Vettingu 'fal' prokurorët e gjyqtarët/ Vetëm 2 kallëzime për pasuritë

TIRANE - Pas shkarkimit nga detyra për probleme me pasurinë vettingu rezulton se ka çuar në prokurori me kallëzim penal vetëm 2 nga 63 të shkarkuarit nga detyra prej shkurt 2018 deri më datë 17 korrik 2018.

Interesimit të ReportTv se sa kallëzime penale për fshehje pasurie, pastrim parash apo deklarime të rreme janë bërë për subjektet e shkarkuara,  KPK i është përgjigjur se çdo kallëzim e ka publikuar në Website, e nëse do të ketë raste të tjera do t'i bëjë publike.

Referuar njoftimeve për kallëzimet penale dërguar në prokurori rezulton se vetëm për subjektin Besnik Imeraj ish gjyqtarin kushtetues dhe ish kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha janë depozituar kallëzime.

Të dy këto subjekte nuk u shkarkuan nga vettingu por u larguan me dorëheqje duke sjellë automatikisht dhe ndalimin e procesit të vettingut.

Por nga ana tjetër rezulton se për subjektin Besnik Imeraj Prokuroria e Krimeve të Rënda e transferoi atë për kompetencë tek Prokuroria e Tiranës e cila disa muaj më parë vendosi pushimin e çështjes.

Ky vendim i Prokurorisë së Tiranës sipas përgjigjes së vetë komisionit të pavarur të kualifikimit rezulton se nuk është ankimuar dhe tashmë është në fuqi.

Ndërsa i vetmi i shkarkuar jo për pasurinë por se fshehu dënimin e dhënë nga drejtësia italiane është ish gjyqtari i Lartë Admir Thanza tashmë i dënuar për falsifikim formulari të dekriminalizimit.

Ndërsa një ditë pas kësaj përgjigje numri i të shkarkuarve ka arritur në 65 subjekte pasi këtë të enjte u shkarkua po për probleme me pasurinë kandidati për kushtetuese Ilir Mustafaj dhe kryeprokurori i Vlorës Ardian Ylli.

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë