Vetingu/ Gjonaj flet me shifra: Nga 880 vetëm 259 gjyqtarë dhe prokurorë janë verifikuar! SPAK po heton 23 ish-magjistratë

Kur i gjithë procesi i vetingut duhet të përmbyllet brenda një 5-vjeçari më shumë se gjysma e afatit ka përfunduar. Nga nisja e seancave ne KPK, nga 880 vetëm 259 gjyqtarë dhe prokurorë janë verifikuar. Kjo do të thotë se në kushtet e afateve  kushtetuese procesi i vetingut është në pikëpyetje. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë raportimit në Këshillin e Integrimit tha se pandemia globale covid-19 ka ndikuar që procesi i vetingut të ecë me ritme të ngadalta duke sjellë jo pak probleme për institucionet e drejtësisë.

Për Gjykatën Kushtetuese një aspekt i rëndësishëm është procesi i vetingut i cili ka ecur me ritme të ngadalta pasi dhe pandemia ka sjellë problemet, por punohet me partnerët ndërkombëtarë për të shtuar ritmet. Tashmë KPK ka marrë 259 vendime për gjyqtarë e prokurorë, më shumë se gjysma e tyre janë shkarkuar”, tha Gjonaj.

Sa i përket çështjes së ngritur nga BE për fillimin e procedurave për ndjekje penale të gjyqtarëve apo prokurorëve që janë shkarkuar nga vetingu, Gjonaj tha se SPAK ka në hetim një sërë çështjesh të nivelit të lartë që kanë lidhje me ish-kryeprokurorë dhe ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

“SPAK ka filluar procedim penal kundër 23 ish-magjistratëve, përfshirë këtu 9 çështje të gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivel të lartë. Hetimet e pasurisë lidhur me këto raste janë ende në proces. Por padyshim do të jenë objekti kryesor i punës së SPAK ashtu sikurse dhe veprat penale në fushën e korrupsionit me qëllim që të krijohet databaza e të dhënave për subjektet që do të ndëshkohen lidhur me veprat penale të korrupsionit. Edhe BKH do të plotësohet brenda vitit me hetuesit, që do të jenë shumë të rëndësishëm për të ndjekur të gjitha dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u shpreh ministrja.

/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale