Vetë italianët nuk janë të habitur

Vetë italianët nuk janë të habitur

Elita italiane, ajo europiane e më gjerë duket e habitur, e shqetësuar pas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme në Itali, ndërsa italianë e emigrantë që jetojnë e punojnë në vendin që ka për shtyllë kurrizore Apeninet, jo.

Për Giorgia Melonin, atë që e kishin shprehur italianë të thjeshtë shumë kohë më parë, shkurt dhe saktë, e përmblidhte gazetari Marco Travaglio në një editorial të fundit: “Të paktën Meloni, nuk është një produkt intrigash mediatiko-financiare”. “Nuk ka mbaruar Universitetin, por është një e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë si ne. Fashiste? Nuk e besojmë!”. Urojmë të kenë të drejtë dhe do të ishte vërtetë shumë e bukur nëse një grua kryeministre ta udhëhiqte Italinë në rrugë të sigurtë dhe të mbarë. Se sa dhe si do ta bëjë Giorgia Meloni, mbetet për t’u parë. Pushteti, - është verifikuar tashmë, - nuk është njësoj si kur je në opozitë. U ka ndodhur edhe më brilantëve opozitarë, të ngatërrohen keq nëpër shkallët e institucioneve dhe të organizimit të një vendi të tërë. Italisë sidomos.

Ndërsa Salvini, me “tespijet” e tij me kryq nëpër takime, bluzen me Putinin në Moskë, xhupat ushtarakë me ngjyra sipas forcave të armatosura që kishte përballë, duket se kishte dekurajuar edhe lombardët më të thekur pas Legës së Bosit, të famshëm edhe në anët tona (sidomos për shkak të djalit, il Trota, i diplomuar në të dikurshmin “Kristal” në Tiranë).

Ish-kryeministri i M5S, Giuseppe Conte, ringriti nga hiri ku kishte rënë lëvizjen e Beppe Grillos dhe komentet për të kanë qenë gjithnjë konstante: “Eshtë ndryshe nga të tjerët. Korrekt, i sjellshëm, teknicien i respektuar. Nuk provokon, nuk bërtet, nuk ofendon!”.

Enrico Letta dhe e majta më e madhe italiane nën siglën e Partisë Demokratike nuk arriti të vërë në siklet rezultatin e “Fratelli d’Italia” të Giorgia Melonit. Aspak!

Nga e majta e kashmirëve, tek e majta e akademikëve nuk është bërë ende lidhja e fortë e tyre me italianët e thjeshtë. Autobusët gjigandë me portretin e liderit vetëm sa bezdisnin taksistë dhe shoferë në udhëkryqe. Askush nuk gëzohej se një autobus i tillë bujtte në qytet apo në fshat.

Italia ndryshon preferencat politike në drejtimin dhe menaxhimin e vendit, por mes njerëzve ky ndryshim nuk trondit. Presin. Japin një shanc. Pa folur për ditën e votimeve, kur asnjë shenjë, asnjë objekt, asnjë foto, apo pankartë nuk linte të kuptonte se ishte një ditë ndryshe nga të tjerat. Duket sikur njerëzit presin nga politika, por nuk rrotullohen aspak rreth saj.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 26/09/2022 20:13

    Sigurisht qe nuk jane te merzitur, ata vete i zgjdhen. do hishin te habitur nese nuk doi i kishin votuar, sic nddhe ne shqioeri. vota hidhet per tjeter dhe fiton tjeter kush

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet