Muçi s'iu bind vettingut! Kushtetuesja e heq nga faqja zyrtare dhe lajmëron Metën për vakancën
Besnik Muçi dhe mungesa emrit tij në webin e Gjykatës Kushtetueses
TIRANE-Një ditë pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi nga detyra, Gjykata Kushtetuese hoqi nga faqja zyrtare Besnik Muçin dhe njoftoi Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar. Besnik Muçi u shpreh sot në mëngjes se nuk e njeh vendimin dhe u paraqit në zyrë me një kërkesë drejtuar Kushtetueses që të shqyrtojë dhe vendosë fatin e tij me argumentin se vendimi i vettingut është në kundërshtim me ligjin.
Muçi theksoi se do të vijojë që të qëndrojë në detyrë deri kur të japë vendimin gjykata Kushtetuese, e cila pa kaluar pak orë e fshiu nga faqja zyrtare duke ia dhënë përgjigjen. Gjithashtu Presidenti Meta mesditën e sotme e priti në një takim dhe i kërkoi Muçit që të rishikonte vendimin. Gjykata Kushtetuese pasi e zhduku nga lista e anëtarëve në faqen zyrtare njoftoi kreun e shtetit për vakancën e krijuar.
Tashmë do të nisë procedura për zgjedhjen e anëtarit të ri që do të zëvendësojë Muçin. Gjykata Kushtetuese mbetet me katër anëtarë; Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji në pamundësi për të marrë asnjë vendim, pasi duhet kuorumi prej gjashtë anëtarësh.
Faqja zyrtare e Gjykatës Kushtetuese, mungon Besnik Muçi
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.1%
-
Të gabuar
84.2%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 3720
Lajme të tjera
-
Mandati i Olta Xhaçkës të enjten në seancë! Parlamenti voton nëse do e dërgojë në 'Kushtetuese', Bardhi: Puç institucional
8 Prill, 07:49
-
Krerët e institucioneve të drejtësisë shqiptare në SHBA, zbardhen takimet
29 Mars, 22:24
-
Nga mandati i Xhaçkës te kritikat e opozitës, Zaçaj: Nuk i takon politikës të vendosë se si të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese
29 Mars, 19:00
-
Instituti i Kontabilisteve kërkesë në Kushtetuese: Shfuqizoni pjesërisht ligjin për tatimin mbi të ardhurat! Jo tatim për profesionistët e lirë
21 Mars, 15:54
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin: Arresti në burg i ligjshëm, nuk mund të betohet si kryebashkiak i Himarës! S’ka shkelje të të drejtave
21 Mars, 15:20
-
Kryetarja e 'Kushtetueses', Zaçaj: Liria e shprehjes dhe mendimit, një nga gurët më themelorë të një shteti demokratik
15 Mars, 15:55
-
Gjykatat Kushtetuese në Shqipëri e Spanjë marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi
5 Mars, 16:17
-
Rithemelimi çon në Kushtetuese ligjin e Komisioneve Hetimore! Çupi: Kërkuam pezullim, po privohemi nga e drejta kushtetuese
1 Mars, 12:48
-
Fatos Çoçoli: Aventura groteske e Kushtetueses, si kjo gjykatë dogji 22 milionë euro fond kompensimi për qytetarët
27 Shkurt, 08:17
-
Pro marrëveshjes me Italinë për emigrantët, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese! I hap rrugë ratifikimit të enjten në Kuvend
19 Shkurt, 16:29
-
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan reagon për raportin e UNESCO-s për Butrintin
18 Shkurt, 20:21
-
Kërkon të betohet si kryebashkiak dhe shfuqizimin e masave të sigurisë, caktohet seanca në Gjykatën Kushtetuese për Fredi Belerin
16 Shkurt, 19:43
Ore nuk eshte vetem heqja e emrit, për kete rast kembenguljeje duhet te arrestohet sepse vetëm skandali mjafton!
PërgjigjuPrapa diellit vafsh ti dhe ai qe te vuri
Përgjigju