Deklaroi vetëm rrogën, vettingu s'njeh raportin e DSIK, konfirmon në detyrë gruan e hekurt të SPAK-ut

Deklaroi vetëm rrogën, vettingu s'njeh raportin e DSIK, konfirmon në detyrë gruan e hekurt të SPAK-ut

TIRANË- Prokurorja e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Doloreza Musabelliu, që është edhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme u cilësua si e përshtatshme për të vijuar detyrën nga trupa e vlerësimit.

Në seancën dëgjimore të 3 dhjetorit prokurorja që konsiderohet si ‘gruaja e hekurt’ e SPAK-ut për shkak të dosjeve që ka çuar në gjykatë, hetimit për herë të parë të Emiljano Shullazit dhe të asnjë pasurie të paluajtshme, vetëm pagën si prokurore, u njoh me përmbajtjen e një raporti të Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar ndaj saj.

Në raport shpreheshin dyshime për përfshirje të prokurores Musabelliu në korrupsion pasiv në një çështje dhe dekonspirim të informacioneve sekrete në Prokurorinë për Krime të Rënda. Por, trupa gjykuese e përbërë nga Alma Faskaj, Pamela Qirko, Firdes Shuli tha se nuk mund të dilej në një konkluzion nëse raporti i DSIK ishte apo jo i bazuar në prova dhe fakte, pasi kjo çështje vijon të jetë nën hetim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi edhe disa mospërputhje në pasurinë e bashkëjetuesit të prokurores Doloreza Musabelliu, pasi vetë prokurorja nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme, por vetëm pagën. Problemi më serioz kishte të bënte me mosjustifikimin e një makine tip Volksëagen të blerë në vitin 2009 nga bashkëjetuesi në vlerën 10 mijë euro.

Një pjesë të parave për këtë makinë dhe dy apartamente, bashkëjetuesi i prokurores ia kishte marrë babait të tij, por sipas KPK jo të gjitha shumat mbuloheshin me të ardhura të ligjshme nga babai. Megjithatë sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin e saj në detyrë.
1575536086_doloreza1.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 05/12/2019 17:37

    Keta qe komentojne hamendesime mbase ecin me parimin shpif shpif se diçka do ngelet por nejse turpi i tyre. Zonja eshte e paster dhe e panjollosur me asnje dyshim korrupsioni. I urojme suksese , dhe ka akoma shprese qe ky vend te behet !!!

    Përgjigju
  • Juristi: 05/12/2019 16:35

    E rendesishme eshte qe KPK tw mbaje te njejtin qendrim edhe me rastet e tjera si ky kur vjehrri te blen shtepi dhe nuk justifikon pasurine. Te presim dhe te shohim.

    Përgjigju
  • Mira: 05/12/2019 15:22

    Une them te pyesim traktoristen se i di keto pune

    Përgjigju
  • Anna: 05/12/2019 13:49

    Po kur bashkejetuesi nuk e justifikon blerjen e makines, duke ia ngarkuar shumen babait pensionist (turp) si e kaloi vetingu kjo. ato jane parate e pista te kesaj dhe asgje tjeter.

    Përgjigju
    • beni: 05/12/2019 16:32

      Ke plotesisht te drejte Ana. Kjo u konfirmua duke mos justifikuar pasurine haptazi ne shkelje te ligjit nga komisioni. Por kjo ka mbeshtetje per spak sikurse dhe Klodian Braho qe ja pagunte kredine kunati i denum per droge ne Itali. Turp kush shkon per spak.

  • era: 05/12/2019 11:58

    bravo i qofte kpk qe nuk njohur DISKUN po per te tjeret pese e njohur DISKUN apo keshtu ja desh puna keti komisioni gjebevenesi dhe te paafte se keshtu ja don Parti Mem dhe se ato ishin nga veriu e keto nga jugu tur i mardh, turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë