Konfirmohet në detyrë, Vettingu: Drejtori i Sigurisë në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka ka qenë sigurims, por s'firmosi asnjë dokument

TIRANE-Komisioni i jashtëm i vlerësimit në policinë e shtetit ka konfirmuar në detyrë duke certifikuar 3 dekada në uniformën e policisë numrin dy të policisë së shtetit Gjovalin Loka.

 Ai njëherazi është edhe drejtori për sigurinë dhe rendin publik në policinë e shtetit, pak kolegët e pranishëm në seancë e pritën me duartrokitje konfirmimin e tij. Ndërsa përgjatë hetimit për efekt të vettingut komisioni i jashtëm në gjetjet e tij bëri publik faktin se Loka përgjatë janar 1991 deri më qershor 1991 kishte qenë punonjës i sigurimit të shtetit në rolin e operativit në Bicaj të Kukësit.

Ndërsa Loka që se kishte shkruar këtë të dhënë në formularin e vetëdeklarimit u shpreh se komisioni nuk duhet ta diskriminojë për shkak të shkollimit të tij dhe përgjatë muajve si operativ ai nuk kishte kryer asnjë veprim në dëm të shtetasve, asnjë rekrutim, asnjë keqtrajtim por vetëm kishte marrë në dorëzim dosjet nga ish eprori i tij.

Një tjetër gjetje e komisionit të jashtëm ishte fakti se Lokaj ishte administrator i një kompanie private që eksportonte kastraveca deti në Turqi. Por në argumentet e tij ai shpjegoi se kjo nuk përbën konflikt interesi për shkak se ai është zyrtar në fushën e sigurisë dhe rendit e për më tepër firma ishte pa aktivitet pasi ministria e mjedisit si kishte dhënë licencë.

Nga ana e pasurisë Loka rezultoi pa probleme, po ashtu edhe gradat e fituara ndër vite ndërsa informacionet e shërbimit informative se në vitet 2002-2003 kur Loka kishte qenë zyrtar i policisë Vlorë e Lezhë kishte favorizuar disa efektivë për shkelje ligjore nuk u provuan dhe ishin të padokumentuara.

Loka është ripranaur në polici me një vendim gjykate, ndërsa shkarkimi i tij në vitin 2004 është konsideruar i paligjshëm nga policia për të cilin ka fituar edhe 1milion e 100 mijë lekë dëmshpërbim.

1597829861_loka.jpg

Gjovalin Loka sot te komisioni i vettingut (I pari majtas)

Pjesë nga seanca e sotme
Trupa e Komisionit të Vettingut: Nga janari '91 deri në qershor '91 Gjovalin Loka ka qenë operativ i sigurimit të shtetit. Ndërkohë në përgjigjet e tij ka deklaruar se nuk ka qenë. Ndërkohë deri në vitin 1990 ka qenë student në shkollën e sigurimit të shtetit. Komisioni i jashtëm do të vlerësojë nëse është apo jo kriter ndalues kjo situatë dhe gjetje ndaj z.Loka.

Gjovalin Loka: Mos më diskriminoni për shkak të studimeve të asokohe. Nuk kam kontaktuar me asnjë nga bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit. Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askën në sigurimin e shtetit.

Trupa e Komisionit të Vettingut: Autoriteti i dosjve ka siell raport te dyte thote se z.Loka nuk ka firmosur asnjë dokument asokohe kur punonte si operativ në zonën e Bicajt në Kukës. Shtetësja A.B. e ka kallëzuar Gjovalin Lokën por prokuroria ka vendosur pushimin e çështjes.

Në vitin 2002-2003 kur Loka ka qenë në Vlorë dhe Lezhë, SHISH ka pasur informacione për favorizime të policëve të ndryshme.

Por të gjitha praktikat nuk janë çuar deri në fund për t'u faktuar. Ndërsa për përjashtimin nga policia Loka ka fituar të drejtën në gjykatë për t'u rifutur në polici. Po ashtu ka fituar edhe 11 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim. Testi psikologjik ka rezultuar së është i aftë dhe pa asnjë problem.

Gradat që mban Loka janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Loka ka medalje nderi nga ministri i Brendshëm. Medalje e marrë në vitin 2019. Nga 2013 deri ne 2019 nuk ka asnjë masë disiplinore.

Subjekti ka qenë bashkëpunues gjatë kontrrollit të vettingut. Loka ka qenë administrator i një kompanie të eksportit të kastravecat e detit në Turqi. Por ministria e mjedisit si ka rinovuar licencën dhe këtë subjekt e la pa aktivitet.

Gjovalin Loka: Aktiviteti tregtar është në fushën e peshkimit dhe nuk ka asnjë konflikt interesi me punën time në siguri e rend.

Trupa e Komisionit të Vettingut: A keni konstatuar tejkalim të forcës së policisë nga ju si drejtues përgjatë tubimeve? Çfare keni bërë, si është vepruar?

Gjovalin Loka: Jam drejtori që menaxhoj protestat e tubimet. Ndryshe nga vitet e kaluara kur plani i masave ishte evaziv. Unë kam kurajo kam plan masash, vendos emrin tim. Dua te them nga protesta e 16 shkurtit më e madhja.

Gjykoj që policia e shtetit ka bërë veprime ligjore e standarde e kanë konfirmuar edhe partnerët që na asistojnë. Kemi pas raste sporadike kur është tejkaluar kompetenca nga polica. Kemi proceduar policë. Ka masa deri nga heqja e pagës ose përjashtim nga policia e shtetit.

Trupa e Komisionit të Vettingut: Cili është roli juaj në transferimet që bën drejtori i policisë tek vartës apo efektivë në drejtori të ndryshme? A janë lëvizjet të shoqëruara me relacioni rezultatesh për çdo efektiv?

Gjovalin Loka: Kompetencat për emrin dhe transferim e ka drejtori i përgjithshëm. Drejtori aktual konsultohet me ne për drejtorë, shefa komisariatesh. Por vendimmarrja është e drejtorit të përgjithshëm.

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FLO: 19/08/2020 21:07

    Shef Gjovalini eshte njeri pozitiv i komunikueshem dhe jashtzakonisht njeri i mire, pavarsisht pozicionit qe mban, se duke e pa nga jashte krijohet tjeter pershtypje. Kam pas nderin tjem nen komanden e Gjovalinit dhe them me bindje qe eshte nder tpaktet drejtues ne policine e shtetit qe meriton ate vend. Mbon habi pse duhet me u kap me ket personazh kur nga eksperienca them qe ne rangjet e kupoles policise ka persona qe meritojne tjene ne burg dhe jo me tshkarkohen sepse do ishte lluks. Gjithsesi mbohet qefi qe shefi rikonfirmohet ne detyre, por jam kurjoz ta di kur do i vij radha personit ne te djathte, Mit'hat Toles, nji nder me tkorruptuarit qe ka pas dhe ka policia jone

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 19/08/2020 19:58

    Gjovalin Loka eshte person me integritet ne Policine e Shtetit.!! Armiqesia e tij me sisitemin berishist fillon kur ish kryeministri Aleksander Meksi (ish kryeminister i Shqiperise) deklaron se Zef Loka (xhaxhai i subjektit) i propozon bashkepunim per perpunimin e arkitektit Maks Velo qe vuante nje denim te dhene nga gjykata!. E gjithe kjo shkarkohet me nderrimin e pushtetit me burgosjen e Lokes dhe diskriminimin e Gjovalinit!!

    Përgjigju
  • Artur: 19/08/2020 18:32

    Uljani ca vite ketij figures se ka qene ca si shume vite pa pune , 30 vite asnje polic i larte si ka se 8 vite jane ne pune e kur ju nderrohet partia i heqin ata te tjeret.Apo quhen edhe vitet kur ka punuar peshkatar ky ?

    Përgjigju
  • Tirona: 19/08/2020 18:13

    Ne cfare cdo lloji sistemi eshte nder te jesh 007 sepse i sherben mbrojtjes se atdheut.

    Përgjigju
  • Hahaaa: 19/08/2020 14:59

    Na dh*** me ket vettingun ne polici. Haaaa

    Përgjigju
  • Shqipëria jonë: 19/08/2020 14:32

    Nëse doni të ruani nderin dhe dinjitetin e policise se shtetit, nderpriteni kete proces qesharak sepse jeni bërë gazi i botës !

    Përgjigju
  • Tani: 19/08/2020 14:16

    Formulari dhe ligji i vetingut jane te qarte zoti Loka, thote a ke qene sigurims dhe jo a i ke bere keq njeriu ,e ke parasysh ne faqen e pare kur thote qe nese genjeni perjashtoheni nga policia dhe procedoheni penalisht per deklarim te rreme .Ty te rroje partia.

    Përgjigju
  • Qytetar: 19/08/2020 13:39

    Bravo vetingu qe e konfirmuat, se 30 vjet pune ka sherbyer me ndershmeri (sic thone) dhe gjynof qe e nxoret kete detaj - qe paska qene 6 muaj sigurims ne 91 - qe ka rrezik te sherbeje per ta stigmatizuar.

    Përgjigju
  • Lepi: 19/08/2020 13:28

    Zbatohen perfekt masat

    Përgjigju
  • Gent: 19/08/2020 13:26

    Ky eshte vetingu me qesharak i mundshem. Te ishte si vetingu i gjyqtareve do kishte mbetur shqiperia pa polica fare. Polici me i rendomte ka vile dhe Rolex

    Përgjigju
    • Bravo: 19/08/2020 14:59

      As pike , as presje !

  • yyy: 19/08/2020 13:02

    po mir vazhdoni na leni akoma nen udheheqen e ketyre

    Përgjigju
  • Loti: 19/08/2020 12:46

    30 vjet pune e ndershme ne nje kohe kur te gjithe(president, kryetar kuvendi, kryeminister, gjykates e prokurore) kan qen te korruptuar nuk mjafton per te vertetuar vlerat e njeriut? Bota ka rehabilituar terrorist, vrases drogaxhinj(Obama), te alkolizuar(Bush) manjak seksual(klinton e berluskoni) etj etj. Pse e harxhoni kot kohen me kto budalliqe

    Përgjigju
  • Hoho: 19/08/2020 12:44

    Po nexhit kur do i vije rradha?

    Përgjigju
    • Scodrini: 19/08/2020 20:13

      Edra e di!!

  • Gramshi: 19/08/2020 12:43

    Mire ky majtas po ky djathtas Mitat TOLA njeriu me i korruptuar i qarkullimit rrugor

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/08/2020 12:33

    Është mbajtur sala për tri dekada që është ende rreziku më i madh për sigurin kombëtare...!!!!

    Përgjigju
  • Ardi: 19/08/2020 12:25

    Ky kot eshte, sben dem..deri diku pozitiv. Por fakti qe ka genjyer, kategorikisht duhej shkarkuar!!!!

    Përgjigju
  • Dragon: 19/08/2020 12:24

    Edhe polic, edhe tregtar peshku, sikur nuk shkon.

    Përgjigju
  • redi: 19/08/2020 12:23

    A mund te quhet sigurims nje student i vitit 1990 ne shkollen e sigurimit ? Pa filluar punen ne ate sektor me duket dicka e pa kuptimte

    Përgjigju
  • miri: 19/08/2020 12:16

    Eshte turp te diskutohet karriera e z. Loka. 30 vite ne policine e shtetit, nje nder profesionistet e rralle qe ka policia tentohet te hidhet ne rruge tashi. Nje nder te vetmit qe e ka graden ne perputhje me ligjin dhe afatet kohore te eksperiences profesionale ne policine e shtetit.

    Përgjigju
  • Pjeter: 19/08/2020 12:13

    Nje gje eshte me se e sigurt,Shqiperia ka nevoje absolute per njeres te pergatitur,ne qofte se personi ne fjale nuk ka bere asgje qe sot te mund te quhet krim,dhe eshte i pergatitur,eshte detyre e shtetit qe ne permjet intrumenteve dhe dhe formave shteterore te shfrytezoje ç'do resurs te afte ,dhe ky person,e perseris,ne qofte se nuk ka bere asgje qe mund te konsiderihet sot pergjegjes,duhet te konsuderohet resurs,dhe te shfrytezohet per vleren e tij profesionale.Boll me si me pare,heqim profesionistet per arsye idiote,e fusim miq,shoke,te aferm,apo aleate politike,packa se nga ana profesionale ishin lopçare,rezultatet i dime te gjithe si dolen ne vitet e shkuara.

    Përgjigju
  • Nandi: 19/08/2020 12:04

    Po meqe ky si drejtues i larte paska qene sigurims, po per ministrin aktual te brendshem cfare duhet te themi?? Po per deputetin Spartak Braho?? Po per sa e sa te tjere qe kane marre nqafe njerez ne kohen e xhaxhit dhe qe mbajne poste te larta ne administrate cfare duhet te themi?? Personalisht mduket me shume si gjueti shtrigash, sesa si kontroll pasterise se figurave drejtuese

    Përgjigju
  • Frroku: 19/08/2020 11:55

    A ka qane apo jo me sigurimin,mendoj se nuk ka asnje problem,aq ma teper per ne qe e kena ne gjak me padit e spijunue,bile vllain t'parin. Shifni gjanat e tjera,per kte mo u bani marak.

    Përgjigju
  • Piku: 19/08/2020 11:30

    Sigurims nga janari deri qershor 1991 s'mund te quhet SIGURIMS. Komisioni te shohe a ka padite shoke e te tjere, a i ka bere keq kujt, se cfare faji ka ky qe ka mbaru shkollen per sigurims.

    Përgjigju
  • Trump: 19/08/2020 11:02

    Po edhe cfare se ka qene sigurims ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota