Veterinerët po emigrojnë, nevojat në Shqipëri janë për 2000! Resuli: Shkak pagesat e ulëta! Më problematike, mungesa në zonat rurale

Gjysma e studentëve të mjeksisë veterinare që diplomohen çdo vit braktisin Shqipërinë për të punuar në vende të huaja. Shqetësimi u ngrit nga presidenti i  Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, i cili tha se me këto tendenca nuk do plotësohen nevojat ndërsa më problematike janë mungesat e veterinerve në zonat rurale.

“Shqipëria, po përballet me një mungesë të veterinerve në tërësi. Ka sjellë herë pas here vështirësi për plotësimin e struktuarave veterinare. Kjo pasi shërbimi veterinar, nuk hyn tek profesionet më të vlerësuara. Kjo ka bërë që veterinerët të shohin arritjet e tyre në vende të huaja. Ka një mesatare që rreth 30 veteriner çdo vit largohen në një nga vendet e bashkimit evropian për tu punësuar. Në fakt, niveli i pagave në atë shtetëror, por edhe në privat. Mjeku veterinar nuk duhet që të përballoje shpenzimet familjare por edhe kualifikimet. Mesatarisht Fakulteti i mjekssë veterinare diplomon në vit rreth 60 mejkë veteriner. Sipas një studimi të federatës Europiane të Veterinarisë, ku edhe Shqipëria bën pjesë në këtë raport, është që trendi se veterinerët e zonave rruale të jetë i paktë në numër dhe shërbimi të jetë i munguar. Është një alarm për të marr mas”, tha presidenti i  Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli.

Për të mbajtur këtë kategori në Shqipëri, Resuli rekomandon stimulimin e të rinjve përmes rritjes së pagave apo bonuseve për vështirësi në punë.

“Për sa i përket veterinerve shtetërore, shohim një mungesë të bazës mbështetëse në punën e tyre veterinare e cila na ka dhënë në statistike edhe raste të kontaminimit me sëmundje të ndryshme. Puna e mjekut veterinar nuk është vetëm pagesa, por edhe baza mbështetëse, apo orët e zgjatura që për të plotësuar misionin që i ka dhënë ligji, duhet të përballen me një sërë masash mbështetëse. Siç është edhe përballja me sëmundjet apo kontamimi nga to. Flasim për doreza, çizme, veshje njëpërdorimshme, syzet, dezinfektantët.”, u shpreh Resuli

Nevoja për mbulimin e të gjithë territorit është të paktën 2000 veterinerë aktivë, aktualisht në vendin tonë numërohen në total 1120 mjekë veterinerë, pagat e së cilëve në shërbimin shtetëror variojnë nga 60 mijë lekë deri në 78 mijë lekë  në muaj.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë