Vettingu i politikanëve, lëvizje e Bashës për të kërcënuar ‘Foltoren’? Trembet Jamarbër Malltezi, familja Berisha kundërshton nismën me shqetësim 

Vettingu i politikanëve, lëvizje e Bashës për të kërcënuar ‘Foltoren’? Trembet Jamarbër Malltezi, familja Berisha kundërshton nismën me shqetësim 

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashës i është rikthyer një nisme ligjore të vitit 2018, me disa ndryshime të reja, për Vetingun e politikanëve. Një nismë deri diku të ngjashme, Partia Demokratike e propozoi për herë të parë në vitin 2018, por që u kritikua dhe u hodh poshtë nga Komisioni i Venecias, duke vënë në diskutim vlerën e propozimit dhe theksuar rrezikun për shkeljen e të drejtave të themelore. Megjithatë, tre vite më pas, Lulzim Basha ka rikthyer draftin për Vetingun e politikanëve, përmes disa amendamenteve kushtuese, më të zgjeruara dhe të detajuara.  

Më shumë se sa një vullnet për një veting real në politikë, nisma ligjore e Bashës duket se është produkt i përplasjeve mes dy grupeve në Partinë Demokratike, të cilët janë përfshirë në një betejë të paprecedentë për kontrollin e partisë që kur Lulzim Basha përjashtoi nga partia Sali Berishën pas shpalljen non grata nga SHBA.

Disa fakte, arsye dhe rrethana ngrenë dyshime të forta se rikthimi tek vetingu i politikanëve është një lëvizje e Bashës për të trembur dhe shuar ‘Foltoren’ e Sali Berishës, i cili ka nisur një aksion kombëtar për të rrëzuar Bashën. 

Së pari, Familja Berisha ka sinjalizuar me shpejtësi qëndrimin kundër vetingut të politikanëve sipas amendamenteve të propozuara nga Lulzim Basha dhe rrethi i tij i ngushtë, si një lëvizje, sipas saj, për të justifikuar votën pro zgjatjes së Vetingut në drejtësi. Reagimi ka ardhur nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili duke e quajtur Bashën ‘peng’ si vjehrri i tij, thotë se pikat e propozuara nga PD-ja janë skenar për votimin e ndryshimeve kushtetuese të PS-së.

Jamarbër Malltezi është drejtpërdrejtë subjekt i nismës ligjore të propozuar nga Basha. Në pikën 2 të nenit 2 të ligjit, i cili ndryshon nenin 176 të Kushtetutës, parashikohet që subjekte të Vetingut janë jo vetëm fëmijët e politikanëve, por edhe bashkëshortët e fëmijëve në moshë madhore, pra dhëndri.

Qëndrimi kundra i Familjes Berisha  u përforcua edhe nga kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, i cili ka ironizuar propozimin e Bashës për Vetingun e politikanëve. “Grupi parlamentar i PD propozon që Vettingun ta bëjë SPAK?!?!”– shkruan Paloka në rrjetin e tij social, mbishkrim që e shoqëron me foton e kryeministrit Rama duke qeshur. Paloka është rrethuar në krah të Berishës dhe ‘Foltores’.

-Së dyti, ndryshe nga drafti i vitit 2018, në draftin aktual, është shtuar si element verifikimi i pasurisë së fëmijëve të politikanëve, që është edhe pika më e dobët e Sali Berishës. Përdorimi i pushtetit për pasurimin e familjes është akuza kryesore ku mbështetet vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen e Sali Berishës dhe familjes së tij në listën e zezë. Miratimi i kësaj nisme do të hapte rrugën për verifikimin nga SPAK jo vetëm të pasurisë së deklaruar nga Argita dhe Shkëlzen Berisha, por edhe të pasurisë së padeklaruar nga rreth familjar i Berishës. Për shembull, do të hapej rruga për verifikimin e pasurisë së dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili rezulton se është pronar me 35-50 % i 17 kullave në Tiranë, me vlerë investimi dhjetëra milionë euro. Nëse Argita dhe Shkëlzeni kanë një dhënë një shpjegim për paratë dhe pasuritë e deklaruara, nga puna si sekserë etj., deri më sot nuk dihet origjina e parave të Malltezit për ngritjen e kullave. Ndoshta kjo mund të jetë edhe arsyeja se pse dhëndri i Berishës ka reaguar sot me shpejtësi kundër nismës së Lulzim Bashës.

-Së treti, propozimi për Vetingun në politikë vjen në kushtet kur përplasja mes Bashës dhe Berishës ka avancuar me shpejtësi në kufijtë e shantazhit dhe kërcënimeve të hapura, ndërsa rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Vetingu i politikanëve, ku përfshihen edhe deputetët, mund të lexohet edhe si një përgjigje e Bashës ndaj kërcënimeve dhe shantazhit me përgjime të Berishës, i cili akuzon Bashën si i marrë peng nga Rama, për dorëzim të sovranitetit të partisë tek SHBA dhe bashkëpunim me Soros.

-Së katërti, përveçse një mjet kërcënimi ndaj Berishës, përmes rikthimit tek vetingu u politikanëve, Basha hap një edhe debat dhe polemikë të re, duke zhvendosur vëmendjen nga konflikti i paprecedentë në Partinë Demokratike dhe lufta e tij me Berishën.

-Së pesti, nisma ligjore e Lulzim Bashës për Vetingun në politikë duket se është hartuar qëllimisht në mënyrë të kaotike dhe të paqartë për t’u mos u miratuar dhe zbatuar asnjëherë, ndërsa parashikimi për largim të të dënuarave nga funksionet e larta publike zbatohet prej 6 vitesh, falë veprimit të ligjit të dekriminalizimit.

-Së gjashti, amendamentet për vetingun e politikanëve përfshijnë vetë politikën në rolin e monitoruesit të procesit, ndërsa mbajnë larg SHBA-BE, faktorë të cilët do ta bënin procesin më serioz dhe të besueshëm, siç edhe shembulli i Vetingut në drejtësi, kur roli i Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit është pothuajse vendimtar.

-Së shtati, në vitin 2018, Komisioni i Venecias, e rrëzoi nismën ligjore për vetingun në politikë jo vetëm për shkak të paqartësisë, dublimit të dekriminalizimit, mungesës së afateve dhe organeve që do të kryenin Vetingun, por edhe për shkak të mungesës së masave mbrojtëse të nevojshme, rrezikut të shkeljes së të drejtave të subjekteve, rrezikut të përdorimit politik të procesit etj.

 

Reagimi i Jamarbër Malltezit për propozimin e Bashës për vetingun në politikë

Reagimi i Edi Palokës për propozimin e Bashës për vetingun në politikë

Përfshirja e politikës në procesin e vetingut të politikanëve

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazeta me vrime: 20/10/2021 03:34

    O jamarber....ti duhej ta kishe emrin jam mut..tani e. Ke rastin te qerosh bashen nje here e mire se ai te ka marre nderin ...e fytyren...ka shkuar me gruan tende. ...

    Përgjigju
  • Opionisti: 19/10/2021 17:30

    Do t'ja dredhi Basha Berisha per te marr faltore ka bere marrveshje te fshehet me djali bashkim kopliku Basha do prishi zgjedhje ne Kosovë per Dauti dy oer lokale dhe ne mendoni te njejte gje

    Përgjigju
  • Oopionisti: 19/10/2021 17:26

    Do t'ja fus prape baashe ldks e Kosovës dhe Isa Mustafës dhe Fatmir Sejdiu per te prishur zgjedhje raunti dy Kosovë dhe maqedoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier