Vettingu, KPK konfirmon në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj

Vettingu, KPK konfirmon në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj

Elisabeta Imeraj

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sipas KPK, Imeraj nuk ka fshehur pasurinë dhe deklarimet kanë qenë të rregulla, ndërsa u vlerësua edhe në 2 shtyllat e tjera të aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës. Sipas institucioneve të verifikimit të figurës nuk ka të dhëna për kontakte të papërshtatshme.

Elisabeta Imeraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004, dhe pas një qëndrimi të shkurtër në Shkodër punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Procesi ndaj saj është ndër më të gjatët në KPK. Imeraj vetë u ankua se kishte mbi 2 vjet e gjysëm që u përgjigjej pyetjeve nga Komisioni.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Me zërin mahnitës, 11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

Me zërin mahnitës, 11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior