Probleme për justifikimin e pasurisë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Zegjine Sollaku, gruan e ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku

Probleme për justifikimin e pasurisë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Zegjine Sollaku, gruan e ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku

Zegjine dhe Theodhori Sollaku

KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Zegjine Sollaku, gruan e ish kryeprokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku për shkak të problemeve për justifikimin e pasurisë.

Gjyqtarja u mbrojt në seancë nga bashkëshorti i saj avokat, ish-kryeprokurori Sollaku, i cili i kundërshtoi gjetjet e KPK-së për pasurinë.

Pasaktësi janë konstatuar në deklarime dhe mungesa të burimeve financiare në vlerën e 7 milionë lekëve. Gjatë seancës janë relatuar pamundësi financiare për të justifikuar investimet e kryera në blerjen e gjashtë apartamenteve dhe të një autoveture. Ndërkohë, për një apartament dhe një shëpi private në Fier të trashëguar nga vjehrri i subjektit dhe një makinë tjetër ka rezultuar se bashkëshortët Sollaku kanë pasur burime të mjaftueshme financiare. 

Sollaku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës si dhe nuk u konstatuan probleme në kriterin profesional. Hetimi për Zegjine Sollakun u krye nga trupa gjykuese që kryesohet nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Zegjine Sollaku ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan: 08/07/2021 15:36

    Bravo për shkarkimin! Iku dhe e korruptuara e Burrit! Një pasanike më pak në sistemin e drejtësisë. I shoqi u skualifikua pak kohë më parë. Në këtë rrugë ectë Reforma!! 8 apartamente, makina dhe para me thasë, turp t'ju vijë çfarë i keni bërë atij vendi me vendimet tuaja gjyqësore. Të babëzitur...

    Përgjigju
  • Cuku: 08/07/2021 15:15

    Ec aty katunaria , yp Zeqine

    Përgjigju
  • Vladimir: 08/07/2021 12:22

    Ky ka qene prokuror, ku e gjente kohen te blinte troje e te shiste pallate?! Turp e faqe e zeze! Nje lojtar tipik i tranzicionit shqiptar. Ja kalon Ilir Meta. Keta jane ne konflikt te paster interesi. Dy nepunesa te larte shteti qe bejne "afare"!!!!! Po qe se do kemi nje dite parlament, duhet me ligj kesaj kategorie shtetaresh t'ju ndalohet çdo lloj perfshirje ne afare. Cili ndertues "i shkathet" nuk do te donte te kishte "ortak" nje kryeprokuror, gjyqtar, minister apo kryeminister? Dhe ne besonim se kishim Prokuror te pergjithshem qe do ju tregonte vendin shkelesve te ligjit dhe te forteve. Na vrafte zoti!

    Përgjigju
  • Vito i Orneles se Varuzhanit: 08/07/2021 12:03

    Lajm i persosur. Iku nje hale nga sistemi i drejtesise.

    Përgjigju
    • stavri: 08/07/2021 14:05

      lajm relativisht i persosur. Thuhet "FIGURA PROFESIONALE E PASTER"!!!!!!! Ajo qelbesire ka mijera vendime te perdredhura dhe aresyeja e burimeve financiare te pajustifikuara jane pikerisht keto vendime zhgarravine. Burri i vet eshte nje kriminel kriminelesh. As njeri as tjetri nuk e njohin ligjin, por shkojne direkt e ne thelb: ryshfeti. Ketu kane zene vend mire si veshka mes dhjamit. Keshtu i kane bere miliardat keta te dy. Ajo qe ishte me qesharake eshte fakti qe Mr.Sollaku ne salle tha qe veprimet financiare i kishte bere ai vete, jo ajo. Sollaku gomari nuk e di akoma qe ne nje vetting nuk eksiston i bera une i bere ti. Jane TE PERBASHKETA.

  • LORA: 08/07/2021 11:08

    Lajm i mire, ne procesin e pandalshem te pastrimit te drejtesise ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • Xina: 08/07/2021 15:18

      Qelbesire dhe hajdute. Nuk duhet ndaluat me jaq. Duhet tua sekuestrojne parate dhe pronat e vjedhura. KATUNARE E KEQE

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast