Ganaj sot si Shqiptarja.com: Mbi 50% e njerëzve të drejtësisë me probleme, në 2019 mbetemi pa gjykatë Apeli

Vëzhgimi i artikullit të publikuar ditën e sotme në gazetën Shqiptarja.com, kur rezulton se 50% e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë shkarkuar për shkak të problemeve me pasurinë dhe trendi që parashikohet me këtë ecuri kur pritet të shkarkohen mbi 350 njerëz të drejtësisë në Shqipëri, përputhet me deklaratën e kryetarit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), Shkëlqim Ganaj, sot në Komisionin e Ligjeve. Shkëlqim Ganaj deklaroi se nga kontrolli që ILDKPKI ka bërë për 800 gjyqtarë dhe prokurorë, rezulton se mbi 50% e tyre kanë probleme me pasurinë dhe pritet që të shkarkohen nga Vettingu.


Faqja e pare e gazetes se Shqiptarja.com sot

Ai raportoi për vitin 2017, ndërsa u shpreh se institucioni ka pasur një ngarkesë të madhe, pasi ka punuar për kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, që po kalojnë në Vetting. Për 2017, ai tha se janë 300 zyrtarë që janë kapur me shkelje nga 7 mijë deklarata që janë plotësuar.

Puna kryesore në 2017 ka qenë kontrolli njerëzve të drejtësisë. Jemi përballur me një ngarkesë shumë të madhe, për raportet për gjyqtarët dhe prokurorët që po kalojnë në vetting. Në 2017 janë plotësuar 7 mijë deklarata, janë vendosur 440 masa administrative, 300 zyrtarë me shkelje të ligjit

Shkëlqim Ganaj

ILDKPKI është i kufizuar, qoftë edhe në sistemin TIMS, ne kemi akses në banka, hipoteka dhe tatime dhe këtu mbyllet historia jonë. Ndërsa Vettingu ka akses më të madh në kompetenca dhe kohë.

Shkëlqim Ganaj

Megjithatë sikur shkruante edhe gazeta Shqiptarja.com sot, Shkëlqim Ganaj tha se mbi 50% e gjyqtarëve dhe prokurorëve që pritet që të dalin para Vettingut kanë probleme me pasurinë.

Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë, mbi 50% e tyre nga kontrolli pasuror janë me probleme

Shkëlqim Ganaj

Referuar raportit se mbi 50% e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë probleme me drejtësinë, kryetari i ILDKPKI u shpreh se me këtë ritëm vitin tjetër nuk do të kemi as gjykatë Apeli.

Gjyqtarët e Apelit kanë problemet më të mëdha. Vitin tjetër do të jemi edhe pa gjykatë Apeli me këtë trend

Shkëlqim Ganaj

Gazeta Shqiptarja.com shkruante sot se në total numri i të verifikuarve shkon në 25 prokurorë dhe gjyqtarë, në harkuan kohor 23 mars deri në 11 korrik, ndërsa mbeten edhe 769 prokurorë dhe gjyqtarë për t’u verifikuar nga organet e Vetingut, për të tre komponentët e parashikuar në ligj, pasuria, lidhja me krimin dhe aftësitë profesionale.

Nga rezultati i deritanishëm që ka prodhuar Vetingu, nëse ky trend do të ruajë këtë ritëm, në fund të procesit pritet të shkarkohen nga drejtësia 360 prokurorë dhe gjyqtarë. Kjo shifër që publikoi sot Shqiptarja.com përputhet me deklaratën e Ganajt në Komisionin e Ligjeve dhe parashikimet e ndërkombëtarëve.                                              

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lajms: 12/07/2018 14:36

    shkelqo para 4 5 vjetwsg skapte asnjerin se se lejonte lugji po keshtu dhe Llalla. tani qw vjej presioni nga jshte bene te ndershmin te gjithe si pozita ashtu dhe o-pozita. na vjen keq ky jetojme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)