Vetëvrasja horror e familjes Josifi/ Asnjë person i dyshuar, fati i dosjes drejt pushimit

TIRANË- Përtej zhurmës së bërë gati dy javë me radhë në media, policia dhe prokuroria e Tiranës, nuk kanë asnjë person apo sekt fetar të dyshuar, se mund të ketë ndikuar në vendimin ekstrem të vetëflijimit të familjes Josufi në Kombinat të Tiranës.

Hetimet që po udhëhiqen nga prokuroria e Tiranës, kanë mbetur në vend-numëro, pasi prokuroria mësohet se ende nuk ka mundur të administrojë raportin e ekspertëve të policisë, që janë ngarkuar për të kryer kçyrjen elektronike të 3 aparatëve celularë të sekuestruar në banesën Josifi. Të tre aparatet telefonikë, i përkisnin dy viktimave Zhaneta Josifi, Anisa Josifi dhe të mbijetuarës, Blerta Josifi. Ndërkohë, në dosje ende nuk është administruar tabulatet telefonike nga kompanitë celulare, tabulate këto që do analizohen dhe me një sërë provash të tjera.

 Eskpertiza mjeko-ligjore, ka dalë në konkluzionin se anoreksia është dhe shkaku i vdekjes së nënë e bijë. Por ekspertët nuk kanë përcaktuar datën e saktë, se kur kanë ndërruar jetë nënë e bijë në banesën e tyre. “…deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë pistë ku mund të fokusohesh dhe mbështetesh, se vetëvrasja e nënë e bijë, mund të ketë ardhur si pasojë e ndikimin apo shtyrjes nga persona të tjerë…”-tha një burim pranë policisë së Tiranës.

Nëse procesi i hetimit do ketë vetëm këto prova, atëherë pa diskutim fati i kësaj ngjarje që tronditi opinion publik, do jetë pushimi. Sot që flasim, e mbijetuara e vetme e familjes Josifi, Blerta ka dalë nga spitali, duke qëndruar tek njerëzit e afërm të saj. 34-vjeçarja ka rrëfyer se motra e saj kishte qëndruar 52 ditë pa ngrënë dhe pa pirë, duke ndërruar më pas jetë. Ndërkohë që nëna ndërroi jetë në datën 2 korrik 2020, edhe ajo duke agjëruar. Ajo tha se nëna e saj kishte rënë përtokë në gjunjë dhe kishte ndërruar jetë.

Në dëshminë e të resë del në pah dhe një tjetër detaj tragjik, ku ajo thekson se motra e saj para se të ndërronte jetë “ishte pushtuar nga djalli” dhe se për këtë shkak kishte pasur kriza nervore, por që asnjëherë nuk kishte shkuar në spital, por për të kujdesej vetë nëna dhe Blerta. Mes të tjerash Blerta ka mohuar faktin se pas kësaj ngjarje, duke çuar në nxitje për t’u vetëflijuar, nuk fshihet Kisha Ungjillore, pasi sipas saj kishin 5 vite që ishin shkëputur dhe se kishin vazhduar vetë rrugëtimin me Zotin.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 13/09/2020 13:04

    "Normalisht"që do të mbyllet në një vend "normal"si ky i yni. Ekzistojnë qindra dosje të tilla të mbushura me vetëvrasjen e fëmijëve dhe askush nuk pyet më për to ku shumica kanë një të përbashkët: freguentimin apo kontakte me D.Jehovës. Çudi apo jo. Po kjo pse duhet të zbardhet? në një vend ku jeta e njeriu shikohet si mall dhe jo si e shejtë. Tung

    Përgjigju
  • Fortunato: 13/09/2020 11:24

    Per keta lloj mostra duheht te kete ligj te vecante Me burgim te perjetshem. Vetem ky ligj mund te beje efekt Sepse deri tani qe flasim,rastet po shtohen dita dites edhe me shume Nuk duhet me pasur meshire per kete katigori Ata krahasohen njsoj me kanibale Kurre meshire per keta ordinere manjakesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën