Epidemiologu Alimehmeti në Report Tv: Shifrat e të shëruarve nga COVID janë më shumë, të mos mbetemi te vdekjet

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një intervistë të dhënë për Report Tv, është shprehur se është e rëndësishme që njerëzit duhet ta dinë që shumica e të infektuarve me COVID-19 ia dalin me sukses në këtë betejë. I pyetur në lidhje me masat që duhen marrë në spitalet COVID për të shmangur vetvrasjet Alemehmeti thotë se situata është shumëdimensionale.

"Situata është shumë më multidimensionale sesa thjesht kangjellat te muri. Fillojnë me frikën e madhe kur testi del pozitiv. Duhet të jetë informacioni i saktë që shumica e njerëzve dalin nga spitali të shëruar dhe nuk vdesin. Duhet t'i themi këto shifra. Sepse fokusohemi te shifrat që shkojnë keq. Ky është terreni që ccon në këtë problem këtu. Kangjella është e lehtë për tu menduar por është gjëra e fundit fare në të gjithë këtë zinxhir të madh. Duhet mbështetje psikologjike. Pra duhet të mendojmë në multidimensional.  Është lajm i mirë edhe fakti se serish numri i të shëruarve e ka kapërcyer numrin e rasteve aktive. Dhe ky është një lajm shumë i mirë dhe shënon një pikë kthese.  Duhet t'ia themi njerëzve se ka shumë më tepër raste të lehta sesa ata që dalin", u shpreh mjeku.

Sa i përket shifrave të bërë publikë nga Ministria e Shëndetësisë sot, epidemiologu Alimehmeti shprehet se ato janë stabël dhe duhen më shumë testime për të pasur një tablo më të qartë.

"Mbetemi pak a shumë në të njëjtat shifra. Luhatjet ditore do t'i pranojmë. Ne shohim një ecuri 7 ditore ose më saktë 14-ditore.  Përqindja e pozitivitet mbetet shumë e lartë pasi testimet i bëhen njerëzve me dyshim të fortë klinikë. Numrat janë stabël praktikisht. Janë shifra në të njëjtin ton sicc kanë qenë ditët e kaluara. Duhet testim më i gjerë për të kuptuar më shumë.  Nëse nuk arrijmë të bëjmë testime mjaftueshëm do të mbetemi në diskutimin se në çfarë faze të kurbës jemi", deklaroi Alimehmeti.

Për epidemiologun e njohur masat më të rëndësishme që duhen marrë për të kufizuar infektimet me COVID janë ato që lidhen ngushtë me kategoritë e riskuara.

"Rikthehemi tek ajo që thamë pak më parë. Do të duhet të kishim testime më shumë për të kuptuar tablonë e vërtetë. Masat në këtë aspekt nuk është se kanë luajtur ndonjë rol. Nuk është se kemi ndonjë diferencë shifrash. Unë mendoj se rregulli më i rëndësishëm është koncepti 'smart ëorking', leja e administratës për të punuar nga shtëpia. Kjo ka efektin më të madh. Ndërsa ndalimi në orën 22-6 është një masë e lehtë nuk ka ndonjë ndikim të madh tek popullata e riskuar. Ndërkohë që nëse bëjmë masa shumë më afër tyre efektin e kanë më të madh. Sa më larg i tyre i bëjmë masat tek popullata e riskuar efekti do të jetë më i vogël dhe në shifra nuk na përgjigjet", vijoi Ilir Alimehmeti.

Ndërkohë që për ecurinë e vaksinave anti COVID epidemiologu thotë se nuk duhet ta kemi vëmendjen aty por te masat.

"Ne nuk do të na vijë neve në dhjetor. Në Evropë mund të vijë por ne nuk kemi drejtuesit e Evropës, Neve nuk kemi bërë asnjë lloj investimi në prodhimin e vaksinës. Edhe aleanca COVAX ku ne bëjmë bëjmë pjesë nuk ka asnjë kontratë as me Pfizer dhe as me Moderna. Ndoshta e bën shumë shpejt. Por deri më sot nuk ka marrëveshje. janë shtete të tjera që kanë kapacitete më të mëdha blerëse që do e marrim të parët. Të paktën këtë dimër ne do të duhet ta kalojmë pa vaksinë dhe ndaj vëmendja duhet të përqendrohet tek respektimi i masave", u shpreh ndër të tjera në intervistën për Report Tv epidemiologu Alimehmeti.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)