Muçi s'iu bind vettingut! Kushtetuesja e heq nga faqja zyrtare dhe lajmëron Metën për vakancën

Muçi s'iu bind vettingut! Kushtetuesja e heq nga faqja zyrtare dhe lajmëron Metën për vakancën

Besnik Muçi dhe mungesa emrit tij në webin e Gjykatës Kushtetueses

TIRANE-Një ditë pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi nga detyra, Gjykata Kushtetuese hoqi nga faqja zyrtare Besnik Muçin dhe njoftoi Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar. Besnik Muçi u shpreh sot në mëngjes se nuk e njeh vendimin dhe u paraqit në zyrë me një kërkesë drejtuar Kushtetueses që të shqyrtojë dhe vendosë fatin e tij me argumentin se vendimi i vettingut është në kundërshtim me ligjin.

Muçi theksoi se do të vijojë që të qëndrojë në detyrë deri kur të japë vendimin gjykata Kushtetuese, e cila pa kaluar pak orë e fshiu nga faqja zyrtare duke ia dhënë përgjigjen. Gjithashtu Presidenti Meta mesditën e sotme e priti në një takim dhe i kërkoi Muçit që të rishikonte vendimin. Gjykata Kushtetuese pasi e zhduku nga lista e anëtarëve në faqen zyrtare njoftoi kreun e shtetit për vakancën e krijuar.

Tashmë do të nisë procedura për zgjedhjen e anëtarit të ri që do të zëvendësojë Muçin. Gjykata Kushtetuese mbetet me katër anëtarë; Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji në pamundësi për të marrë asnjë vendim, pasi duhet kuorumi prej gjashtë anëtarësh.

Faqja zyrtare e Gjykatës Kushtetuese, mungon Besnik Muçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 22/11/2019 15:06

    Ore nuk eshte vetem heqja e emrit, për kete rast kembenguljeje duhet te arrestohet sepse vetëm skandali mjafton!

    Përgjigju
  • asl: 22/11/2019 14:53

    Prapa diellit vafsh ti dhe ai qe te vuri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK