Vetëvendosja: Në Astir, mund të ketë viktima! Bashkia e Tiranës: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të bërë djalin e Fahriut

Vetëvendosja: Në Astir, mund të ketë viktima! Bashkia e Tiranës: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të bërë djalin e Fahriut

TIRANE- Dega e lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri ka reaguar pas tensioneve të krijuara mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit mes banorëve dhe punonjësve të policisë. VV i ka bërë thirrje ndaljen e veprimeve nga ana e organeve shtetërore të cilat sipas saj mund të shkaktojnë lëndime dhe viktima.

"Dhuna sistemike mori sot formën e dhunës direkte te Astiri. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka ndjekur me shumë shqetësim të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar mëngjesin e sotëm në zonën e “Astirit” pranë “Unazës së Re” në Tiranë, ku qytetarët kanë muaj që protestojnë pas skandaleve të një projekti korruptiv infrastrukturor me kompaninë “DH Albania”. Siç është raportuar edhe nga mediat, rreth 13 persona, qytetarë dhe pjesëtarë të Policisë, janë lënduar gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe po marrin shërbim pranë spitalit Universitar të Traumës. Sakaq, mediat kanë raportuar gjithashtu se rreth 10 protestues të tjerë janë arrestuar, mes tyre edhe pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, e disa edhe janë keqtrajtuar gjatë arrestimit.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri bën thirrje së pari për ndaljen e të gjitha veprimeve nga ana e organeve shtetërore që mund ta tensionojnë situatën edhe më tej duke shkaktuar lëndime dhe viktima.

Korrupsioni, skandalet, parregullsitë dhe standardet e dyfishta e kanë karakterizuar të gjithë procesin e projektit të “Unazës së Re”. Një shtet i së drejtës nuk ndërtohet përmes një pushteti arbitrar me dhunë strukturore e direkte ndaj qytetarëve. Çështja e pronave në zonën e “Astirit” duhet të zgjidhet duke përdorur një standard të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët.

Shpresojmë në shërimin sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve, qytetarëve protestues dhe pjesëtarëve të Policisë, dhe kërkojmë lirimin e protestuesëve që po mbahen të arrestuar padrejtësisht.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Bashkisë së Tiranës. Ajo deklaron se është e keqardhur për degadrimin e rëndë të Vetëvendosja dega Tiranë, ndërsa sqaron se Unaza e Madhe është projekt 30 vjeçar, nuk i shërben qeverisë, por ndërtohet për të mirën e qytetarëve të saj.

"Bashkia e Tiranës është thellësisht e keqardhur për degradimin e rëndë në të cilin ka përfunduar Lëvizja Vetëvendosja dega Tiranë, e cila sot ndërhyri në punët e brendshme të qytetit për një projekt lokal, por jetik për kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Unaza e Madhe është projekt 30 vjeçar, nuk i shërben qeverisë, por ndërtohet për të mirën e qytetarëve të saj, që kërkojnë të venë në punë, shkolla e spitale të pa penguar me muaj të tërë nga një grup dhunuesish.

Bashkia e Tiranës e cilëson deklaratën e Lëvizjes Vetëvendosje si të pakuptimtë, dashakeqe dhe të nxituar. Për këtë arsye, përfitojmë nga rasti të informojmë edhe Lëvizjen Vetëvendosja mëmë, se familjet që preken nga projekti i Unazës së Madhe dhe që kanë ndërtuar pa leje, ndër vite, në gjurmë të saj, po trajtohen me përparësi sipas ligjeve shqiptare në fuqi, shumica prej të cilëve janë dëmshpërblyer, madje shumë prej tyre i kanë marrë tashmë paratë e dëmshpërblimit në llogaritë e tyre bankare. Kurse, aktivistët, të cilëve kjo lëvizje iu referohet, janë të njëjtët aktivistë bllokues e sherrxhinj që janë përpjekur me të njëjtin zell të bllokojnë çdo punë të mirë në Tiranë, duke nisur që nga këndi i lodrave të Liqeni, Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri etj., e për më tepër nuk janë as banorë të zonës së Astirit.

Ne dimë se Vetëvendosja është votuar të qeverisë Kosovën dhe jo të bëjë djalin e Fahriut apo suflerin e Orjolës në Tiranë. Nëse Vetëvendosja kërkon të marrë votat e një PD-je të degraduar, kjo nuk bëhet duke e imituar atë, por duke treguar se bën tjetër lloj politike! Kurse sa për dhunën shtetërore ndaj dhunuesve të policisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës s’ka mbështetur dhe as ka ndërmend të mbështesë ndonjëherë ata që mund të sulmojnë policinë me gurë e me shishe në Kosovë për llogari të shkelësve të ligjit kur Albini të jetë në detyrë. Por, ka detyrë t’ia thotë publikisht kryeministrit në ardhje të Kosovës se Tirana është shtëpia e çdo shqiptari, jo shesh për përsheshet e atyre shqiptarëve që shkelin ligjin apo atyre që frymëzojnë dhe mbështesin shkelësit e ligjit, në Shqipëri, në Kosovë apo kudoqofshin në globin tokësor!

Bashkia e Tiranës është shpresëplotë se Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë, pas deklaratës së pakuptimtë që bëri sot, do të jetë e aftë të reflektojë dhe të tregojë pjekuri për degët e saj, që me sa duket fatkeqësisht i kanë dalë jashtë kontrollit. Në të kundërt, nuk ka kuptim që kryetarët e VV vijnë rregullisht në Tiranë për të marrë përvoja, kur dega e tyre lokale saboton dhe degradon këtë raport të krijuar prej vitesh në mirëbesim mes Qytetit të Tiranës e VV Kosovë!", thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 12/11/2019 17:44

    Per vetvendosjen e rrugeve ,dhe ato zagare te rrugeve qe lane Parlamentin. Per ju vet-vendosja ,or emer ju keni Ju ngritet Bustin e Enverit ne Peje ,Asnje nga Shqipetaret nuk erdhi te vere dore or te ndihmoje me keshilla dhe Bllah-Bllah ate qe beni ju sot dhe do te jete e natyres njerezore qe te shkoni nga erdhet , Shkoni nga keni ardhur , dhe behuni ca te Qyteteruar , Mos futni hundet ne punet e te tjereve , Ne themi Dashuri e dendur e pjerdhur e fendur .

    Përgjigju
  • Papi: 12/11/2019 16:44

    Pse bashkia kerkon me doemos te minimizoje vv si e kosoves kur dihet qe eshte shkruar ne kete vend

    Përgjigju
  • Robi: 12/11/2019 16:05

    A ju dhjefsha vetvendosjen, Do ju shohim edhe juve se çfare muti te madh do beni. Por duroni sa te merrni frenat e pushtetit ne dore dhe tu shohim çfare do qullosni. Nje vrime ne uje do beni dhe ju. Nuk jeni te imunizuar nga korrupsioni as juve. I keni dhene provat me Komunen e Prishtines. Pastaj rregulloni punet tuaja nje here pa hidhuni edhe ktej nga Shqiperia. Me shume yrysh e keni marre, por te shohim se sa do beni.

    Përgjigju
  • Lakja: 12/11/2019 15:04

    kta sdin ku jan vet as ne toke e as ne ajer, do na japin mend ne.

    Përgjigju
  • Fatos Nano: 12/11/2019 14:10

    O popull shqiptar boll ngaterruat njeri tjetrin. Pushoi opozita filluan keta tjeret me bere faktorin... Jete e mot jeni ngaterruar mes vetes o te mjere shqipetare.. Ndertimet jane gabim ne ate vend dhe duhen prishur.. Keqardhje per djersen por kane ndertusr ne vendin e gabuar..

    Përgjigju
  • Albini: 12/11/2019 14:00

    Po c'i duhet ketyre qelbanikeve te Vetvendosjes per banoret e Astirit,o pika Vetvendosjes se Albin Kurtit,i ndriti te gjitha punet e Kosoves dhe po llap per Astirin pa njohur aspak problemet qe mbarten aty prej vitesh vetem nga Sali Krimineli shkaterruesi me i madh i ketij vendi.

    Përgjigju
  • Popull: 12/11/2019 13:56

    Vetvendosja e kujt eshte kjo sajese e Albin Kurtit,po pirdhuni mu ne vetvendosje.

    Përgjigju
    • Arbëri: 12/11/2019 14:16

      Ashtu është, bravo...!!!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë