SHBA-ja i refuzoi vizën në 2014, 'ngec' në Vetting Hazneziri! S'kalon as prokurori 'rebel' i Krimeve të Rënda (VIDEO)

Refuzimi i vizës nga SHBA-ja në vitin 2014 si dhe problemet me pasurinë kanë mjaftuar që prokurori i Krimeve të Rënda, Luan Hazneziri të mos kalojë procesin e Vettingut.

Trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia, Xhensila Pine kanë dhënë sot vendimin për dy kandidatën për Gjykatën Kushtetuese dhe një tjetër për SPAK. Mësohet se Hazneziri nuk ka plotësuar një prej kushteve të nevojshme për të vijuar qëndrimin në detyrë në organet e Drejtësisë, atë të pasurisë. Fundjavën e shkuar, ai vendosi t'i hap rrugë edhe një kërkese të prokurorisë belge për të pyetur kreun e opozitës, Lulzim Basha për llogari të hetimit për dosjen "Toyota “Auris”.

Luan Hazneziri

Ndërkohë ka marrë "dritën jeshile" gjykatësja e Tiranës, Regleta Panajoti kandidati për Kushtetuesen gjithashtu. Në seancën dëgjimore, të zhvilluar dy ditë më parë, gjyqtarja u paraqit pa shoqërinë e një avokati mbrojtës, ku rezultoi se s'kishte probleme me pasurinë, anën profesionale dhe integritetin moral. Për Panajotin, në seancë trupa relatoi edhe 11 denoncime nga publiku por sipas tyre nuk ishin gjetur element për riçelje hetimi.

I është shtuar listës së kandidatëve për SPAK që nuk kanë kaluar Vettingun, prokurori "rebel" i Krimeve të Rënda Eugen Beci. Gjatë hetimit, prokurori i dosjes së kokainës së Xibrakës rezultoi se kishte probleme me një apartament si dhe me shlyerjen e një kredie të marrë për blerjen e tij. Ai ka qenë gjithashtu një nga prokurorët që i ka dalë kundër kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, duke refuzuar që të merrte çështjen "Shullazi". Për këtë arsye, ndaj tij, u nis një hetim disiplinor.

Me vendimet që Vetting-u do të japë për Ilir Mustafaj dhe Anila Kristanin pritet të zgjidhet ngërçi për plotësimin e kushtetueses.

VIDEO/Vendimi për prokurorin Eugen Beci

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veliu: 26/06/2019 14:16

    Dy fshatare moren nga nje hajdar! Ordiner hesapi! Vettingu po funksionon!

    Përgjigju
  • Avduli: 26/06/2019 14:13

    Miu ngeci ne rrjete! Mr. Bean ne Kushtetuese. Pika idiotit!

    Përgjigju
  • eri: 26/06/2019 11:28

    Eugen Beci rebel? ky ishte fytyre e keqe Njeri i shemtutt Dilte me tuta ke emisioni A Canit sikur ishte alabak jo punonjes shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin