishta. Britaniku, në lidhje me parakalimin që Verstappen i bëri në Arabinë Saudite, sqaroi se nuk bëri anjë manovër mbrojtëse.
“As që u përpoqa të mbroj vendin, pasi ishte e kotë. Ai më kaloi në një zonë me shpejtësi maksimale dhe nuk bëra asnjë manovër, pasi mes nesh ka diferenca të mëdha në shpejtësi”, vijoi britaniku.
Hamilton në pistën e Jeddah siguroi vetëm vendin e pestë, duke marrë 10 pikë, teksa ishte 31.065 sekonda pas vendit të parë që u fitua nga Sergio Perez i Red Bull.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
39.3%
-
Të gabuar
52.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2369
Lajme të tjera
-
Formula1/ Verstappen ‘princ’ në Monaco
28 Maj, 17:23
-
'Ferrari nuk është azil', ish-shefi i Formula 1: Red Bull nuk ka vend për Hamiltonin
27 Maj, 11:30
-
Kalimi te Ferrari, Hamilton shuan zërat: Spekulime, Mercedes gaboi me makinën
26 Maj, 15:31
-
Verstappen kërkon fitoren në Monte Carlo: I di sekretet për të triumfuar në atë pistë
25 Maj, 13:52
-
E bujshme/ 48 milionë euro në tavolinë, Ferrari 'rrëmben' Lewis Hamilton nga Mercedes
22 Maj, 12:41
-
Anulimi i garës së Formula 1, Ferrari dhuron 1 milionë euro! Vëmendja në pistën e Monaco-s
18 Maj, 16:14
-
I programuar në fundjavë, Formula 1 anulon Çmimin e Madh të Italisë
17 Maj, 15:41
-
Red Bull ironi me rivalët në F1: Ku kanë humbur Ferrari dhe Mercedes?
12 Maj, 16:07
-
FOTO/ Nuk fshihen më, Shakira kapet 'mat' me kampionin e Formula 1
12 Maj, 11:30
-
Sergio Perez dyshime për makinën e Verstappen, kërkon hetime për shokun e skuadrës
11 Maj, 13:41
-
Formula 1/ Max Verstappen garë brilante në Amerikë, Ferrari nuk ngre kokë
8 Maj, 10:03
-
Max Verstappen: Me një makinë që dominon, fitoj 7 tituj
4 Maj, 11:52